Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset kërkojnë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë bashkëpunim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset kërkojnë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë bashkëpunim
EkonomiLajmi i fundit

“100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset kërkojnë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë bashkëpunim

Published: October 17, 2024
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Dy qeveritë duhet të takohen dhe t’i realizojnë këto marrëveshje. Bindëset e të dyja shteteve kanë kërkesa konkrete për Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Rama.

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka treguar se ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit për ekonominë kombëtare dhe rritjen e konsumit të prodhimeve vendëse në Kosovë dhe Shqipëri.

Shahini u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të takohen dhe të bisedojmë për 100 marrëveshjet e nënshkruara, me qëllim të rritjes së ekonomisë të të dyja vendeve.

- Publicitet -

“Ekonomia kombëtare ka nevojë më shumë të jemi bashkë me vendime të ndryshme, në të dy anët e shtetit tonë, ne varemi dhe jemi si popull konsumues të prodhimeve të huaja. Prodhuesit e vendit ballafaqohen me konkurrencë herë të padrejtë dhe mos konsum të prodhimit vendor.

Misionet tona të përbashkëta janë për të bërë biznes të ndershëm dhe prodhim cilësor. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Andaj ftoj dy qeveritë që të rrisin ekonomin kombëtare.

Rruga e kombit e ka lehtësuar qarkullimin e lirë të qytetarit mallit dhe kapitalit. Kosova dhe Shqipëria duhet të konsolidohen, Kosova për gabimet e veta është nën sanksione ekonomike nga ShBA, të cilat kanë ndikim negativ për ekonominë”.

Ai ka bërë të ditur se mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri, por që tha se Kosova ka nevojë më shumë për importe nga Shqipëria, dhe anasjelltas.

“Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë do të duhet më shumë të takohen, turizmi është një nga mundësitë që kosovarët e kanë të lehtë të investojnë, por duhet edhe të Shqipërisë të investojnë në Kosovë, ne i mirëpresim dhe i mbështesim ata me konsumimin e produkteve shqiptare.

Mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri që i kanë aktivitetet e tyre, por mbetemi tek shkëmbimet tregtare më të varfër nga vendet tjera. Ky takim ka për qëllim të nxit me shumë bashkëpunimin e ekonominë kombëtare.

Sot tregu vlerësohet në bazë të konsumit prandaj duhet të rritet kah prodhimi vendas. Kosova ka nevojë më shumë për importe nga Shqipëria, por edhe Shqipëria ka nevojë më shumë për import nga Kosova”.

Kurse, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka theksuar se ndonëse të dyja vendet kanë prodhimtari, shkëmbimet tregtare mungojnë. Edhe ai ka kërkuar që të rishikohen marrëveshjet e nënshkruara dhe të vlerësohen rezultatet.

“Ky është një takim shumë i rëndësishëm, qeveritë tona kanë një marrëdhënie të mirë, ka iniciativë për t’i shërbyer ekonomisë kombëtare, por kanë shumë punë për të bërë. Kur shikojmë shifrat tregtar nuk ndihem mirë kur shihet deficidi kombëtar, kjo nuk është komode.

Ndërkohë nga ana tjetër një vend që ka prodhuesit e vet do të thotë që mungojë ambasadorët e sipërmarrësve. Unë personalisht jam skeptik sepse duhet ulen qeveritë për 100 marrëveshje të nënshkruar, por sa janë të implementuara, ka shumë pengesa tarifore dhe jo tarifore. Ky takim do të shërbejë si thirrje për dy qeveritë tona për të nxjerr te gjitha problematikat që kanë vendet tona dhe për të bërë zgjidhje për to. Kosova ka turizëm malor, Shqipëria ka turizmin e detit, kështu qe investimet e përbashkëta ku potencon më shumë secili vend është shumë e rëndësishme”.

Jaka ka thënë se ka se Shqipëria është një hap përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, prandaj edhe duhet që ta ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.

“Mos të harrojmë që rajoni i Ballkani Perëndimor po bëhet gati për të hyrë ne BE duhet Kosova dhe Shqipëria të paraprijë integrimin në BE në mënyrë që të jemi partnerë, duhet t’i paraprijmë kësaj gjëje. Sot po bëjmë një proces mes dy vendeve, duhet t’i inkurajojmë Qeverinë e Kosovës dhe atë shqiptare të jenë në sinkronë në politikat e përbashkëta”, ka thënë Jaka.

Anëtari i kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Rodolf Xhilari ka potencuar se për të pasur bashkëpunim më të ngushtë duhet të ketë barazi edhe sa i përket TVSh-së.

