Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
EkonomiLajmi i fundit

16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

Published: September 30, 2026
Shpërndaje

Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në mbledhjen e datës 17 korrik parashikojnë projekte ndërtimi me lartësi 15 kate e më shumë, ku pjesa më e madhe janë të përqendruara në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër lidhet me zonat bregdetare. Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet edhe në mbledhjen e dates 30 korrik dhe 13 gusht. (Shih listën e plotë të vendimeve në 3 mbledhjet e fundit te KKTU në fund të lajmit)

Vendimet janë për leje zhvillimi, ndërtimi apo rishikim të atyre ekzistuese dhe përfshijnë godina rezidenciale, struktura shërbimi, hotele dhe komplekse me funksione të kombinuara. Në listën e miratuar dominojnë ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytet, ku përfshihen disa prej projekteve me lartësinë më të madhe.

Ndër projektet më të larta është Garda Tower, me 43 kate mbi tokë për të cilën është kërkuar rishikim i kushteve gjatë ndërtimit , ndërsa M-21 parashikon një godinë shërbimi dhe banimi me 26 kate mbi tokë.

- Publicitet -

Në Tiranë janë miratuar gjithashtu Elite Tower me struktura deri në 24 kate, Vertical Village me deri në 23 kate, si dhe projekte të tjera rezidenciale dhe shërbimi me 15 deri në 19 kate.

Në listën e projekteve të reja përfshihet edhe zhvillimi i Rijetëzimit të Stadiumit “Selman Stermasi”, ku parashikohen dy struktura të veçanta: një strukturë shërbimi dhe hoteleri me 23 kate dhe një strukturë shërbimi e banimi me 25 kate. Ky projekt është pjesë e nismës që ka nisur qeveria përmes Korporatës Shqiptare të Investimit.

Përveç Tiranës, disa prej projekteve me lartësi të konsiderueshme janë të përqendruara në zonat bregdetare.

Në Durrës është miratuar një kompleks rezidencial dhe shërbimesh me 20-21 kate, ndërsa në Vlorë janë dhënë leje për objekte me deri në 16 kate. Në zonën e Shëngjinit është miratuar gjithashtu projekti “Duna”, një godinë shërbimi dhe banimi me 1-15 kate mbi tokë.

Krahas projekteve të ndërtesave shumëkatëshe, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit janë shqyrtuar dhe miratuar edhe një sërë lejesh për investime në infrastrukturë dhe energji.

Në sektorin energjetik janë përfshirë disa projekte për prodhim të energjisë elektrike, përfshirë hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike me kapacitete të ndryshme që shkojnë deri në dhjetëra megavat.

Projektet (leje ndertimi/ zhvillimi ose rishikim i kushteve te ndertimit)

Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi – Tiranë Strukturë shërbimi, hoteleri 23 kate dhe 20 kate mbi tokë

Strukturë shërbimi, banimi 25 kate dhe 21 kate mbi tokë

Godinë shërbimi dhe banimi – Invest Society – Tiranë 1-15 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë

Godinë banimi, shërbimi dhe hoteleri – Elbavo – Tiranë 3-14-17-19 kate

Vertical Village – Tiranë Objekt banimi dhe shërbimesh 8-23 kate mbi tokë

Uzina Residence – Tiranë Rezidencë 16 kate mbi tokë

Elite Tower – TiranëGodinë banimi dhe shërbimi me 16 dhe 24 kate mbi tokë

Kompleks rezidencial dhe shërbime – Durrës 6-7 dhe 20-21 kate mbi tokë

Scarlet Tower – Tiranë Strukturë me funksione komplekse, shërbim dhe rezidencial me 12, 13, 14, 15 kate mbi tokë

Vertical Community – Tiranë Objekt rezidencial dhe shërbime me 12, 15, 17, 18 kate mbi tokë

M-21 – Tiranë Objekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokë

Garda Tower – Tiranë Objekt banimi, hoteleri dhe shërbime 43 kate mbi tokë

Godinë banimi dhe shërbime – Vlorë1-16 kate mbi tokë

Objekt banimi dhe shërbimi – Tiranë10, 12, 14, 15 dhe 16 kate mbi tokë

Godina banimi dhe shërbimi – Kamëz13 dhe 16 kate mbi tokë

The Wave – (Spille) RrogozhinëApart-Hotel 15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë

Duna – Shëngjin, Lezhë

Godinë shërbimi, banimi 1-15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  • EMRAT: Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë
  • VIDEO: Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, arrestohen mbi 400 persona
  • Horoskopi 30 Shtator 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. cuf dabjoni on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. Studenti on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  3. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on Pushteti i padukshëm
  4. E on E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp
  5. Ceno Klosi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?