Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarri në pallatin 10-katësh, Instituti i Ndërtimit: T’i nënshtrohet restaurimit, ndërtesa e rrezikshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zjarri në pallatin 10-katësh, Instituti i Ndërtimit: T’i nënshtrohet restaurimit, ndërtesa e rrezikshme
KronikeKryesore

Zjarri në pallatin 10-katësh, Instituti i Ndërtimit: T’i nënshtrohet restaurimit, ndërtesa e rrezikshme

Published: October 13, 2023
Shpërndaje

Instituti i Ndërtimit ka dalë në përfundimin se nga ekspertiza e bërë në pallatin që u dogj në zonën e ish-Parkut në Tiranë, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolona, jo vetëm në fasadë.

Sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve.

“Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit “domino”, thuhet në ekspertizë.

Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturorë, në të kundërt ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e papërdorshme, sipas ekspertizës.

- Publicitet -
“Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturorë, trare, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuar duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të datës 14 Shtator 2023. Deri në momentin e restaurimit, ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e papërdorshme”, thuhet në ekspertizë.
Ngjarja ndodhi pasditen e 14 shtatorit, ndërsa policia referoi në prokurori dosjen penale për zjarrin që shkrumboi 4 apartamente, dëmtoi 12 të tjerë dhe shkrumboi fasadën e pallatit.

Flakët u shfaqën fillimisht në katin e 9, në anën jugore të ndërtesës, por për shkak të materialit lehtësisht të djegshëm të fasadës, në pak minuta zjarri u përhap në fasadën veriore, duke përfunduar në katin e 6-të, aty ku u shkrumbuan plotësisht disa apartamente.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kërcënoi biznesmenin me “bombë” për 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari
  • Qytete pa Qytetarë
  • Pagat e magjistratëve, SPAK zgjeron hetimin edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit
  • Qeveria e Kosovës: Nisma për të ndryshuar Ligjin për Specialen nuk ka pengesa ligjore
  • “Dy kulla iu dhanë arkitektit që projekton kuzhina”

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Detari on Qytete pa Qytetarë
  3. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  4. kelyshi i orangut on “Hajdut, ik o plehrë”, Braçe spërkatet me ujë, tenton t’u kërkojë llogari protestuesve, e shpëtojnë policët dhe media
  5. demo on AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?