Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhvillohet në prill\ Datat e testimit për praktikantët e rinj të farmacisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhvillohet në prill\ Datat e testimit për praktikantët e rinj të farmacisë
AktualitetLajmi i fundit

Zhvillohet në prill\ Datat e testimit për praktikantët e rinj të farmacisë

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Provimi i vlerësimit të aftësimit praktik për të gjithë praktikantët e rinj të farmacisë do të zhvillohet në nisje të muajit prill. Janë përcaktuar tashmë edhe datat se kur secili praktikant do të duhet të paraqitet për të zhvilluar provimin, para komisionit të ekspertëve të këtij specialiteti.

Urdhri i Farmacistëve bën me dije se në provim do të mund të hyjnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses zhvillimin e praktikës së detyruar profesionale tre mujore. Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik do të organizohet në ambientet e Urdhrit, sipas grafikut të përcaktuar referuar numrit të dosjes së çdo kandidati. Konkretisht, provimet do të zhvillohen në datat 3 deri në 7 prill, për të përfunduar me kandidatët e fundit të planifikuar për në datën 11 prill. Një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve rikthehen në këtë sezon për të dhënë sërish këtë testim, duke qenë se në testimet e vitit të shkuar nuk siguruan dot pikët e duhura për të qenë kalues. Grafikun e plotë me datat e testimit e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Lidhur me rregullat që duhet të zbatohen, autoritetet sqarojnë se praktikantët që i nënshtrohen vlerësimit të aftësimit praktik në sezonin e prillit, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit, dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit, si dhe mandatin e pagesës, e cila është e detyrueshme vetëm për kandidatët që janë përsëritës. Në ndihmë të kandidatëve që do të testohen në këtë sezon janë zbardhur edhe pyetjet orientuese, rreth të cilave do të zhvillohet provimi i aftësimit praktik, të cilat i gjeni të detajuara në faqen online të Urdhrit të Farmacistit.

- Publicitet -

Sipas kushteve të përcaktuara, praktika profesionale do të konsiderohet e kryer vetëm pas marrjes së vlerësimit pozitiv në këtë testim. “Vlerësimi i praktikës cilësohet pozitiv në rastet kur kandidati siguron nga komisioni 50-100 pikë. Kur vlerësohet me më pak se sa 50 pikë duhet të ripërsërisë provimin gjatë sezonit të ardhshëm”, detajohet në rregulloren e provimit.

Vetëm kandidatët që do të kalojnë me sukses provimin e praktikës, do mund të hyjnë në sezonin e provimeve të shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit në këtë specialitet. Kandidatët që nuk marrin rezultatet kaluese në testin e aftësimit praktik, duhet ta rijapin atë sërish gjatë sezoneve të ardhshme. Urdhri i Farmacistëve ka përcaktuar edhe afatet se kur do të zhvillohen regjistrimet për provimin e shtetit. Regjistrimet për këtë provim do të të zhvillohen në datat 18-20 prill pranë zyrave të këtij Urdhri. Në afatet e përcaktuara të regjistrimit secili kandidat duhet të paraqesë dokumentet e kërkuara, sipas herës së pjesëmarrjes në këtë testim. Kështu, në dosjen e dokumenteve që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për t’u regjistruar për provim shteti janë: “Formulari i aplikimit sipas formatit të përcaktuar, fotokopja e kartës së identitetit, fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave, fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP), dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë (lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar), raport mjeko ligjor, dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale, fatura e tarifës së provimit, si dhe dy fotografi në format pasaporte.

Për të mos pasur mangësi në dosje, ekspertët e Urdhrit të Farmacistëve sqarojnë se raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. Kandidatët për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin E-Albania. Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.

 

Grafiku i testimeve për praktikantët e rinj:

  • Në datën 3 prill do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3849 -3866.
  • Në datën 4 prill do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3867 -3885
  • Në datën 5 prill do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës.
  • Në datën 6 prill do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës
  • Në datën 7 prill do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës
  • Në datën 11 prill do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen për regjistrim në provimin e shtetit:

  • Formular aplikimi sipas formatit të përcaktuar.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  • Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  • Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  • Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  • Raport mjeko ligjor.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  • Mandat pagesën e provimit si dhe 2 fotografi format pasaporte.
  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit do të kryhet në datat 18 -20 prill.

Përsëritësit duhet të dorëzojnë:

  • Formular aplikimi
  • Fotokopje e diplomës universitare
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Raporti mjeko-ligjor.
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
  • Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  • Dy fotografi (format pasaporte).

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?