Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
BoteKuriozitete

103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

Jetojmë në një botë që lëviz me ritmet e shpejta të teknologjisë. Bizneset ndryshojnë pamje çdo vit, por në Pasadena të shtetit Maryland (SHBA) ekziston një vend ku koha duket se ka ndaluar.

Në katin e nëndheshëm të një shtëpie buzë ujit, Irvin Koch, (të gjithë e thërrasin Irv) një veteran 103-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të mbajë hapur lokalin e tij të vogël prej më shumë se gjashtë dekadash.

- Publicitet -

I konsideruar gjerësisht si banakieri më i vjetër në botë, Irv Koch punon pas banakut me të njëjtin përkushtim që nga viti 1963. Për të nuk ka orare fikse apo strategji moderne biznesi.

“Orare shumë të thjeshta,” thotë 103-vjeçari me buzëqeshje. “Kur vjen klienti i parë, atëherë hapemi.” Po ashtu, lokali mbyllet vetëm atëherë kur largohet klienti i fundit ose kur Irv ndien nevojën për të pushuar.

Një gafë pronësie që u kthye në profesionin e jetës

Pasi shërbeu në Marinën e SHBA-së gjatë Luftës së Dytë Botërore në Filipine, Koch punoi për vite me radhë në ndërtim dhe hidraulikë. Ndryshimi i madh në jetën e tij erdhi në vitin 1963, kur bleu një ndërtesë të vjetër të ndërtuar që në vitin 1912, e cila më parë kishte shërbyer si bujtinë. Së bashku me shtëpinë, ai mori me vete edhe lokalin e integruar në katin e nëndheshëm.

“Kjo shtëpi ishte në shitje. Na nevojitej një shtëpi, ndaj e blejmë, dhe gjejeni çfarë? Lokali erdhi bashkë me të,” tregon ai.

Në vend që ta mbyllte apo ta kthente në depo, Koch vendosi ta kthente në punën e tij kryesore. Sot, lokali i njohur zyrtarisht si “Club Sunset Knoll”, por që të gjithë e thërrasin thjesht “Irv’s Basement Bar”, mbetet një vend unik ku pranohen vetëm para në dorë (cash), nuk ka faqe interneti, as numër telefoni e as pije luksoze.

Erozioni i kohës nuk e ka prekura ambientin e barit. Muret, tavanet dhe pajisjet janë të mbuluara me shënime, emra dhe mesazhe të lëna nga mijëra klientë ndër vite. Një nga karakteristikat më të veçanta të lokalit është koleksioni i reçipetave të varura në tavan, një traditë e nisur dekada më parë nga një cliente e quajtur Amy.

Ndërsa në sfond dëgjohet muzikë e viteve ’60 nga artistë si Buddy Holly apo Dean Martin, klientët — që nga banorë lokalë e oficerë policie deri te vizitorë që udhëtojnë posaçërisht për ta takuar — shijojnë një birrë të ftohtë dhe bisedën me 103-vjeçarin.

​Sekret i jetëgjatësisë: Socializimi dhe vëmendja

​Ndonëse pas humbjes së bashkëshortes dhe vëllait të tij, Koch mund të kishte zgjedhur të tërhiqej, ai nuk e mendoi kurrë pensionimin. Sot ai jeton bashkë me nipin e tij, Jason Cook, i cili e ndihmon në kujdesin e përditshëm.

​”Ai e do ndërveprimin dhe socializimin me njerëzit. I pëlqen edhe vëmendja. Kjo është padyshim ajo që e mban gjallë,” tregon Cook.

​I pyetur se çfarë do të ndryshonte po të kthehej pas në kohë, veterani 103-vjeçar përgjigjet pa hezitim: “Nëse do të kthehesha mbrapsht? Nuk ka shumë gjëra që do t’i ndryshoja.”

Për sa kohë që klienti i parë do të trokasë në derë, lokali i nëndreshëm i Irv Koch do të vazhdojë të jetë i hapur.

Dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mr. Urith says:
    October 6, 2026 at 1:38 pm

    Hë mo mirë. Po edhe ne kemi xha Saliun. Edhe ai nuk di se çfarë është pensioni. Edhe pesë vite punë i duhen do e barazojë këtë plakaruqin e labyrintheve të nëndheshme. Xha Saliu ka qysh nga 1967-ta në profesion. Është fishkur, është rudhur, si oshafkë i është bërrë surrati dhe prapë se prspë nuk i ndahet punës. Fillimisht ishte kullotës dhe mjels dhish. Pastaj punëtor krahu në ndërtim. Partia këtë dhe tritan preshin i spikati për vullnetin, i lidhi shallin e aksionistit në qafë, i rasi kazmën në dorë dhe i tha hajde marsh të shembni kisha e xhamia. nuk ja bëri fjalën dysh. 25 vite kamunist dhe ateist i thekur. Ka qysh nga 1990-ta që ëdhtë shndërruar në anti-komunist pe leshi dhe besimtar sa për sy e faqe. Po ndërroi prapë sistemi do jetë nga të parët që do kthejë xhaketën për së prapthi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?