Nga Bedri Islami
Që prej dy ditëve prindërve u mungon djali i tyre. Në shkollën “ Fan Noli” në Tiranë, një ndër shollat më të mira të vendit, ka një nxënës më pak.
Ndodhi në Tiranë vrasja e një nxënësi 14 vjeçar, ashtu si mund të kishte ndodhur në çdo cep të këtij vendi të marrosur. Në Shkodër, në Lezhë, në Vlorë, në Sarandë. Askush nuk është i përjashtuar, asnjë qytet, asnjë shkollë, asnjë rrugicë, asnjë qoshe.
Fantazma e së keqes është e varur mbi krimin që mund të ndodhë. Rubrikat e lajmeve mezi presin. Analistët, po ashtu. Jemi në vendet e pakta të botës ku kronikat e lajmeve hapen me vrasje, dhunime, krime.
Të gjithë pyesim se si ndodhi kështu? Çfarë ishte ajo krisje e madhe mes dy adoleshentëve, që bëri një gjëmë të tillë? Është e vështirë të perceptohet se si një djalë i ri, në mos sot, nesër ai do të ketë emrin e vërtetë, atë të vrasësit, kaq gjakftohtësish, vret me thikë moshatarin e tij, me të cilin edhe mund të kenë luajtur, të kenë qeshur, të jenë zënë për diçka të zakonshme e shpejt të jenë përsëri bashkë?
Tani, e gjithë kjo, është temë e mediave, bisedave, debateve pafund, që nga rruginat e një lagje deri në sallën e parlamentit, ku deputetë tru tharë kërkojnë të bëjnë politikën e madhe me gjakun e derdhur, si ka ndodhur jo vetëm tani, por në të gjitha rastet, pavarësisht se kush ka qeverisur e kush ka qenë në opozitë.
Vrasja si motiv politik është gjëja më e zakonshme, edhe pse vetë dhuna, krimi , prej viteve, ka qenë diçka e njohur, e herë pas here, e zakonshme.
Krimi e ka një vit fatkob për kombin. Vitin 1997. Nuk ka në historinë e shekullit të shkuar një vit tjetër, kaq të kobshëm, se sa ai. Është më i tmerrshmi që ka ndodhur, më i dhunshmi, që bëri vendin e tij në jetën tonë të përditshme.
Viti 1997 nxori në rrugë kriminelët, banditët e rrugës dhe banditët e qeverisë. Nxori në rrugë dhunën. Armën. Krimin. Krijoi fenomenin e njeriut me armë, që qëllon ku i teket. Zhbëri jetën dhe lartësoi vdekjen. Është viti kur arma u bë zgjatim i duarve të qytetarit, pavarësisht moshës, kur mendja u braktis dhe mori përparësi të jashtëzakonshme dhuna; kur forca mundi idenë, vizionin, perspektivën.
Në vitin 1997 dhuna mori qytetarinë. Mori të drejtën për të sunduar. Për të vrarë. Për të gjykuar. Për të zhdukur. Për të qenë meritë e atij që dëshmohet se është i fortë. Për humbjen e qytetarisë. Për krijimin e një modeli tjetër të njeriut : atij që është i shquar, nëse dëshmohet se është i dhunshëm.
Në të gjitha qytetet, vëreni me kujdes, pjesëtarët e bandave janë njohur nga të gjithë, por askush nuk ka bëzajtur. Pas vitit 1997 ndodhi gjëma, që nuk po ndalet. Nëse shumë vite më parë, krimi ishte i pazakontë, tani po bëhet i zakonshëm. Dhe nuk çudit më askënd.
Pas vitit 1997 të gjithë bëjnë politikë me vdekjen. Sepse ishte viti i vdekjes. Të shtetit. Të shoqërisë, Të mendimit. Të qytetarisë.
Tani, edhe pse e njohur, sesi ndodhi viti 1997 dhe kush ishte në qendrën e krijimit të tij, kjo nuk është më e rëndësishme.
