Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhen katër emrat socialistë që pritet të garojnë për Bashkinë e Kukësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Zbardhen katër emrat socialistë që pritet të garojnë për Bashkinë e Kukësit
KryesorePolitike

Zbardhen katër emrat socialistë që pritet të garojnë për Bashkinë e Kukësit

Published: June 25, 2023
Shpërndaje

Teksa ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka përfunduar në pranga dhe pret përballjen me drejtësinë pas videoskandali seksual në zyrë, Partia Socialiste nuk humb kohë.

Në selinë rozë kanë filluar përpjekjet për të gjetur një figurë të re e dinjitoze sipas tyre për ta rikonfirmuar socialist të parin e qytetit verilindor.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë 4 figura që e kanë kaluar filtrin e parë të vlerësimit pozitiv.

- Publicitet -

Ali Hallaçi, aktualisht mban postin e prefektit të Kukësit, kandidat që përflitet brenda kampit socialist dhe strukturave vendore në zonë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore. Hallaçi ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010, ndërsa nga maji i vitit 2022 mban postin e prefektit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije gjithashtu se në sitën e socialistëve do të kalojnë edhe 3 emra të tjerë. Granit Gjana, drejtuesi aktual i bashkisë, i emëruar nga Këshilli Bashkiak pasi mbante postin e nënkryetarit deri në momentin e shkarkimit të Safet Gicit. Gjana është gjithashtu një ndër preferencat kryesore të Socialistëve.

Dy kandidatët e tjerë të mundshëm që përfliten janë, Astrit Dobrushi anëtarë i këshillit bashkiak Kukës, biznesmen, si dhe Albert Halilaj, ish-drejtor i drejtorisë së tatimeve në Kukës.

Sa i përket kampit rival, i vetmi emër i cili dëri më tani ka konfirmuar kandidimin është Admir Sinamati. Ish rivali i Gjicit më 14 maj nën siglën e Bashkë Fitojmë tha se do të hyjë sërish në garën që pritet të zhvillohet 2 javët e para të muajit gusht.

Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja  mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Njoftimi vakancës bëhet 15 ditë nga mbarimi i afatit për ankim në Gjykatën Kushtetuese, pra data 31 korrik.

Sipas procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor, kryeministria fillimisht do të njoftojë institucionin e presidencës për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë përkatëse. Pas njoftimit zyrtar për vakancën e krijuar,  Presidenti i Republikës brenda 48 orëve do duhet të marrë vendimin për një datë të re zgjedhjesh të pjesshme, e cila sipas parashikimeve kushtetuese pritet të jetë 6 gushti ose 13 gushti. / Report TV

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, arbitrazhi i Londrës i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  • Paul Williams: Qeveria e Kosovës ta zhbëjë gjykatën, po dënohen viktimat
  • 17 shtator 2026
  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?