Roland Bejko dhe Jonila Godole janë dy emrat që janë propozuar gjatë mbledhjes së kryesisë për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë.
Mësohet se ka 3 skenarë për t’u futur në zgjedhjet e 14 majit.
I pari është që të garohet me fuqi të plotë në 61 bashki si për Këshillat dhe për krerët e bashkive, varianti tjetër është që të garohet pjesërisht për kryetarët e bashkive, pra në disa bashki të lihet zonë e lirë për kandidatët e primareve.
Një variant tjetër është që PD mos të futet në zgjedhje për kryetar të bashkive, duke mos paraqitur asnjë kandidaturë, por të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak.
o.j/dita