Pa u bërë ende një ditë natë nga vrasja e 14 vjeçarit, po në Tiranë, ndodhi vrasja e një djali tjetër të ri. Në njërën nga rrugët e njohura të kryeqytetit. Me gjak të ftohtë. Djali i një figure të sistemit të drejtësisë. Që kishte gjykuar dhe dënuar grupe të rëndësishme të bandave kriminale.
Në një ditë të ardhshme mund të kemi përsëri një ngjarje tjetër të rëndë. Është e pa besuar, thellësisht e pa besuar, se si, turpërisht, nderimi që i bëhet një vrasësi, pjesëtari të një bande, quhet normale.
Viti 1997 nxori të keqen nga fundi i një bote që mendohej se kurrë nuk do të ishte e pranishme në Shqipëri.
Ecni në rrugët e Tiranës dhe dëgjoni se si flasin sot të rinjtë. Është e turpshme t’ i dëgjosh. Fjalor dhune. Gjaku. Turpi. Krimi. Para ardhje e një vrasje të ardhshme. “Të fortët” nderohen, të mençurit nuk njihen nga askush. Qindra orë televizive i kushtohen dhunës, krimit, vrasjeve. Asnjë orë mendjes dhe vizionit.
Këto të rinj jetojnë mes nesh. Dëgjojnë dhe admirojnë të dhunshmit. Mallkojnë prindërit e tyre që nuk janë mafiozë. Që nuk u bënë të pasur, pavarësisht rrugës që mund të ndiqnin.
Të ndershmit i thuhet i çmendur; të diturit i thuhet budalla, të urtët mënjanohen, e bukura nuk ka vend të jetë e pranishme. Nuk është lajm se kemi qindra të rinj të talentuar, që kanë bërë emër në të gjithë botën. Lajm është kush vrau dhe si , kush është bandit dhe cila ishte pasuria e tij, cila është eskorta e të fortëve, makinat që përdorin, udhëtimet që bëjnë.
Sado që mund të duket e habitshme, viti 1997 është në thelbin e krimit dhe të dhunës që ndodh sot. Nëse nuk zhbëhet ai vit, mos u çudisni për vrasjet e tjera.
B.Islami shkruan qarte per situaten aktuale, ku krimi eshte personazhi i dites. Por nuk thote pse ka ndodhur e ndodh kjo. Asnje fjalw per sistemin, i cili eshte ngritur mbi krimin dhe ka ne palce kermin. Dhe ky sistem ironikisht dhe tragjikishr quhet “Demokraci”. . . . “Demokraci borgjeze”.
Nuk kam ndonje opinion per shkrimin e “qarte” te Bedriut. Mjafton te lexoj titullin, dhe e kuptoj ca do thote.
Ndonjehere mjaftojne komentet.
Sa per Bedriun, dua ti kujtoj qe ne shqip i thone “Viti i Kobshem”, jo “Vit Fatkob”, sic e thote ne menyre Rilindjote Bedriu i Ramuteve patronazhiste.
Kaq kisha, thjesht te tregoja qe eshte nje cope idioti medioker
Zoti Bedri e ke ulur stekën shumë !! ….Sepse 1997 ishte “bijë” 2 prillit 1992 kur falangat eleserbiberishiste dhe rajersonviçiste menaxhuan ne distance këtë kasaphane deri sa thane para pak vitesh””””po të mos organizonim 2 prillin 1991 nuk binte komunizmi”””Nqs analizojme A-prishjen e votimeve te 31 marsit 1992…B-prishjen qeverise panshqiptare te stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese e Rajersonoviqit në votimet e 22 marsit 1992 ishte vrasja e shtetit dhe dinjitetit te shqiptarëve në emër të nje kryqzate kanibale ndaj një fuckomunizmi vdekur praktikisht qe në 17-18 dhjetor 1981 kur Mehmeti vdiq fizikisht dhe Enveri vdiq moralisht…
…Fakti që vrasesi i shtetit shqiptar Usalih Biberishaj bën kualicjon me vrasësin e Peshkëpisë 10 prill 1994 nën zgërdhimjen e haleateve tanë pornoperindimore duhet të zgjojë prej gjumi intelektuale si Bedri Islami sepse po ringjallet fryma e SERBiber-Rajersonoviqeve të 1991 që duan të vënë përseri ne pushtet Drakulen e Viqidolit për herë të tretë me derivatet e tij
Largoni,Deboni,Shporrini OJQte dhe OJFte nga shkollat ,vecanerisht nga shkollat 9 vjecare,se i terbuan kalamajte me ato seminaret kunder droges,seksit,vjedhjes,krimit,,ju futen Ndezen,,.I joshen, me keq,.
