Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: HAPET 1 DHJETOR / Panairi Ndërkombëtar i Tiranës përforcon praninë e bizneseve rajonale për optimizimin e një rrjeti rajonal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > HAPET 1 DHJETOR / Panairi Ndërkombëtar i Tiranës përforcon praninë e bizneseve rajonale për optimizimin e një rrjeti rajonal
Ekonomi

HAPET 1 DHJETOR / Panairi Ndërkombëtar i Tiranës përforcon praninë e bizneseve rajonale për optimizimin e një rrjeti rajonal

Published: November 30, 2022
Shpërndaje

Aktivitetet e Panairit Ndërkombëtar i Tiranës, “Klik Ekspo Group”, shkëmbim njohurish,  zgjidhje praktike e inovative të zbatueshme në sektorë të ndryshëm.

Në mbështetje të fuqizmit të një rrjeti ndërkombëtar biznezi dhe konsolidimit të bashkëpunimit rajonal, me qëllim maksimizimin e arritjeve dhe shkëmbimin e përvojave, u çel sot edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili do të mbahet në datat 1, 2 dhe 3 Dhjetor, 2022 në Pallatin e Kongreseve. Ky vit, afron më shumë se 250 kompani të vëmendshme ndaj tregjeve të njohura dhe të panjohura, të gatshme për të ndarë njohuri dhe zgjidhje praktike e inovative të zbatueshme në sektorë të ndryshëm, si ndërtimi, energjia e rinovueshme, bujqësia, industria ushqimore, tekstili dhe industria e lehtë, siguria dhe dixhitalizimi. Këto grupe sipërmarrësish shoqërohen nga delegacione shtetërore, duke i dhënë rendësi faktit që, për të kontribuar në zhvillimin e vendeve, sipërmarrja është ajo që ka më tepër nevojë se kurrë për inkurajim, mbështetje, entuziazëm.

“Panairi Ndërkombëtar i Tiranës lindi së bashku me lulëzimin e nismave sipërmarrëse në Shqipëri, të cilat sapo kishin dalë nga kufijtë e një ekonomie të centralizuar. Nuk u ndalëm ndër vite, as gjatë anarkisë civile të vitit 1997 dhe organizuam Panairin e Rilindjes më 26 nëntor 1997, ku sollëm shpresën, besimin dhe rilindjen e një ekonomie dhe biznesi të shëndoshë”, u shpreh Elona Agolli – CEO e Klik Ekspo Group. Duke vazhduar fjalën e saj përshëndetëse se pandemia Covid-19 vështirësoi vazhdimësinë e Panairit për një vit të tërë për shkak të shqetësimeve lidhur me shëndetin dhe sigurinë, si dhe kufizimeve legjislative në nëntor të 2020”.  “Megjithatë, a duhet të propozojnë organizatorët e panairit zgjidhje virtuale, kabina virtuale, uebinarë, forume në internet, shkëmbime përshëndetëse në internet ose ceremoni inaugurimi? Siç thotë Jochen Witt, President i JWC: “Thelbi i çdo Panairi është prania fizike. Nuk mund të ketë ekspozim virtual si dhe panaire hibride. Ashtu siç nuk ka ushqim virtual apo kompeticione hibride”. Kështu, shumë kolegë dhe organizatorë të aktiviteteve besuan se një ‘shtrëngim duarsh në internet nuk mund të zëvendësojë kurrë Panairin Live’, vazhdon fjalën e saj Elona Agolli – CEO e Klik Ekspo Group.

- Publicitet -

E motiovuar në vazhdimësinë e traditës, me të njëjtin pasion dhe përkushtim, ne së bashku hapëm edicionin e 27-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i pari panair në rajon që u mbajt në të njëjtin format të pandryshuar, shtoi Agolli në fjalën e saj.

Mbi 250 biznese të pranishme në panair

Ceremonia e Përurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës do të zhvillohet në datën 1 Dhjetor, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve, në sallën «A» të konferencave, me praninë e personaliteteve publike shqiptare e ndërkombëtare, trupit diplomatik, përfaqësues të zgjedhur të komunitetit të sipërmarrjes, personazhe të artit e kulturës. Të pranishëm do të jenë: Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, e cila vjen me kompanitë e zgjedhura që përmes Shqipërisë, shohin përtej investimet, për zgjerim të aktiviteve në Rajon.

Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në 5 vjeçarin e fundit, sipëmarrësit nga Serbia me mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë. Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatur. Kompanitë nga Kosova, janë po aq të pranishme me sektorët e industrisë së paketimit, tubave plastike, printimeve, agroushqimore etj.

Bizneset italiane janë të pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjitikë, stil dhe fashion. Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektroshtëpiake etj.

Axhenda e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group”

Vendi: Pallati i Kongreseve, Salla e Konferencave A

Përshkrimi:  Çelja e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës dhe vizita zyrtare në Pavijonet dhe Stendat e ekspozimit, në prani të personaliteteve shtetërore, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik, komuniteti i sipëmarrësve dhe medias.

10.30: Pikëtakimi në hyrjen e Pallatit të Kongreseve me Kryetarët e Delegacioneve të Pavijoneve Shtetërore, Autoritetet dhe përfaqësuesit e Ekspozuesve.

11.00: Çelja nga Presidenti i Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, Z. Luan Muhametaj

•        Fjala përshëndetëse e Z. Luel Muhametaj, Drejtues për Partneritetet Strategjike në Klik Ekspo Group, për të përcjellë mesazhet e këtij edicioni përmes këndvështrimit të një gjenerate të re të sipërmarrjes

•        Z. Andi Seferi
Nënkryetar i Bashkisë Tiranë

•        Z. Marko Cadez
President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë

•        Z. Lulzim Rafuna
President i Odës Ekonomike të Kosovës

•        Znj. Ines Muçostepa
Presidente e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

•        Përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Stambollit

•        On. Mirco Carloni
Kryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësinë në Parlamentin Italian

•        Z. Eduard Shalsi
Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat

•        Z. Agron Ibrahimi
Sekretar i Shtetit për Financën dhe President i MIA – Montenegro Investment Agency

•        Z. Igli Gjelishti
Përfaqësues i DEV.al, një prej kompanive kryesore të tregut ICT në Shqipëri

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?