Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” tërhiqet nga gara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” tërhiqet nga gara
AktualitetPolitike

Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” tërhiqet nga gara

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Kandidati Admir Sinamati që garoi për koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Kukësit nuk do të garojë sërish në 24 shtator.

Lajmin e ka dhënë vet Sinamati përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vendimin Sinamati thotë se ja ka bërë të ditur edhe Sali Berishës, teksa rendit edhe arsyet se përse e mori këtë vendim.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Me gjithë thirrjet dhe insistimin e pafundëm nga ju, vërejtjeve apo mosdakordësisë së një numri të kufizuar individësh (që militojnë një pjesë me shpirt e pjesa dërrmuese e tyre sa për t’u dukur në PD) për të kandiduar më 24 Shtator 2023; unë kam vendosur:
të mos garoj në këto zgjedhje.

Unë u përfshiva në betejën e 14 Majit 2023 në respekt të vetes, familjes time, Kukësit dhe Shqipërisë duke qenë i bindur se vetëm me aktivitet dhe kontribut proaktiv kundër së keqes dhe tiranisë së korrupsionit bëjmë detyrën patriotike, shërbimin intelektual dhe njerëzor, ndaj vendit dhe njerëzve tanë.

Isha koshient se kisha përballë një makineri të rëndë shtetërore dhe parapolitike pasi rivalizoja një nga njerëzit dhe strukturat më të favorizuara nga paratë e pista të korrupsionit si dhe të mbështetur fuqimisht nga të gjitha qelizat e shtetit dhe pushtetit në qendër dhe bazë; megjithatë nuk u stepëm, u përballëm por devijimi kriminal e bëri të veten: grabiti fitoren e qytetarisë dhe nevojës ulëritëse të Kukësit për ndryshim. Ato që unë dhe bashkëpunëtorët e mi i thamë hapur dhe me gisht të drejtuar u vërtetuan shpejt dhe me një farë forme, atë që nuk e realizoi vota e devijuar e përfundoi vesi, pra 7 ditë pas riciklimit dhe 40 ditë pas konfirmimit devijant Kukësi u çlirua nga një pushtues që ia kishte vrarë demokracinë, fjalën dhe votën e lirë.

I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh “në ring” një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga rradhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për pëfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim.

Duke i uruar secilit nga kandidatëve suksese në primare dëshiroj të përzgjidhet më i miri/a në mënyrë që jo vetëm të sigurohet fitorja e shumëpritur e Bashkisë por edhe të kemi garanci për një qeverisje të drejtë, të aftë e njerëzore, si dhe në karrigen e kryebashkiakut të ulet një person që nuk ka bërë apo nuk bën kompromise/pazare me mundin dhe djersën e demokratëve.

Ftoj të gjithë demokratët dhe uroj që proçesi i primareve të na shërbejë për bashkim, konsolidim dhe energji pozitive.

Këtë vendim ia kam bërë të ditur edhe kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha të cilin e falenderoj pafundësisht për inkurajimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj meje dhe Kukësit në mënyrë të pandërprerë, si dhe e kam siguruar Atë që kontributi im nuk do t’i mungojë asnjëherë PD dhe vendit për asnjë arsye.

Nga zermra uroj që Kukësi më 24 Shtator të votojë kandidatin e PD!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. Sa turp!! on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. K R on Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
  3. K R on VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit
  4. K R on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  5. Vlora 97 on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?