E bene si Hafyz Sabri Koci ne 91 qe gerthiste ne shkallet e Xhamise:Mos vidhni,mos vrisni,mos gjakmoruni,mos drogohuni,kur keto fenomene nuk njiheshin ne Shqiperi,.Sa i mbolli faren.
Eshte si ajo Coca cola me droge,qe e mallkonte Partia Punes, Ne jo plot,,por edhe kur gjinim ndonje shishe bosh ne breg te detit,qe hidhnin marinaret,,i vendosnim tek kompleti qelqurinave si trofe zbukurimi.
Ngjallni interesin per gjuhen,letersine,muziken,vallezimin,sportet.Keto i mbajne larg nga i forti Lagjes.
Moralizuesit,Lektoret,Aktoret,Proibitoret,,sjellin gjithmone Efektin e kundert te propogandes.Kujtoni Proibicionin,si u ndez Amerika per Alkoolin,drogen,prostitucionin,krimin.PROIBICIONI SOLLI VESIN. Droga dhe Bandat e Organizuara nuk njiheshin ne Perendim para Proibicionit. Prandaj perzini nga shkolla Parazitet e Agjitpropit,OJQte dhe OJFte.
Masa e pare urgjente qe mund te ndermarre qeveria eshte rikthimi i sistemit arsimor ne kushtet e viteve te socializmit; Sjellje me autoritare e mesuesve dhe e organeve ligjjzbatuese dhe ndarja apo filtrimi i e nxenesve ne klasa apo shkolla edukimi. Dihet qe nje “i keq” shkaterron gjithe grupin. Gjithashtu kur nje mesues therret policine kjo e fundit nuk duhet te vonohet me shume se 30-60 seconda. Te merren te gjitha masat qe kjo te realizohet. Cfare neglizhohet ne kklasa, do te ndodhe patjeter ne vitet e mevonshme. Vrasesit e ardhshem kaliten ne shkolla; Duket paradox por aty mesojne bullizmin, dhunen, mosrespektin, ndarjen nga prinderit apo mosdegjimin e tyre, mbajtjen e armeve, perdorimin dhe shperndarjen e droges. Duhet reaguar me force edhe me koston qe mund te gabohet por korrigjohet ne vazhdim.
Mendoj se shkrimi eshte shume dinjitos.Gjithmone pothuaj se edukimi familiar kryesisht NENA eshte kryesoria per femijet por po shikojme se per aresye te ndryshme jane shume agresive keshtu qe nje nga shtyllat per edukimin familia eshte dobesuar. Mendoj se shembulli me negativ eshte artikulimet shterp e keqdashese ne parlament.Shembull negativ jo ne pak raste mos rrespektimi i protokolleve ne etik te shume qeveritareve te cilet kane ne dore fatet tona jane shume dobet.Ne shkolla ka shume drejtoresha e mesues pa vlera te cilet kane nga 87 e tete vjet ku vegjetojne por si flitet per shume raste negative dhe jo te denja per misionin dhe biles u thone jane te zonjat qe bejne veprime te kundraligjeshme sa qe atyre qe punojne ju marrin frymen ndersa atyre qe jane problem i mbrojne duke u shprehur prinderit ate pune kane etj.Rrespekte z.Bedri.
Gjithë vitet 1913 e deri më sot fatkobët tanë.
