Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, Peleshi: Do krijojmë flotën me helikopterët Blackhawk
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, Peleshi: Do krijojmë flotën me helikopterët Blackhawk
AktualitetPolitike

11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, Peleshi: Do krijojmë flotën me helikopterët Blackhawk

Published: September 7, 2022
Shpërndaje

11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri.

I pranishëm në ceremoninë e diplomimit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kjo është një dëshmi e rritjes dhe fuqizimit të Forcës tonë Ajrore pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Kemi sfida të mëdha përpara veçanërisht në FA, si në drejtim të infrastrukturës, por dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore. FA është duke realizuar disa projekte historike. Baza e parë taktike ajrore e NATO-s, baza e Kuçovës është tani në ndërtim e sipër dhe ky është një zhvillim historik. Në komponentin e pasurimit të teknikës ajrore, përsëri jemi në momente historike, sepse duke filluar nga viti që vjen ne do të nisim ndërtimin e flotës ajrore me helikopterët Blackhawk. Dy helikopterët e parë do të vijnë vitin që vjen dhe më pas ky numër do të shtohet drejt konsolidimit dhe krijimit të një flote të vërtetë ajrore me helikopterët më të mirë në botë. Ky është një bashkëpunim i suksesshëm me partnerin tonë më strategjik dhe special, SHBA dhe gjej rastin t’i falënderoj”, u shpreh ministri Peleshi, gjatë fjalës së tij.

- Publicitet -

Ministri i Mbrojtjes tha se disa pilotë janë trajnuar tashmë në SHBA për helikopterët Blackhawk, trajnim të cilin do ta kryejnë edhe trupa e pilotëve të sapodiplomuar. Peleshi shprehu falënderimet për vendet aleate të NATO-s që kanë kontribuuar në rritjen e FA.

“Ne jemi pjesë e së tërës, jemi pjesë e një aleance të fuqishme, e cila sot ka shumë sfida të shtuara përsa i përket skenës dhe sigurisë së mbrojtjes që kanë ndryshuar pas pushtimit dhe agresionit Rus në Ukrainë. Kemi shumë detyra dhe objektiva përpara ndaj unë uroj suksese të përbashkëta edhe arritje sa më të mira në këto sfida, ju uroj punë të mbarë dhe gjithë të mirat në karrierën që ju pret”, u shpreh ministri.

Mes pilotëve të rinj janë 10 djem dhe një vajzë, Armela Murati.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ylli Pulaj, atashe të vendeve aleate dhe partnere të NATO-s si dhe ushtarakë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?