Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Djali i Sllobodan Millosheviç-it bëhet i gjallë pas 20 vitesh, zbulon bustin e babait në Moskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Djali i Sllobodan Millosheviç-it bëhet i gjallë pas 20 vitesh, zbulon bustin e babait në Moskë
AktualitetBote

Djali i Sllobodan Millosheviç-it bëhet i gjallë pas 20 vitesh, zbulon bustin e babait në Moskë

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Edhe pse në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, Marko Millosheviç, djali i ish-presidentit famëkeq të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, është shfaqur për herë të parë në publik pas 20 vitesh.

Millosheviç u filmua në Moskë gjatë një ceremonie për zbulimin e një busti të ndërtuar për të nderuar figurën e babait të tij. Ai shihet në një video të publikuar në Twitter në shoqërinë e Aleksandër Zaldastanov, i njohur si ‘Kirurgu’, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe lideri i grupit të njohur si “Ujqërit e natës”.

Shumë nga njerëzit e pranishëm as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviçit.

- Publicitet -

Sipas Blic.rs, djali i Millosheviçit dukej shumë ndryshe në krahasim me fotot e fundit të disponueshme nga më shumë se 20 vjet më parë, qartazi më i plakur dhe i thinjur.

Ndërkohë në videon, e cila zgjat pak më pak se 50 sekonda, Zaldastanov prezanton djalin e Millosheviçit, me Markon i cili më pas i drejtohet turmës duke përsëritur fjalët e babait të tij të shkruara në monument.

“Siç është shkruar këtu, ne ishim, për fat të keq, një provë e asaj që ndodhi me Rusinë dhe asaj që po ndodh tani në Ukrainë. Luftërat jugosllave janë të njëjta. Fatkeqësisht, ne e humbëm betejën, por shpresoj se nuk e humbëm luftën. Për gabimet tona dhe për fatin tonë, rusët morën një mësim dhe ne do të fitojmë! Fitore”, tha Marko Millosheviç teksa qëndronte para flamurit serb.

Ai nuk është shfaqur në publik që pas rënies së regjimit të babait të tij më 5 tetor, kur Marko u arratis në Rusi pasi u padit me dyshimin për përfshirje në krimin e organizuar. Më 7 tetor ai u largua nga Serbia dhe shkoi në Moskë nëpërmjet Pekinit, ku iu dha azil politik.

Që atëherë, për të ka pasur vetëm informacione të pakta, ndërsa përflitej se ai drejtonte një biznes fitimprurës në kryeqytetin rus dhe se ishte rimartuar.

Për të ka një urdhër-arresti nga Interpoli në Serbi, sipas të cilat ai duhet të arrestohet nëse do të shihet ndonjëherë në vend.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/06/ssstwitter.com_1686745424515.mp4
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO-së, ndalon celularët edhe për avokatët
  • Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

Komentet e Fundit

  1. xxx on Nëna shtatzënë humbi jetën tragjikisht bashkë me foshnjën, Ministria e Shëndetësisë zotohet “për hetim të thelluar”
  2. xxx on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  3. xxx on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  4. demo on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  5. Shenanigans me brire on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?