Osmanllinj Elhamdullillah me Sulltan Erdoan
I NDERUARI BEDRI. TE MBESHTES PLOTESISHT,POR FATKEQESISHT GAZETA JUAJ DITA BOTOI NE FAQEN E PARE TE SAJ NGA XHEVDET SHEHU SHKRIMIN BOMBASTIK “GJENERAL SHEME KOSOVA HAP DOSJEN E ZEZE TE VITIT 97 ‘ , KU AI ESHTE PERGJEGJESI KRYESOT SIPAS LIGJIT PER STERVITJEN DHE GADISHMERINE E FA ,PER MBROJTJEN DHE SIGURINE E TE GJITHA ARMATIMEVE DHE MUNICIONEVE TE USHTRISE. XHEVDETI, REDAKTOR I LIBRIT E BEN HERO.
SI AKTOR KRYESOR I DIPLOMACISE USHTARAKE DHE REFORMAVE FILLESTARE NE FA TE ASAJ KOHE KAM QENE KUNDERSHTUES I HAPUR PWR NIVELIN SHUMW TW ULWT DHE MUNGESEN E AFTESISE DHE PERGJIGJESISE SE DREJTUESVE TE SHP ME NE KRYE SHEME KOSOVEN QE RRENUAN GADISHMERINE DHE BRAKTISEN ARMATIMIN DHE MUNICIONET, GAZETA JUAJ CUDITERISHT NUK MA BOTI OPONENCEN E KETIJ SHKRIMI ” TE CILIN E BOTOI FJALA.
imagjino te reklamosh emrin tend bedri – islom dhe te hiqesh si i zgjuar lol vk…
Problemi eshte me i thelle se 97 e ka filluar para viteve 90 per ate pune. Shthurrja e shtetit eshte problemi kryesor qe askush nuk e kupton . Ketu nuk ka shtet , respektimi i rregullave te nje shoqerie civile eshte ne nivel skandaloz. Femijen edukoje sa te duash kur del ne rruge sheh vetem rrugac qe bejne ligjin . Sheh vetem njerez pa edukate . Vetem emigrantet apo ata qe jetojne jashte mund ta shohin humneren shqiptare , vendalinjte jane imunizuar e nuk ju ben pershtypje asgje . Qytetet shqiptare ngjajne si vatra infeksioni ku mbizotron injoranca e budallalleku. Ne nje vend ku makinat ecin me shpejtesi e njerzit parkojne si kafshe ne dyert e shkollave , ne nje vend ku foshnjat mbahen ne timon nga prinderit ka mbaruar cdo gje ..eshte e kot te flasesh per motive psikologjike , tik tok a snapchat apo te tjera frustacione adoloshentesh. Te mungon baza , te mungon shteti e rregullat e nje shoqerie . Nuk behesh . Eshte nje tmerr. E keni vene re qe askush nuk flet per rrugacerine qe mbizotron rruget e shoqerine shqiptare ? Askush . Ky vend vete i vret femijet e tij ..ka 30 vjet e me shume ky muhabet .
Zoti Hajro Limaj ,,,Sheme Kosova eshte nje monster por milingone para Drakules Berishe per te cilet amerikanet ben gabim te madh qe e katapultuan ne maj 1991 dhe eshte koha qe Amerika te kerkoje dhe ti veri prangat Berishes tyre dhe jo te tallen me Non Grata Gallata Sallata…ndiq keto rradhe me poshte qe Saliu u be Usali……..WASHINGTON D.C.: Më 22 Maj 1991, Elez Biberaj Sali Berisha, Azem Hajdari Ismail EFENDI KADARE dhe faqeziu Ekrem Bardhaj dhe bënë një dëshmi para Kongresit amerikan, me fetsë të Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, dhe Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ku folën mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri..lexoni deshmine enverkufomengrenese te Salihit dhe do ju vije per te vjellur…
PER ATE PERIUDHE,VECANERISHT CIA KA PERGJEGJESI TE RENDE PER SKENARIN QE NDERTOI PER NDERRIMIN E SISTEMIT, E CILA SOLLI PASOJAT E SHKATERRIMIT PERFUNDIMTAR TE PASURISE KOMBETARE ME 500 FABRIKA E UZINA…….ETJ.
