Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 12 nisma ligjore për mbylljen e negociatave me BE, ligj për lobimin dhe platformë për mediat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 12 nisma ligjore për mbylljen e negociatave me BE, ligj për lobimin dhe platformë për mediat
AktualitetPolitike

12 nisma ligjore për mbylljen e negociatave me BE, ligj për lobimin dhe platformë për mediat

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

12 nisma ligjore janë prezantuar ditën e sotme si hapat e radhës për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se se viti 2026 është një gur kilometrik drejt BE-së dhe shumë i rëndësishëm. •

Gjatë fjalës së saj për mediat nga kryeministria, Dhuka u shpreh se nga këto nisma do të dekriminalizohet vepra penale e shpifjes për gazetarët.

- Publicitet -

Në fjalën e saj, Dhuka ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një ligj të lobimin, ku do të krijohet një regjistër për të.

Ndërsa ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se do të ketë një platformë të re për mediat. Sipas Gogut, ndryshime do të bëhen në ligjin për mediat audio-vizive, ku do të bëhet transparencë se kush qëndron pas mediave.

Ndërkohë që ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni ka shpjeguar nismat ligjore, që sipas saj synojnë të forcojnë transparencën dhe llogaridhënien me qëllim parandalimin e korrupsionit.

Nismat ligjore:

“Fokusi është te forcimi i parandalimit të korrupsionit. Në këto pesë nisma, është vendosja e disa themeleve dhe standardeve në legjislacionin shqiptar, duke mundësuar që korrupsioni të mos ndodhë në praktikë, Pra për ta parandaluar para se të ndodh. Këto nisma, tre prej tyre janë iniciuar nga qeveria dhe dy prej tyre janë nisma të propozuara nga deputetët.

-Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, është miratuar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi, Parashikohet mbrojta e çdo personi të punësuar, në raste se denoncojnë shkeljet ligjore. Ky ligj u jep mundësi që të raportojnë çdo shkelje ligjore. Ligji parashikon mbrojtje të mirëfilltë nuk do kenë vetëm sinjalizuesit, por dhe familjarët e tij si dhe ortakët e tij të biznesit.

 -Për herë të parë kemi një ligj për lobimin. Do garantohet së pari transparencë e plotë mes lobistëve profesionistë dhe zyrtarëve publikë nga ana tjetër. Do krijohet dhe regjistri i lobimit.

Brenda kësaj jave do nisim diskutimet në Komisionet Parlamentare dhe besoj se ky ligj do të miratohet brenda këtij muaji.

-Projektligji për sponsorizmin dhe donacioneve, rregullon mënyrën dhe funksionimi të dhënies së donacioneve. Adreson në mënyrë tërësore çështjet që kanë të bëjnë me çështjet e sponsorizimeve. Do ketë një regjistër publik dhe transparent të çdo donacioni të bërë. Ky projektligj i iniciuar nga qeveria është aktualisht në konsultim publik.

-Dy janë nisma që lidhen me parandalimin e korrupsionit dhe janë në proces shqyrtimi. Siç është ligji për konfliktin e interesit. Ky ligj synon parandalimin e dhuratave dhe përfitimin financiar për çdo zyrtar publik gjatë ushtrimit të funksionit të tyre publik.

-Nisma tjetër lidhet me financimi i partive politike. Duhet draftuar një ligj për financimin, i cili vjen në kuadër të rekomandimeve të OSBE ODIHR,në lidhje me transparencës para dhe pas procesit zgjedhor. Kjo është në proces diskutim në komisionin bipartizan në Komisionin për Reformën Zgjedhore”, tha Pirdeni.

“2026 është vendimtar drejt rrugës për në BE. Shqipëria ka një plan që e udhëheq punën dhe kemi mbështetjen e KE për të avancuar në drejtim të mbylljes. Ne jemi në mënyrë sistematike në komunikimi me KE dhe delegacionin e BE në Shqipëri që na rekomandojnë përmirësime me qëllim që të shkruajmë ligje më të mira të standardit evropian. Këto 12 ligje dhe të tjera shoqërohen edhe me një numër masash të forcimit të institucione për ti forcuar ato. Komisionari për mbrojtjen nga diskriminimin do të forcohet, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive. Më tutje një numër institucione ligj zbatuese.

Pra është e rëndësishme të themi që aftësia jonë është në krahun e mirë të nismave ligjore, por mbi të gjithë në zbatimin e tyre duke forcuar institucionet. Duke u nisur nga progresi i rëndësishëm në një numër masash janë rreth 24 kushte të ndërmjetme, 90 hendeqe kritike siç i quajmë në gjuhën e negociatave. Ne besojmë dhe presim me vlerësim, vlerësimin pozitiv të KE në lidhje me progresin për kushtet e ndërmjetme. Kjo nuk është çështje kohe, por çështje vlerësimi pozitiv së pari. Pra KE duhet të certifikoje progresin që Shqipëria.

Ky vit është kaq i rëndësishëm për arritjen e maturitetit politik  të nismave dhe vullnetit të Kuvendit për ti jetësuar ato dhe për ti dhënë mjete të mira institucioneve të zbatimit të ligjit. Pasi KE të japë këtë vlerësim pozitiv dhe pa asnjë paragjykim, do të jenë vendet anëtare të KiE që do ta shqyrtojnë këtë raport dhe rekomandimin që do japë KE. Aty do të presim me besim, pa paragjykuar vendimin e asnjë vendi anëtar, duke shpresuar që të gjithë së bashku ndajnë të njëjtin vlerësim se Shqipëria ka bërë progres themelor në çështjen e sundimit të ligjit, duke theksuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Pasi të marrim vlerësimin pozitiv dhe kur kjo të ndodhë, shpresojmë së shpejti, atëherë Shqipëria mund të kapërceje në rrugën e negociatave që është mbyllja e negociatave. Janë mbi 100 kushte për mbylljen e negociatave. Ne kemi filluar që në 2025 për ti mbyllur. Gjatë këtij viti aspirojmë që të kemi disa lajme të tilla, por t’i japim institucioneve shqiptarë mbështetjen dhe KE e vendeve anëtare vlerësimin tonë për vullnetin e tyre politik”, tha Dhuka.

“Do të ketë ritëm të integrimit të vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet të mbizotërojnë në jetën shoqërore dhe shtetërore të vendit. Një pjesë e rëndësishme ka të bëjë edhe me rolin e medias, rritja e transparencës gjatë vitit do të ketë platformë për median, propozime konkrete për nisma ligjore. Përmirësimet që bëhen në ligjin për median audiovizive ka të bëjë me transparencën, publiku është i interesuar se cili qëndron pas medias. Një punë e madhe është edhe për dezinformimit, por me rëndësi është edhe mbrojtja e gazetarëve. Një aspekt me rëndësi ka të bëjë me drejtësinë sociale. Familja shqiptare është duke u përleshur me përbindëshin e dhunës. Ndryshimet ligjore qoftë në ligjin për mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime në Kodin Penal edhe për të miturit. Një pjesë e ndryshimeve ka të bëjë më dhunë që ushtrohet ndaj më të dobëtëve në shoqërinë tonë në botën digjitale. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta ndaj korrupsionit, por për këtë do flasë ministrja. Janë dy ligje që forcojnë luftën kundër narkotikëve. Por unë doja të veçoja punën për rolin e medias dhe drejtësinë sociale. Kemi ligjet e tjera që kanë të bëjnë me rolin e komisioneve hetimore”, tha Gogu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. ¿? on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  3. Aqif on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  4. Aldrin on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  5. Aldrin on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?