Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve
KultureLajmi i fundit

Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve

Published: June 4, 2024
Shpërndaje

Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rinj në një zonë ku ndodhet një vilë e periudhës romake që u godit sipas arkeologëve në mbi dy mijë vite nga tre tërmete dhe nga një zjarr.“Pas dy mozaikëve të parë në këtë zonë ka dalë në dritë një mozaik i tretë”, thotë për Zërin e Amerikës arkeologu Luan Përzhita, që drejton misionin.

Sipas zotit Përzhita “mozaiku i parë është zbuluar deri tani në një sipërfaqe rreth 30 metër katrorë dhe gërmimet do të vijojnë për të zbuluar pjesën tjetër. Mozaiku i dytë zë një sipërfaqe prej 12 metër katrorë, ndërsa mozaiku i tretë është në një nga dhomat e vilës me një sipërfaqe prej 4 metër katrorë”.

Arkeologët besojnë se për nga sipërfaqja 3 mozaikët janë më të mëdhenjtë e zbuluar deri tani në Durrës, një qytet i njohur për pasuritë arkeologjike.

- Publicitet -

Krahas mozaikëve, struktura godinash deri në tre metër lartësi, afreske të një niveli të lartë artistik shumëngjyrësh, të ngjashme me Pompein në Itali, flasin për një zonë e cila banohej nga shtresa e lartë e shoqërisë në shekullin e II-të, pas Krishtit.

“Është interesant fakti, se vila luksoze ku janë shënuar gjetjet më të mëdha u shkatërrua nga një tërmet i shekullit të IV pas Krishtit , i cili përmendet në burimet antike. Nga gërmimet e sotme duket shembja e strehës nga ky tërmet”, tha arkeologu Perzhita.

Vila ka shenja djegie që i përkasin një periudhe të mëvonshme dhe pas rindërtimit ne shekullin e V-të është braktisur sërish nga një tërmet tjetër që ka goditur Durrësin.

Tërmeti i tretë i vitit 2019, dëmtoi një shkollë që ngrihej mbi rrënojat arkeologjike dhe tek po kryheshin punimet për rindërtimin e shkollës dolën në dritë gjurmët antike ku arkeologët zbuluan më pas vilën dhe struktura muresh që flasin për një zonë të rëndësishme arkeologjike.

Gërmimet deri tani janë shtrirë në një sipërfaqje prej 1200 metër katrorë dhe pritet të sjellin sipas arkeologëve të dhëna të tjera historike, ndërkohë që zona arkeologjike ka një shtrire më të gjerë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?