Hajri Limaj.
Paske qënë me poste të larta.
Hero i kohes së Zhulalit.
Ju që shkuat ne ministrine e mbrojtje pas vitit 1991. Ishut të gjithe periferik. Ishit militant ndoshta edhe spiun. Un nga galli shkoja shpesh ne ministrine e mbrojtjes. Ishin tè gjithe zhulal. Lazime e nja dy tè tjere zvebdesministra. Ishte edhe nje jaradyz tropoje rexhmataj. Ishte mbreti sipas llogari se se tij. Demin per tè tjeret e bėnte tè madh. Edhe Ti nje forme legeni mund tè kesh qene
Aleks me fjalorin qe perdor tregon nivelin tend. Une jam nje personalitet shtetror ne te dy sistemet vetem ne sherbim te sigurise kombetare,larg partive politike. Kam patur mundesi fitimesh te medha,por s kam pranuar nje kafe zotri.
Deri me tani nuk kam ndegjuar asnje punonjes shteteror te thote qe un jam i korruptuar, hajdut e maskara. Te gjithe deklarojne se jane te ndershem e luftojne e punojne per mireqenien e “popullit” !
Zoti Hajro,pas gafës vogel në komentin e parë ju po bëni një gafë astronomike në komentin e dytë për Cia-n dhe rolin i saj të gabuar në vitet 1991-1992 që na kujton një batute me Pal Vaten në vitet 70′ kur i thanë per nje problem fshataret e tij ai tha : Une me Enverin nuk dime gje..vecse mund ta ketë bërë Mehmet Shehu me kokën e tij……Pra dhe Hajriu yne sikur thote : Une me Bushin Senior nuk dime gje por mos e ka bere CIA me koken e saj !! Vazhdojme me tej: Xhorxh H.W Bush kur u be president i Amerikes e kishte te ngrohte akoma karriken e drejtorit të CIA-s dhe në shume kanale e shtypit shqiptar eshte thene se Elez Serbiberaj jo vetem supozohej qe luajti karten e UDB ne vitet 1988-1992 por dhe se sherbimet e CIA-s dhe UDB-s ishin ne muajt e mjaltit..Ose me sakte o Hajro a nuk e dini qe Biberaj eshte Sali Berisha Amerikes ?? Pasi keni qene personalitet shtetror ne te dy sistemet ne sherbim te sigurise kombetare ku keni qene ju i dashur qe ne vitin 1991 u vra shteti shqiptar sepse A…u prishen me dhune votimet e ndershme te 31 marsit 1992…..B ..U organizua 2 prilli 1991 me pit bullin e Elezit horrit (heroit)te popullit Azem Hajdari….C…U prish qeveria e ndritur e stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga “miki Elezit” Salih Berishaj dhe..D.. me e peshtira marrja pjese e Rajersonit ne votimet e 22 marsit 1992 me teorine e tij kriminale te cekut bardhe dhe se pamporet me “rrush te bushit” po prisnin ne Otranto…Pra zoti Hajro lere Sheme Kosoven qe eshte nje buburrec dhe merru fol per sigurine kombetare se sic na dalin llogarite aleatet tanë janë përgjegjesit kryesorë për kataklizmonë e atij vëndi ..me dashje apo pa dashje…??
Po te kerkosh rrenjet,,fajtor per shkaterrimin Industrial,bujqsor,ushtarak,arsimor nuk eshte Rajersoni me Elesbyberin,por Enver Hoxha.A e dinte Enveri qe Tropoja nuk ka zanat te ndertoje,nuk di te asfaltoje,te arsimoje,te plugoje,te mbareshtroje?,,E dinte si dreqi e dinte.Perse e solli Sali Berishen nga shpella ne Tirane?Perse nuk e ridergoi perseri ne Tropoje,te sheronte Tropojanet?Perse ne Kukes dhe Tropoje dergonte Mjeket Tiranas dhe ne Tirane mbante Maloket e Tropojes?Perse Enver oxha privilegjoi ne forumet e larta te Partise dhe Rinise,tropojanet?
