Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 105 ushtarë armenë kanë vdekur në përleshjet kundër Azerbajxhanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 105 ushtarë armenë kanë vdekur në përleshjet kundër Azerbajxhanit
AktualitetBote

105 ushtarë armenë kanë vdekur në përleshjet kundër Azerbajxhanit

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

Më shumë se 100 ushtarë armenë janë vrarë në përleshjet kufitare me forcat ushtarake të Azerbajxhanit, prej të hënës, ka thënë kryeministri armen, Nikol Pashinyan. Azerbajxhani ka thënë se 50 trupa ushtarake të tij janë vrarë po ashtu në luftime. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e ri të konfliktit.

Përleshjet e reja, që kanë nisur në orët e vona të së hënës, janë pjesë e mosmarrëveshjeve të këtyre dy republikave të ish-Bashkimit Sovjetik për rajonin e Nagorno-Karabakut. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për paqe mes dy vendeve. Duke folur para Parlamentit të shtetit, Pashinyan ka thënë se 105 ushtarë armenë janë vrarë prej të hënës.

Ai ka akuzuar trupat azerbajxhanase për pushtim të 10 kilometrave katrorë të territorit armen këtë javë, dhe ka thënë se shteti i është kthyer Rusisë për kërkim të ndihmës ushtarake. Rusia njihet si aleate e Armenisë, ndërsa Turqia e Azerbajxhanit.Azerbajxhani hedh poshtë pretendimet e Armenisë për zhvillimet e kësaj jave, duke përfshirë raportimet se ka shtënë me armë kundër pajisjeve që u përkasin shërbimeve ruse të sigurisë (FSB), të cilat janë të stacionuara brenda Armenisë.

- Publicitet -

Autoritetet azerbajxhanase besojnë se Armenia ka nisur konfliktin duke bombarduar shënjestra ushtarake në distriktin Kalbaçar.

“Njësitet tona janë duke marrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan, sipas agjencisë së lajmeve, Reuters.

Një armëpushim i brishtë, i ndërmjetësuar të martën nga Rusia, ka dështuar të zbatohet dhe të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij. Për luftime është raportuar edhe në mbrëmjen e së mërkurës. Këto janë luftimet më të ashpra mes dy vendeve në dy vjetët e fundit.

Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësim të Rusisë, janë pajtuar për arritje të armëpushimit më 2020, pas luftës së zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e po atij viti për rajonin e Nagorno-Karabakut. Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Rreth 6.000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit 2020. Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë zonat përreth tij, janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben.T says:
    September 15, 2022 at 3:34 am

    Kam disa pytje:

    1. Pse po vazhdojnë këto perplsje ushtarake?

    2. Kush ja “manipulon trute” lidereve te ketyre vendeve?

    3. Nga kush i marin urdherat apo informacionet?

    4. A mundet qe ne shqiptareve dhe ballkansave te tjere te na fusin “armiq te djallezuar” ne lufte me njeri tjetrin?

    4. A mundet ” Aksjonet kibernetike” si ai qe ndodhi para nje jave te influencojne te dyja shtetet qe duan te ngaterrojne me nje lufte”

    Reply
  • Arben.T says:
    September 15, 2022 at 4:00 am

    Për kuriozitet:

    5. Mos te harrojme historine e luftes Franko Prusione para 152 viteve, me anen e nje provokimi te mbeshtetur ne nje informacion te botuar ne nga Kancelari Gjerman, Otto von Bismarck te, “Ems Telegram”.

    6. Kjo ngjarje e shtyti perandorin e Frances, Napaolonin e Trete, te nxitohet e ti shpallte lufte Prusise qe ishte pregatitur per kete lufte shum me mire se Franca.

    7. Pra siç thotë shprehja shqiptare, Napolonit i mbeti dopjo gjashta ne dore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?