Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në KQZ listën me kandidatët për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.
Në Tiranë ku kandidat për kryetar do të jetë Roland Bejko, listën e këshillit bashkiak e kryeson pedagogia Enriketa Pandelejmoni, ndërkohë që i dyti në listë është ish futbollisti i Tiranës, Gentian Muça. Në listë janë gjithashtu Zak Topuzi dhe pedagogia Liljana Ramasaço.
Përveç Tiranës, PD e Alibeajt ka dorëzuar edhe listën për 10 bashki të tjera, konkretisht Shkodër, Vlorë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Kamëz, Lezhë, Peqin, Lushnje. Në këto bashki, PD e drejtuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj nuk ka kandidat per kryetar bashkie.
j.l./ dita