“Të gjitha problematikat që ngritën janë të vërteta dhe shqetësuese, folët për burokracinë dhe se Kosova ka lehtësia më të mëdha se Shqipëria në tatime, kjo më tepër e kam tek kryetari jonë që ne duhet të bëjmë barazimin. Si për shembull çmimi i naftës, në çdo transport një nga kushtet kritere të kryesore është nafta, ne kur marrim 30 për qind më të shtrenjtë naftën detyrimisht ne nuk do të kemi barazinë dhe shprehim shqetësim. Ne duhet të bëjmë barazi”, ka thënë Xhilari.

Ndërkaq, Shkëlzen Jusaj, anëtar Bordi i AKB-së, ka thënë se arsyeja pse Kosova ka çmim më të lirë të naftës se Shqipëria, është për shkak të taksave më të ulëta.

“Sa i përket që Kosova është më mirë sigurish që ka ndikuar që janë taksat më të vogla. Sigurisht që e bënë të pa barabartë për transportuesit. Po qashtu nëse krahasohet taksat e Maqedonisë dallojnë me te Kosovës sepse janë më lirë. Kam parë as nga Kosova as nga Shqipëri nuk është punuar edhe shumë”.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • mali says:
    October 17, 2024 at 11:00 am

    E shikoni deshtimin e Rames ne lufte ndaj Kosoves?
    Business shqiptare po izolohen ne treg.
    Serbi,Maqedonia,greku,italia e mbyten tregun shqiptar.
    Kosova perkundrazi ka ecuri pozitive.
    Ajo ka nje ballancim me tregun serb.
    Me gjithate rihapja per gjalleruar tregetine dhe ekonomite e te dy vendeve nuk eshte ide e keqe por nuk aq e lehte me kete gjendje te trazuar ne shqiperi.

    Reply
    • pilo Lala says:
      October 17, 2024 at 12:54 pm

      Shqiperia ka rritje te eksporteve dyfish.
      Eksportet e produkteve bujqesore po bien per shkak te konsumit te brendshem te Turizmit.
      Domatet, ullinjte, djathi, specat, shalqiu, pjeshket, luleshtrydhet po konsumohen ne Shqiperi nga Turistet.
      Eshte afer mendsh, qe ta shesesh mallin ne vend, nuk paguan transportin dhe trifat jashte.
      Buxheti Shqiperise ne 2013 4.2 Miljard Euro.
      Buxheto Shqiperise 2024 8.6 Miljard Euro.
      Shifrat flasin vete, nuk te lejojne te genjesh, Shqiperia eshte vendi me rritjen me te madhe ekonomike ne Ballkan.

      Reply
  • Humoristi says:
    October 17, 2024 at 11:04 am

    Ky lajme eshte humoristik!?100 marreveshje mes dy dallkaukeve qe nuk takohen fizikisht, per mungese kohe!?O pike e zeze!?Si ne shqiotaret votojme udheheqes ata qe na urrejne!?

    Reply
  • demo says:
    October 17, 2024 at 1:22 pm

    Oooo pordhet e Idjooootiiit! Ooooo MegallooManiaku Boterooor! Oooo Sakati nga Truuute e kokes! Ka hall se ju dhije Open Ballkani,se nuki u shit per Profet ne Kosove,Se u felliq te Padrino ne Beograd.Se gangsterrat e sllavoSerbise po e shohin si DESHTAK.Se Kosova nuk i vuri metrin nga shtati pyll,por nga mendja fyyyll. Dinim Ne,se cfare mutin ishe ti??????NE VOTUAM 1 MILJON SHUPLAKA KUNDERR SURRATIT MALOKUT,Se njihnim Integritetin personal dhe profesional te Arben Malajt,Bashkim Finos,Ermelinda Mexit,Arta Dades etj figura qendrore te PS,qe ky delirant karagjoz i fshiu nga Partia Socialiste ku hyri si miu nga vrima qilarit.
    Po Ai Albin Kurti eshte SHTETAR o Idjot.antikapat,..O kalama Autik i lindur.Albin Kurti eshte Ixhinjer i Telekomunikacioneve i Diplomuar,.nuk eshte bojaxhi,lloqexhi,pallavraxhi,.Ka ndertuar Shtet Solid ne gjithe territorin e Kosoves,.Me Marreveshjet Ekonomike po ndihmon Kombi Shqiptar,qe Ato mallra qe hynin ne Kosove nga Serbia te zevendesohen nga Shqiperia.
    Ato fabrika Cimento qe i kishim,por i ka mbyllur Oligarku Libanez,,te fillojne pune qe te furni9zojne Kosoven..Energjine e tepert kiur ke permbytje(se ti je shtet sakat nuk ke energji per vete normalisht),mo0s e shesesh badiava por t`ja shesesh Kosoves,,Te hapesh Industrine e Bakrit qe e kishim,se ka nevo0je Kosova per tela bakri,,o Debil,,Keto po te kerkon Albin Kurti.TREG RAJONAL BRENDA KOMBIT,qe fitimet mos shkojne ne Serbi,,.
    Po ti o Edi Rama jo vetem je nje cope Idjot krejt i paafte per te derjtuar Ekonomine,por je edhe nje felliqsire Antikombetare.,Mere Ne qwe na ka rene miza mutit ne gjelle. Si ta shporrim kete felliqsire?

