Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë sipas INSTAT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë sipas INSTAT
EkonomiLajmi i fundit

1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë sipas INSTAT

Published: December 20, 2024
Shpërndaje

Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të ardhurat dhe nivelin e jetesës në vitin 2023.

Që nga viti 2018, INSTAT e mat varfërinë në përputhje me metodologjinë e Eurostat nëpërmjet treguesit “Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) që u referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Sipas rezultateve të fundit, Shqipëria kishte 42.1% që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Po të marrim në konsideratë se me të dhënat e Cens 2023, popullsia e vendit ishte 2.4 milionë banorë dhe mbi 1 milion shqiptarë po përjetojnë një nga format e rënda të varfërisë.

- Publicitet -

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi:

  1. Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
  1. Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
  2. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
  3. Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
  4. Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;
  5. Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal;
  6. Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reje

Një individ mund të konsiderohet në vështirësi në rast se nuk ka:

  1. Mundësi për të pasur lidhje interneti;
  2. Zëvendësimi i rrobave të vjetra me disa rroba të reja;
  3. Të kesh dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për të gjitha stinët);
  4. Shpenzimi i një sasie të vogël parash çdo javë për veten e tij/saj;
  5. Mundësia për të pasur aktivitete të rregullta në kohën e lirë;
  6. Takime me miqtë/familjen për një pije/ vakt të paktën një herë në muaj.

Sipas Eurostat Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të popullsie në rrezik të varfërisë dhe privimit material.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Fredi says:
    December 20, 2024 at 8:59 am

    WTF dmth… e frikshme si shifer!

    Reply
  • Arben says:
    December 20, 2024 at 9:46 am

    ja edhe keto 756 kushtet e fundit sa te integrohemi ne grope.

    rrofte e qifte, me falni qofte, allbania urupiane

    rrofshim ne, allbanezet urupian.

    Reply
  • Humoristi says:
    December 20, 2024 at 9:52 am

    Ky nuk eshte infirmim.Lajmi i pare.1 miljon shqiptare ne varferi.Lajmi i dyte pas tij shqiptaret po bejne vitin e ri abekand botes me rritje 14 per qind!?.Cilin lajm te besojme ne shqiptaret!?

    Reply
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    December 20, 2024 at 10:57 am

    Jo ore INSTAT po gabon rende! Shko e pyet Edi Ramen nje here qe po plas ti mbushe mendjen njerezise se kemi rrogat me te larta ne rajon e i qan hallin atyre ne Itali qe nuk u mbetet gje nga ato pagat mujore …

    Reply
  • tom says:
    December 20, 2024 at 11:20 am

    Populli eshte çuar ne kembe te ndihmoje yllin e kombit, Parashqevin tone, ju pirdhni per nje milion te varfer.
    Pirdhuni me gjithe ta, rrofte Parashqevia, dhe i bri, dhe ish bashkshorti, dhe Fevziu me Eltonken. Lavdi !

    Reply
  • Tani says:
    December 20, 2024 at 11:23 am

    Me shetitore nuk ngopim barkun

    Reply
  • Luftuam bllokmenët e na erdhën saliqenët e co says:
    December 20, 2024 at 11:52 am

    Ankoheshin nga varfëria socialiste,ramë në varfërinë kap,u ankuan nga bllokmenët na erdhën saliqenët më të rrezikshëm që po shqyejnë çdo gjë dhe po varfërinë këtë popull luftarak revolucionar të zgjuar dhe më i lashti

    Reply
  • Humoristi says:
    December 20, 2024 at 12:09 pm

    Ke humor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?