Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet se kush e shpëtoi dhe ndihmoi në arratisje ish-boksierin Fatjon Murati, vetëm pak orë para atentatit në “Don Bosko”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbulohet se kush e shpëtoi dhe ndihmoi në arratisje ish-boksierin Fatjon Murati, vetëm pak orë para atentatit në “Don Bosko”
Kronike

Zbulohet se kush e shpëtoi dhe ndihmoi në arratisje ish-boksierin Fatjon Murati, vetëm pak orë para atentatit në “Don Bosko”

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

Ish-boksieri profesionist Fatjon Murati, dyshohet se ka pasur informacione se ndaj tij po përgatitej një atentat i mundshëm. Edhe pse nën masën e arrestit të shtëpisë të dhënë nga gjyqtarja Migena Laska para ngjarjes, 32-vjeçari duket se e thyente shpesh, duke bërë edhe udhëtime jashtë vendit, teka konfirmohet se udhëtimi i fundit është kthyer në arratisje. Rezulton se ditën e ngjarjes, më datën 12 Mars, ai ka kaluar në pikën e Morinës, në Kukës, me destinacion Prishtinën në Kosovë dhe më tej mendohet se ka zbritur në Turqi. Duke shfrytëzuar marrëveshjen e lëvizjeve pa kontroll në fundjavë, nuk është penguar për të kaluar kufirin më Kosovën.
Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Fatjon Muratit me të paktën dy personazhe, të cilët kanë lidhje shoqërore me 32-vjeçarin.
Ata janë Gentian Reçi dhe Indrit Dokle, të cilët sipas hetuesve, në mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë, ndërsa Murati ka lëvizur drejt Turqisë, pra vetëm pak orë para atentatit. Kujtojmë se edhe herën e fundit kur u arrestua, Murati ishte në një makinë të blinduar në zonën e “Astirit” në Tiranë, duke udhëtuar po me të njëjtët personazhe, Doklen dhe kunatin e tij Reçi. Pas zbutjes së masës së sigurisë, kanë qenë përsëri këta dy që i kanë dalë mbrojtje shokut të tyre, duke e fshehur dhe rrjedhimisht shpëtuar nga atentati vdekjeprurës.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjes e atentatit të “Don Boskos”, që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës, me një të vrarë, banakierja e lokalit të Muratit dhe 5 të plagosur, mes tyre xhaxhai i tij dhe mbesa 10-vjeçare e viktimës, që janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka vijuar edhe këtë të martë me mbledhjen e kamerave të sigurisë në rrugën “Anastas Shundi”. Nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar në një kamera sigurie, në orën 20:20, që ka pikasur makinën seria 5, me targa të huaja, e vjedhur në Durrës, e cila kalon në zonën e Qafë-Kasharit. Më pas kjo makinë është filmuar po nga e njëjta kamera, duke u larguar me shpejtësi në orën 20:50, ku sipas hetuesve kaq kohë i ka mjaftuar atentatorëve për të kryer krimin.
Mendohet se pranë lokalit duke vëzhguar për orë apo ditë të tëra, mund të ketë qenë ndonjë tjetër anëtar i grupit të atentatorëve, që ka urdhëruar apo orientuar ekzekutorët. Mjeti u gjet në fshatin Likmetaj të Durrësit, zona e Bubqit, i shkrumbuar, bashkë me 3 armë automatike brenda. Ekspertët shpresojnë që të zbulojnë ndonjë gjurmë biologjike apo daktiloskopike, që mund të çojë deri tek atentatorët, që sipas dëshmive të deritanishme, kanë qenë të maskuar.
Pista e parë e hetimit është hakmarrja nga grupi i biznesmenit të shumëkërkuar dhe zhdukur pa gjurmë prej 8 gushtit 2022, Ervis Martinaj, pasi Murati dyshohet se është një nga atentatorët e masakrës së Fushë-Krujës më 17 korrik të vitit të kaluar, ku u vranë Brilant Martinaj, kushëri i parë i bosit të lojërave të fatit dhe dy miqtë e tjerë të tij.
Murati është shoqëruar dhe marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje, por mohoi përfshirjen, teksa kishte një urdhër-kërkimi ndaj tij për bazën e armatimeve në periferi të kryeqytetit, ku i dilte një gjurmë gishti në mjetin e të arrestuarit për këtë ngjarje. Murati u kap më 8 tetor 2022 së bashku me Doklen dhe Reçin në mjetin e blinduar dhe u ndalua, por pas katër muajsh është liruar me masë të butë sigurie.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme
  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar

Komentet e Fundit

  1. AFORIZMA on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. vlonjat on Autokracia e kartonave
  3. Dashnor Osmani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. vlonjat on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Nuk on Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?