Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhja e kryetarit të PD, Kryesia zyrtarizon kandidaturat e Bashës dhe Hanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhja e kryetarit të PD, Kryesia zyrtarizon kandidaturat e Bashës dhe Hanit
AktualitetPolitike

Zgjedhja e kryetarit të PD, Kryesia zyrtarizon kandidaturat e Bashës dhe Hanit

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar dy kandidaturat për kreun e partisë, atë të Lulzim Bashës dhe Gjergji Hanit. Zgjedhjet për kreun e PD do të mabhen më 29 korrik.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariti Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:

- Publicitet -

–              Gjergj Tomor Hani

–              Lulzim Xhelal Basha

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?