Nuk kishte Tirana kuadro per te drejtuar KQRPSH?Nuk kishin rrethet e tjera?Po perse KQRPSH e kane drejtuar qe nga 1974 Mehmet Elezi dhe Lysien Bashkurti?Perse Azem Hajdari i perjashtuar si rrugac nga te gjitha shkollat e Shqiprise rikthehet tre here ne Universitetin Shteteror te Tiranes me burse shteterore ne Fakultetin Juridik?Ne Fakultetin Juridik mund te shkonte ky Fatmir Xhafaj nga Vlora qe ka dale fotografi ne Tribune me sh.Enver,Ay kryehetuesi qe e kishte babane kuadro te larte te Sigurimit Shtetit,,por jo nje rrugac Tropoje i perjashtuar nga rezervat e punes me nje deftese shkole nate ne Tropoje,si kurset e analfabetizmit Brigades.
I perjashtuar nga Fakulteti Juridik Izet Haxhia rikthehet tre here ne Ate Fakultet nga Komiteti partise Tropojes.
Tropoja nuk kerkonte te pastronte halete e Tiranes,te prashiste fermat e Tiranes,Tropoja kerkonte qershine mbi Torte,Komitetin Qendror,Komitetin e Rinise,Fakultetet me te Perzgjedhura edhe Ministrine e Jashtme,Ambasadat.
Por ketu ndeshi ne nje Intrigant me pervoje nga Bregu.Kur mehmet Elezi si shqarthi qe i vjen verdalle kotecit,po i vinte verdalle Ministrise se Jashtme,,Shoku Sofokli Lazri e pyeti:-Ne cfare Brigade ka qene Yt Ate?
E gjithe urrejtja qe kane per Sofokli Lazrin(bene edhe film per ta denigruar),lidhet me Kufirin tek Thana qe u vuri ne Ministri te Jashtme. Perse Nexhmija i perzuri,i denoi,i burgosi,i internoi kuadrot e larte te fylozofise Marxiste Leniniste(si psh Frederik Gjerasin) dhe shpalli Qehaja te Shkolles Tropojanin Besnik Mustafa?
Perse Druidi i Rruges se Partise dhe Shtetit nuk ishte KQPPSH,por Tropojani Bujar Hoxha?
Ja,ta thom Uuuuuuu!Enveri me Nexhmijen po pregatiteshin ti vinin minat Shtetit.populli shqiptare nuk po e duronte me skllaverine Hoxhiste.Familja Hoxha i kishte vene lakmusin Atmosferes dhe kishte marre kampjonet.qe tregonin se populli shqiptar do ti permbyste.Per te shkaterruar,per te vene zjarre,per te mos lene gur mbi gur, me te mire se Tropojanet nuk gjen.TOKE TE DJEGUR DO TA LERE SHQIPERINE,ASHTU SI DOGJI STALINI GJYSMEN E RUSISE MOS TE BINTE NE DORE TE GJERMANIT. Vetem kjo i spjegon privilegjet paradoksale qe ju bene tropojaneve ne periudhen 1974-1990.
Prandaj Tropojani Sali Berisha i bertiti Sekretarit te Pare te PPSH Ramiz Alia ne Mbledhjen me Intelektualet:-C`duan Sanbistet tek Spitali?Ajo molla nuk ra kot nga pema ne Koke te Njutonit.Ra qellimisht.Edhe PDja Shteti,dhe Pushteti nuk rane kot ne koke te Sali Berishes.Nuk e ndrroi kot byleten e avionit Sali Berisha,per te ardhur urgjentisht,,Se byleten e Bingos,,Enver Hoxha ,jo Elez Byberaj,ja kishte taxur Sali Berishes,qekur e nxorri nga vrym e shpelles ne Tropoje.