    Reply
  • mali says:
    October 17, 2024 at 1:51 pm

    O pilo lala.
    Per c’fare exporte flet o derdimen.
    Lexon propaganden komuniste te Rames?
    Patatet konkretisht fermereve iu mbeten pa shitur.
    Tjeter shitja me pakice e tjeter shitja me shumice.
    Kot mundohesh t’i japesh jete nje kali te ngordhur sic eshte ekonomia shqiptare.
    Ty te mbyti Macedonia e serbi.
    Baxhot po punojne me qumesht nga Serbia e Macedonia.
    Ke quan export.Fasionerite,kepucet,?
    E di ti bilancin e tyre ?

    Reply
  • M nezha says:
    October 17, 2024 at 7:42 pm

    Dy qeveritë shqiptare duhet të ishin ulur dhe të diskutonin per lirinë veprimeve për të dyja palët që prej kohësh dhe jo të kalojnë 25-vite që të kuptojnë se çfarë është më e mira për kombin e tyre por për pordhët e dy kryeministrave rrin shqiptarët të ndarë ndërmjet tyre mos të ekzistojë asnjë lloj takse asnjë lloj dogane mund të jemi dy shtete të ndarë por duhet të jemi një komb i bashkuar kjo është dëshira e gjithë shqiptarëve kudo që janë por fatkeqësisht nuk është dëshira e politikanëve por neve duhet të jemi të bashkuar për kombin shqiptar 🇦🇱🦅🇦🇱🦅🇦🇱🦅🇦🇱

    Reply
  • LEON says:
    October 18, 2024 at 2:34 am

    Z demo vertete Kryeministri nuk eshte ekonomist,por nuk eshte debil. Ekonomia e Turizmit po lulezon,Edhe kamarieret qe punojne 3 muaj,do paguhen nga Shteti gjithe vitin. Debil i thua ketij Ti?

    Reply
  • mali says:
    October 18, 2024 at 11:38 am

    Leon ,kur e ke shkruar kete ke qene esell?
    Ne cilin manual ekonomik te botes e ke lexuar qe shteti paguan kamarieret kur nuk punojne?
    E ke idene kujt I thone industri e turizmit?
    Nje shembull te vockel.
    Turisti kur hyn ne pazari kerkon prodhime artizanate shqiptare,por ne te vertete I gjen turke dhe nuk blen.
    Ne kuzhinat perdoret mish nga Macedonia e greku ,jo vendas bio.
    Keshtu ,duhen hedhur para me grushta te ringjallet fermeri vendas dhe neper malet te kete mbi 2 milion koke dele e dhi.
    Per keto mishra vjen turisti ne ballkan.

    Reply
  • LEON says:
    October 18, 2024 at 11:54 am

    Ke shume te drejte z.Mali per mishrat fallco,por vendimin per te paguar kameriere bufetjere,sanitare sezonale nga shteti per gjithe Vitin,e degjova dje tek lajmet e Klan.Vertetoje edhe ti nqs e ka marre kete vendim keshilli ministrave!

    Reply
  • mali says:
    October 18, 2024 at 12:11 pm

    Leon.
    Kjo eshte antiekonomike dhe nuk ka llogjike.
    Zakonisht ne bote, beharit,ne sezonin turistik angazhohen studenta qe dine edhe gjuhe te huaja.Ata I ke edhe guides.
    Mbaron sezoni ,students I kthehen shkolles. Parate e fituara I ndihmon per Vitin shkollor megjithese nje pjese e madhe edhe punojne partime dimrit.
    Keta punetore quhen ” punetore sezoniale”.Nuk po hy ne detaje te tjera.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. K R on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  2. L.H on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. demo on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  4. vlora on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  5. Fjalë me vend on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?