Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbutja e pasojave të krizës energjetike, Shqipëria merr 72 milionë euro ndihmë nga BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zbutja e pasojave të krizës energjetike, Shqipëria merr 72 milionë euro ndihmë nga BE
EkonomiKryesore

Zbutja e pasojave të krizës energjetike, Shqipëria merr 72 milionë euro ndihmë nga BE

Published: June 1, 2023
Shpërndaje

 

Për të përballuar pasojat që kriza energjetike ka shkaktuar, Bashkimi Europian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë.

Alokimi i kësaj ndihme financiare u bë publik nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, ndërsa fondet janë pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë e shpallur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në vitin 2022 dhe e nënshkruar me Qeverinë në Mars 2023 në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit IPA 2023.

- Publicitet -

Paketa mbështet Qeverinë në zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri nga ndikimi i krizës energjetike.

Këto masa të qeverisë përfshijnë subvencionimin e çmimeve të energjisë për familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri për të ofruar norma të ngjashme si përpara krizës energjetike si dhe dhënien e ndihmës financiare për 11200 persona në nevojë.

Përveç kësaj, paketa mbështet përpjekjet e qeverisë për të diversifikuar burimet e energjisë përmes investimeve të reja të erës dhe diellit, legjislacionit të ri për energjinë e rinovueshme në përputhje me standardet e BE-së dhe skemave mbështetëse për konsumatorët për të instaluar ngrohës uji me energji diellore.

“Agresioni rus i vitit të kaluar kundër Ukrainës shkaktoi rritje të mëdha të çmimeve të energjisë në nivel global. Kjo paketë mbështetëse e BE-së do të përfitojë drejtpërdrejt të gjithë përdoruesit e energjisë elektrike familjare dhe SME-të në Shqipëri duke ndihmuar qeverinë shqiptare të mbajë çmimet e energjisë elektrike të qëndrueshme dhe të diversifikojë burimet e energjisë. Ky është një shembull konkret se si qëndron BE me Shqipërinë dhe shqiptarët”,  tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

 

 

Këto fonde janë grante që nuk kanë nevojë të shlyhen nga Shqipëria. 8 milionë euro të tjera do të transferohen në vitin 2024 në pritje të progresit në zbatimin e masave përkatëse të qeverisë.

Një mbështetje tjetër e BE-së për sektorin e energjisë në Shqipëri përfshin rivitalizimin e hidrocentralit të Fierzës, instalimin e një rrjeti diellor lundrues në Vaun e Dejës, si dhe mbështetjen e masave për efiçencën e energjisë në biznes nëpërmjet IPARD.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  • Krimi i organizuar në turizëm
  • Gjermanët po udhëtojnë shumë, por ku?
  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. One11 on Krimi i organizuar në turizëm
  2. TIRONA on Krimi i organizuar në turizëm
  3. Vlora 97 on Krimi i organizuar në turizëm
  4. Miri90 on Krimi i organizuar në turizëm
  5. Sarandiot on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?