Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhdukja e dy personave me skeda kriminale, tre pistat e hetimit dhe dyshimi: A ishin ‘funde të lira’?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhdukja e dy personave me skeda kriminale, tre pistat e hetimit dhe dyshimi: A ishin ‘funde të lira’?
AktualitetKronike

Zhdukja e dy personave me skeda kriminale, tre pistat e hetimit dhe dyshimi: A ishin ‘funde të lira’?

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

Zhdukjet misterioze të personave me të kaluar kriminale dhe skeda të bollshme për Policinë e Shtetit po kthehen në të zakonshme vitet e fundit. Dy persona të tjerë me precedentë të rëndë penalë, janë zhdukur pothuajse në të njëjtën kohë në Sarandë, duke ngritur dyshime të forta për një rrëmbim të mundshëm me qëllim mbulimin e ndonjë ngjarje të rëndë si dëshmitarë apo autorë (prerja e fundeve të lira), ose inskenim. Burime zyrtare thanë se prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Theodhori, 46 vjeç, banues në fshatin Çukë, ish i akuzuar si pjesëmarrës në masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997, ku u vra një oficer policie dhe Fatmir Sulovari, alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues po në Sarandë. Policia sqaroi se ka nisur verifikimet dhe mbledhjen e informacioneve, duke bërë këqyrje kamerash sigurie, e kontrolle të ndryshme në ambiente. Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave, që besohet se kanë pasur edhe njohje mes tyre. Edhe familjarët janë vënë në kërkim. Policia dyshon se nëse nuk është një vetëzhdukje e dy personave, në rrethana e motive të paqarta, atëherë besohet për një rrëmbim të mundshëm në konflikte për ngjarje të mëparshme, hakmarrje apo për të zhdukur prova për një krim tjetër ku kanë marrë pjesë. Por hetimet e thelluara do të zbulojnë të vërtetën, teksa është përfshirë edhe Prokuroria.

Kush janë dy personat e zhdukur

dhe skedat e tyre ‘të bollshme’

- Publicitet -

I pari është Leonard Theodhori, 46 vjeç, i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. I dyshuar dhe si pjesëmarrës në “Masakrën e Qafë-Gjashtës”, në vitin 1997, ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi”, lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Me skedën e tij të bollshme, policia dyshon fortë se bëhet fjalë për një hakmarrje apo larje hesapesh të mundshme, nëse Theollori nuk e ka inskenuar humbjen e vetes. Precedentët e tij të shumtë i çojnë ekspertët e kriminalistikës drejt dyshimit për një eliminim të mundshëm dëshmitari në krim të rëndë, ndaj do verifikohen të gjitha ngjarjet më të bujshme të javëve të fundit dhe koha e zhdukjes. I dyti është Fatmir Sulovari, alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në muajin prill 2022 ne Lushnjë, pasi në mjetin e tij “X5”, u gjet një sasi kanabis sativa, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?