Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë Izraelin kundër një ofensive tokësore në Rafah
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë Izraelin kundër një ofensive tokësore në Rafah
AktualitetBote

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë Izraelin kundër një ofensive tokësore në Rafah

Published: March 27, 2024
Shpërndaje

Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Joe Biden i bën thirrje ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant që të heqë dorë nga planet për të pushtuar qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mbi 1.4 milionë civilë palestinezë kanë gjetur strehim. Kërkesa amerikane vjen në një kohë tensionesh në marrëdhëniet SHBA-Izrael lidhur me veprimet e Izraelit në luftën tashmë gjashtë mujore kundër militantëve të Hamasit.

Të paktën 16 vetë u vranë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Rafah të hënën, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij të sulmeve ajrore në qytetin jugor të Rripit të Gazës.

Udhëheqësit izraelitë duan të zgjerojnë operacionet në Rafah, duke përfshirë një ofensivë me trupa tokësore, por zyrtarët e lartë amerikanë janë kundër një veprimi të tillë.

- Publicitet -

“Siguria e mbi 1.5 milionë civilëve palestinezë në Rafah është gjithashtu një përparësi për Shtetet e Bashkuara. Ne vazhdojmë të mbështesim objektivin për mposhtjen e Hamasit. Kështu që ne do të diskutojmë mbi qasjet alternative për eliminimin e militantëve të Hamasit”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Në një takim me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dje në Pentagon, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i bëri thirrje Izraelit që të lejojë hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ku civilët po përballen me mungesa të mëdha ushqimore. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant e mori mesazhin e Shteteve të Bashkuara mbi ndihmat humanitare dhe operacionet ushtarake në Rafah edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

Nuk është e qartë nëse Izraeli do të respektojë kërkesat amerikane. Zoti Gallant tha se ai kishte kërkuar një përshpejtim të dërgesave amerikane me armë për Izraelin.

“Ne gjithashtu do të diskutojmë për çështjet strategjike dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona për të siguruar ruajtjen e avantazhit ushtarak të ushtrisë së Izraelit”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara i japin Izraelit katër miliardë dollarë në vit në ndihma, nga të cilat Izraeli duhet të përdor 3.3 miliardë dollarë për blerje të armëve amerikane.

“Skenari më i mirë do të ishte që Shtetet e Bashkuara të përdornin ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë, por edhe përmes organizatave shumë-palëshe, për të detyruar një armëpushim”, thotë analisti Brian Finucane nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Shtetet e Bashkuara të hënën përdorën fuqinë e tyre diplomatike përmes abstenimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që i hapi rrugën miratimit të një rezolute, e cila kërkon vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Por, deri më tani Presidenti Biden nuk ka dhënë sinjale për një gatishmëri të kushtëzimit të ndihmës ushtarake, pavarësisht protestave në të cilat po bëhet thirrje për ndërprerjen e mbështetjes amerikane për Izraelin.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?