Një grup prej 141 pedagogësh kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, duke dënuar përdorimin e forcës nga policia ndaj studentëve gjatë protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë.
Në një deklaratë të përbashkët, pedagogët shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan dhunë të pajustifikuar ndaj studentëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestave.
“I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare”, thuhet në deklaratë.
Sipas pedagogëve, një qeveri e tillë duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Nënshkruesit u kërkuan gjithashtu punonjësve të policisë të ndërpresin dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm, duke paralajmëruar se përgjegjësia për veprime të tilla është individuale.
“Mos harroni se ata që ju japin këto urdhra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju”, paralajmëruan pedagogët.
Deklarata u drejtohet edhe përfaqësive diplomatike në Tiranë, të cilave u kërkohet të reagojnë publikisht për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Ndërkohë, pedagogët u bënë thirrje protestuesve të shmangin dëmtimin e bizneseve dhe pronës publike e private, duke argumentuar se aktet e dhunës mund të përdoren nga qeveria për të justifikuar ndërhyrjet policore dhe për të delegjitimuar protestën.
Në një apel drejtuar qytetarëve të Tiranës, nënshkruesit sollën në vëmendje lëvizjen studentore të vitit 1991, duke kërkuar solidaritet më të gjerë me të rinjtë.
“I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që, njësoj si në 1991, t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre”, thuhet në deklaratë.
“Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshëm policë e gaz lotsjellës për një popull të tërë”, përfundon apeli.
Deklarata vjen në ditën e gjashtë të protestave studentore dhe qytetare, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, qindra të lënduar dhe përdorim të gazit lotsjellës, autobotëve të ujit dhe plumbave të gomës nga policia.
Kryeministri Rama ka refuzuar kërkesat për dorëheqje, duke deklaruar se protestat po shfrytëzohen nga kundërshtarët politikë dhe faktorë të huaj për të destabilizuar vendin dhe për të penguar procesin e integrimit europian.

Dilni ne rrug krah studentve
Mos pranoni ndere poste dhe favore nga politika qe tju respektoj populli
Dje sot neser
Eshtë zhytur thellë në mëkate Zoti Edi Rama. Protesta paqësore të dha mundësi të reflektoje, të ishe i përgjegjshëm duhet të reagoje dhe jo
përbuzës dhe mospërfillës se populli shqiptar ju besoi, por ju e tradhëtuat, ju u tallët me jetën e tij dhe shpërdoruat besimin. Tani largimi po të duket çudi ,por kështu do të jetë fundi i botës politike të papërgjegjshme që hapi plagë të rënda në 36 vite për vendin dhe qytetarët shqiptarë.
Bëtë normë papërgjegjshmërinë në institucionet shtetërore për të pasuruar bandën tuaj grabitqare si PS dhe PD.
Të Dy bandat kriminale PD_PS të ndihmuar nga sistemi i “drejtësisë”dhe media degjeneruese rrënjosën një mentalitet kolektiv kryekëput negativ në shoqërinë shqiptare. Më pas kur shoqëria civile e kuptoi kurthin e bandave politike shpërtheu, por vonë, më mirë vonë se kurrë.
Kjo fatkeqësi kombëtare do një mënçuri popullore dhe intelektualë të shquar për ta shpëtuar vendin nga kjo mënyrë gjithëpërfshirëse.
Rroftë Shqipëria dhe populli patriot shqiptar!
Rama do ket fund te hidhur
Do ket viktima kjo pune
Me sa shihet Rama ka dal.mendsh
U qam kot nga Berisha ne 96
“Mos harroni se ata që ju japin këto urdhra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju”, – paralajmëruan pedagogët.
Ja thanë mo ja thanë, po kujt ja thanë?
Kush e lexoi? Kush i digjoi?
Sejmenët koktrashë? Ata që në jetën e tyre s’kanë lexuar as një libër nga fillimi gjer në fund?
Deri para gjashtë ditësh kishim këtu ke Dita nja dy idiotër të dobishëm si kapterr hajvan lalaj & co., që i binin tellallit me mendimin se Rama nuk është si Berisha, se ai të paktën deri më sot nuk ka vrarë asnjë njeri. (!?)
Debila si puna e et’hem rroçkës këtu numërohen për fat të mirë me kokrra, por mjafton të hidhesh pak ke paçavurja Tëma e mjeranit Ymer Pështan Boza dhe atje, duke filluar nga vetë bythlëpirësi numër një i Ramës, do hasësh dhe mjaft sejmenë të tjerë, analfabetë të dobishëm, gagaçë, kockalëpirës të shpifur, zorraxhinj, e lloj-lloj vemjesh pa identitet, për të cilët lëmosha dhe kotherrja e bukës kanë më shumë leverdi, se sa postimi i ca shprehjeve vulgare e idioteske me të *ifsha e me të bëfsha.
Veglat e keqpërdorura si mish për top janë fatkeqsia e kombit. Janë ata, pa qëndron më këmbë makineria vrastare e 21 Janarit 2011 si dhe kjo e 13 tetorit 2026.
Asnje mencuri nuk e shpeton popullin shqiptar nga Rama,Vetem MENCURIA E DHUNES ME DHUNE.
Ne 98 shpetoi,duke ja futur vrapit me corape te kuqe per tek Rogneri.Sot asnje Hotel Diplomatik nuk e ka statusin e Kishes se shenjte e te paprekshme.
KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI
Nèse shqipèia gjèndet nè kètè gjèndje, fajin duhet ta pranojnè edhe Peda .gogèt. Ata kanè vite qè ç’edukojnè e nga aftèsia e tyre kanè nxjerè studentè qè nuk duan tè mèsojnè po, janè tè etur tè shkatèrojnè, djegin edhe ndoshta tè vrasin. Natyrisht Rama ka rrènè nè kurthin e pushtetit, vetè Ai ju largua masès ndoshta njè kèshillè e Blerit mund tè ishte e vlefèshme pèr ndonjè K/m tè njè vèndi europian dhe aspak tè Shqipèrisè. Largimi i tijè nga votuesit u shtua edhe me kabinetin e ministrive qè zgjodhi pèr tè bashkèpunuar. Si mund tè keshè progres e tè mendosh tè ndrisès Shqipèrinè me kolegè tè pa aftè, tè korruptuar dhe ordinerè??!! E dhjeve o i biri i artistit e megjithatè jeni e keqja mè e vogèl po tè krahasohesh me shpellarin qè kèsajè here ta hodhi aq poç saqè vèshtirè e keni qè tè qèndrosh. Ndjej keqardhje pèr ata qè tè besuan e ndoshta nè heshtje shpresojnè qè mè mirè Ti se sa ajo familja e degjeneruar e tropojes! çdo gjè do tè kalojè edhe ju aktorèt e politikès bajate e antishqipètare tè gjithè njè fund tè dhjerè do tè keni, vetèm veprat e Enverit do tè mbeten. Rrofte Shqipèria! Paqe eBene frateli!