Koment të fuqishëm ke bërë Demo, por do të na inatosësh tropojanët.
Tropojan more tropojan
Ty nga Demua nuk ta mban
Se me ty Demua nuk ngjan
Është “Rikard zemërluan”
Nuk është një shpellar hajvan
Vrasjet dhe trimerimi i Trimave qe i kryejne nuk kane zanafille 1997 por Heqjen e Denimit me Vdekje.
Nuk jemi as finlandeze as franceze qe te funksionoje, kete duhet qe Politika Shqiptare duhet t’ja shpjegonte dje e shpjegoje Brukselit edhe sot. Heqja e Denimit me Vdekje per Vrasjen ka qene fatale per kete vend e kete popull, fjalet e tjera jane sa per konsum koti.
Nje prove te behet : Ta vendosin Denimin me Vdekje per Vrases per periudhe 6 muaj a 1 vit e te shohim sa vrasje do kete – ASNJE!
Jemi popull tejet frikacak qe na trimeron vetem mos-pasja e Pushkatimit per vrasjet dhe ai Denim me Vdekje na ben pune aq sa na prish pune heqja e tij.
Jo mor fjale me vend,nuk eshte ashtu.Tropojani eshte shpellar atehere, kur me ate bagazh te paperfillshem EKONOMATI, ADMINISTRATI,HYQYMETHESAPI,kerkon te drejtoje Shtetin,.
Per kete duhet ti drejtohemi Tradites,sepse Tradita nuk te genjen kurre.Ke Xhinsi merr dhe qeten-thote peqinsi.
Kosovari i njemendet,fshatari i Kosoves ne Tradite eshte bujk.Ate mirni e pasuri qe ka,E KA PREJ PUNES.Kosova eshte fushe pjellore.Banori Kosoves plugon,leron,mbjell dhe korr.Puna e ka gatuar fjalepake,Te Ndershem,Mbrojtes luftarak te Djerses, Familjes dhe Tokes.
Tropoja nuk ka fushe.Ka shkrepa dhe ca skerka,.Pyje shume.Banori Tropojes 6 muaj te vitit pret Pishat dhe Ahet dhe i zvarrit me mushka deri ne Pazar te Gjakoves dhe Prizrenit,per ti shitur si lende ndertimi,.Me ato para blen bereqetin per dimer dhe mbyllet ne kulle me fisin 6 muaj te Dimrit.Lloqe muhabet,Intriga dhe Kurthe.Si t`ja laparosim hasmit ftyren ma zi se kpuca,si tja rrenojme kullen,si tja prishim gardhin,si tja cartim stanin?
Me vu keta te drejtojne shtetin,eshte si si ajo zonja qe mbylli ne shtepi Tomin Xherrin,dhe bulldogun Carli dhe e gjeti shtepine permbys.
Jane te Pafajshem.Kete dijne te bejne.Kete kane zanat,.Tani se shtirren si Burreshtetas,fylozofer,Dhiplomater,
Gjuhetare,,..Me i besueshem eshte Koci teto Ollges kur shtirret si Skulptor.
