Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 110-vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > 110-vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar
Histori

110-vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar

Published: December 17, 2022
Shpërndaje

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, ishte formuar Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila kishte filluar ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar.

Ndër to, më 17 dhjetor 1912, ishte marrë vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë Vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i fshehur për vise të shkelura të Shqipërisë”.

Për organizimin e tij ishin ngarkuar persona konkretë, ndërmjet të cilëve: Lef Nosi e Bajram Curri.

- Publicitet -

Vazhdimësia e shërbimit sekret shqiptar ishte parë përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.

Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës kishte bërë organizimin e Këshillit të Naltë dhe kishte risanksionuar ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme. Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brendshme ishte dekretuar Ahmet Zogu, i cili kishte bërë riorganizimin e MPB-së, duke krijuar dhe Seksionin Sekret. Drejtues i këtij Seksioni ishte caktuar Haki Stërmilli.

Parë në planin historik, shërbimi kryesor inteligjent shqiptar, gjatë kësaj periudhe, kishte pasur këto emërtesa: në vitin 1922, Sekretari Sekrete dhe, në vitet 1923-1939, Zyra Sekrete. Në nivel qendror, veprimtaria e shërbimit sekret do të drejtohej nga Zyra Sekrete, ndërsa në nivel vendor ishte drejtuar nga Prefekti, i cili kishte ngritur një zyrë të posaçme që merrej me “çështje rezervate”.

Në konsolidimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar, nga janari 1927, kishte pasur rëndësi edhe organizimi i Shërbimit Informativ të Jashtëm, me qendër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e përfaqësuar nga selitë diplomatike, duke organizuar një rrjet informativ që kishte vepruar i lidhur me mekanizmin konsullatë – legatë -prefekturë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën dhjetor 1944 – mars 1945, Shteti Shqiptar i kishte kushtuar menjëherë rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto kishin qenë vijuese të Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Fillimisht, pas çlirimit të vendit ishte krijuar Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kishte funksionuar deri në vitin 1946, kohë kur ishte krijuar Drejtoria e Sigurimit të Shtetit.

Në vitin 1966 ishte bërë riorganizimi në tri drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e kishin ruajtur deri në vitin 1991.

Në vitin 1991 u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me Ligjin nr. 7495, më datë 02.07.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar.”.

Në vitin 1999, me Vendimin nr. 61, më datë 22.11.1999, të Gjykatës Kushtetuese të RSH-së u ndryshua emërtimi nga Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) në Shërbim Informativ i Shtetit (SHISH).

Drejtuesit e SHISH-it ndër vite:

01.08.1991 deri 29.06.1992 Irakli Koçollari

29.06.1992 deri 09.04.1997 Bashkim Gazidede

09.04.1997 deri 29.05.1997 Astrit Kodra (i komanduar)

29.05.1997 deri 21.08.1997 Arben Karkini

21.08.1997 deri 07.08.2002 Fatos Klosi

07.08.2002 deri 18.11.2002 Petrit Myftari (i komanduar)

18.11.2002 deri 27.01.2005 Kujtim Hysenaj

27.01.2005 deri 09.08.2012 Bahri Shaqiri

09.08.2012 deri 30.10.2017 Visho Ajazi Lika

01.11.2017 deri 05.11.2018 Helidon Bendo (ka kryer funksionin)

05.11.2018 e në vazhdim Helidon Bendo

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ardian Hasanaj says:
    December 18, 2022 at 12:00 pm

    Ne vitet 91- 97 e deri tani SHIK eshte perfshire ne veprimtari politike, vrasje dhe korrupsion. Le te permendim vrasja e Gjovalin Cekinit ne shkoder. Vrasja ose zhdukja e Remzi Hoxhes. Manipulimi i zgjedhjeve te 26 majit 1996. Atashimi i inspektoreve te SHIK apo SHISH prane partive pilitike duke u marre me veprimtari politike dhe spiunazh politik. Nje rast tipik spiunazhi politik eshte rasti i Marenglen Shytit i cili u emerua ne menyre te paligjshme ne sherbimet inteligjente te Forcave te armatosura.
    Markus wolf ish drejtues i STAS-it te Gjermanise lindor ethoshte qe sherbimet jane shprehje e rendimetit te politikes! E thene shqip – Nje klase politike e korruptuar prodhon nje sherbim inteligjent te korruptuar!

    Reply
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 9:19 pm

    Sherbimin sekret shteteror len shume per te deshiruar tani. Nuk ka me integritet ne ate institucion.Duhet nje reforme e thelle por shume e thelle ama dhe vetem Amerika mund ta beje kete nder per Shqiperine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  • Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  • Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  • Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve
  2. Artan on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI dhe HORRI on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Ethem Lalaj on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?