Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar
AktualitetPolitike

Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar

Published: March 24, 2023
Shpërndaje

Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ambasada amerikane në Shqipëri, u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të sigurohen që aktivitete zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standartet ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë i ambasadës së SHBA-së në Shqipëri:

Pas 50 ditësh, më 14 maj, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje vendore mbarëkombëtare. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurohen që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

- Publicitet -

Pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, raporti i ODIHR-it përshkruan fushat ku është bërë përparim i vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Në veçanti, pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë, partive dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it.

Ashtu siç ambasadorja Kim diskutoi kohët e fundit me drejtuesit e partive, partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente. Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia e Presidentit Biden Kundër Korrupsionit identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të fortë. Ne nxisim të gjithë drejtuesit dhe institucionet që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore të Shqipërisë dhe të sigurojnë që Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj demokratike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
  • Pas taksës së karburantit, vendoset “vinjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare
  • Zgjedhjet e 9 majit, Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës
  • Erjoni dhe Eva, plagë që flasin
  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  2. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. drejtesi e munguar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Fjalë me vend on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Demotakercita on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?