Eci ron si 100 kile
Zbojm transport ner 100 kile
Puna paster nuk ka hile
E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshileI
Zoti Demo ,keni një formim të admirueshem kulturor dhe një ndjenje të lartë atdhedashuria por keto qe i keni i hidhni poshte ,i rrëzoni si puna lopës me antienverizmin kozmik tuajin nekrofag…Konkretisht Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970….Nëse shikoni videon e vizites dytë edhe Krishti me Muhametin të kishin shkuar në Tropojë nuk do ishin pritur aq mire….Ne gjithe kete histori bashkohem me ty Demo se Enveri nuk u tregua “vigjilent” dhe nuk kuptoi pabesinë e tropojanëve ( jo të gjithë) në lidhje me Bajram Currin te cilet tropjanet jo vetem qe kishin rol kryesor ne vrasjen e tij por nuk pranuan as te varrosnin ne Tropoje por e moren hasjanet e nderuar dhe e varrosen ne Krume…Dihet nga te gjithe se pas majit 1970 majit vete Enveri dhe rekomandime qe djemte e Tropojes ( me sakte lugines Drinit) te favorizoheshin…ketu jemi bashke ne kete ide…Ajo që gaboni në mënyrë kriminale ju nuk merrni parasysh disa “piketa kilometrike” me konkretisht Ramiz Alia i fitoi votimet e 31 marsit 1991 ,bindshem dhe mori urimet nga Perendimi por (ki vemendje ju lutem) ….Shpellari {sipas zhargonit tuaj} Izet Haxhia …thote qe shpellari Elezbiberaj erdhi ne date 1 prill 1991 te selia shpellarit Salih Berisha dhe urdheroi te prishen votimet qe fituan “kamunistet” dhe nisen shpellarin Azem me banden e tij qe dogjen Shkodren dhe me vone Shqiperine…Te rekomandoj te lexoni Operacjonin Kondor ne vitet 70-80 ne Ameriken e Jugut ne te cilen amerikanet rrezuan dhjetra qeveri te majta si kuti kartoni..po ashtu Operacjonin Gladio i cili u zbatua ne Europe me te njejtin skenar…Pikerisht keto skenare u zbatuan ne Shqiperi me Pinocetin e Viqidolit ne vitet 1988-1992 per te cilet Enveri apo Ramizi ishin viktima te Kanibalit Berishe qe nga zagar i Enverit u kthye ne Pit Bull te Elez SERBiberit…Nuk do t’i shkruaja keto rradhe sot nese aleatet tane jo vetem mbyllen syte per kualicjonin kriminal te terroristeve Berisha-Beleri por sic po duken bathet segmente antishqiptare ne bodrumet e Washingtonit & Brukselit po pregatisin riardhjen ne pushtet te Berishorrit per here te trete qe do te thote Dead Albania Forever nen zgerdhimjen e te ashtuquajturve miqte tane te leshit…turp !
Zoti Chess!Pamvaresisht se jemi ne kahe te kunderta persa i takon Enverit dhe iktatures,Rendesi ka qe na dhemb Atdheu,Ekonomia,Industria,e vjedhur e plackitur ku sakrifikuan prindet tane dhe brezi im.
Mos ki hyall se Berisha vjen prape ne pushtet.Edhe une hall e kam,por Frrok Cupi me qetesoi sot kur tha per Berishen:
-Me mire lef kot,se te rrije kot.
Pa shaka, Demo ka vërtet një bagazh kolosal njohjesh dhe dijesh kolosale. Diapazoni I tij kulturor dhe historik është mahnitës. Edhe njohjet për profile të ndryshme për persona të ndryshëm për persona publikë apo që përpiqen të jenë të tillë.
Demo bëhet fisnik kur komenton me qetësi dhe pa emocione negative, si mllefi, paragjykimi, mohimi i pohimit, etj.
Demo ka dhe aftësinë reflektuese, nuk është “kokëshkëmb”. Por reflektimin e bën ngadalë, se normal, çdo njeri ka egon e tij, dhe nuk thotë që u nxitova këtu, apo gabova me këtë mendim aty.
Demua ka një sarkazëm dhe batuta që rrallëkush I ka, edhe poezinë satirike e njeh në majë të gishtave.
Vetëm sugjeroj që të organizojë më mirë tekstin në komente, se komentet e tij ngjajnë hera herës si ca miniera ku ka përzier edhe diamante, edhe ar, edge qymyrguri, edhe pirit, edhe gaz metan.
Të lumtë Demo !!!
Sa kënaqësi ndjen njeriu, kur qytetarët merren vesh mes njëri – tjetrit dhe vendosin në pah vlerat e atij që i mbart në vetvete këto vlera. Tani mu kujtua një thënie e një shkrimtari :
Kurrë nuk zihen dy zotërinj me tru
As një i mençur me një mendje hu
Dy budallenj me brirë
Tërhiq e tërhiq këpusin zinxhirë.
Ditë mbarë paçi!