Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sali Berisha shmang veten nga përgjegjësia për 21 janarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sali Berisha shmang veten nga përgjegjësia për 21 janarin
Lajmi i funditPolitike

Sali Berisha shmang veten nga përgjegjësia për 21 janarin

Published: November 19, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi pasi doli nga SPAK ku u pyet për ngjarjen tragjike të 21 janarit, se nuk kishte dhënë asnjë urdhër për të qëlluar duke shpjeguar se nuk kishte arsye të bënte një gjë të tillë, pasi Garda e Republikës së Shqipërisë funksionin me ligj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në SPAK paraditen e të mërkurës më 19 nëntor, i thirrur për të tretën herë për t’u marrë në pyetje lidhur me sulmin me armë zjarri nga ana e punonjësve të Gardës së Republikës ndaj protestuesve në ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, kur mbetën të vrarë katër qytetarë – kohë kur ai mbante pozicionin e kryeministrit. Pasi doli nga prokuroria, Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku ndër të tjera deklaroi se ishte pyetur lidhur me dhënien e ndonjë urdhëri, gjë që e kishte mohuar. Berisha deklaroi se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se nuk kishte t’i jepej punonjësve të Gardës së Republikës ndonjë urdhër për të shtënë. Ai argumentoi se Garda e republikës funksionon bazuar në ligj të posaçëm. Sipas tij, legjislacioni përcakton se punonjësi i Gardës së Republikëssë Shqipërisë, në rastin e një sulmi shtie fillimisht me armë zjarri në ajër, pastaj nga këmbët dhe nëse sulmi vijon vazhdon të qëllojë. Berisha tha se ka qenë gjithmonë i hapur, por nuk është pyetur më parë.

Më 30 tetor u pyet nga hetuesit e SPAK për këtë ngjarje edh eish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.

- Publicitet -

SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Të afërmit e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë para kryeministrisë në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011, akuzojnë Berishën, Bashën dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një videoje, ku ministri i Jashtëm i kohës, Ilir Meta, akuzohej se po diskutonte një aferë korruptive.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht. Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Vendimi kontrovers solli atëherë reagime të ashpra.

Ndërkohë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi në nëntor 2023 Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti se hetimet e mangëta të kësaj ngjarje kishin cënuar të drejtën e jetës së viktimave.

Edmond Hoxhaj – Reporter

FOTO: Berisha duke folur për gazetaret pas daljes nga ambientet e SPAK.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Popull trim says:
    November 19, 2025 at 10:40 am

    Jetojm ne boten e cudirave

    Reply
  • Asd says:
    November 19, 2025 at 11:21 am

    Eshte pare me video se nga vinin plumbat. Ekspertiza ka gjetur edhe armet nga te cilat kane dale plumbat vrases. Berisha thote absurditete per te krijuar mjergull te re. Burgosja do te ishte menyra me e mire per te respektuar viktimat.

    Reply
  • Jimi says:
    November 19, 2025 at 11:25 am

    Jo, jo nuk u qellua nga kryeministria, kete ne e pame live vete me syte tane. Ka te drejte ky burr, se ne ate kohe ky burri nuk ishte kryeminister. Edhe protesta nuk u mbajte para kryeministrise. Edhe deklaraten per te vrare jo kater, por katerqind, nuk e beri ky burri ! Edhe “Lavire e horre bulevardi” sic u quajten kryeprokurorja dhe presidenti i republikes nuk ishte ky burri qe i quajti, jooooo ! E degjon more Dushman ?

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    November 19, 2025 at 12:01 pm

    Saliu eshte kryekrimineli dhe kryehajduti i pare qe duhet ishte ekzekutuar me kohe ne karriken elektrike ne Shqiperi. Kane kaluar 8 vjet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, e cila vë në dukje mjaft qartë rrugën që duhet të ndjekё Drejtesia Demokratike Shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Prandaj Rezoluta nё Pikёn 26 shpreh keqardhjen dhe u kёrkon autoriteteve kompetente, të marrin masat ligjore për ndekje penale te perbindeshit Berisha, në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011. BE u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite!” Ne cuditemi se pse Organet me te larta te Bashkimit Europian nuk e kane shpallur kete kryekriminel dhe kryehajdut llapaqen „Person Nongrata“?!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 19, 2025 at 12:58 pm

    TURP PËR NON GRATËN QË RISHPIF,TURP PËR SPAK QË NUK E ARRESTOI..PAS 14 VITESH SHPIFJE PËR 21 JANARIN,GLRDRCIN,KL.PARTIZANI..etj MBI 101 KRIME TË TIJ.
    DY JAN FATJEQSIT NË KËTË VËND: SALIU & DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 19, 2025 at 12:59 pm

    TURP PËR NON GRATËN QË RISHPIF,TURP PËR SPAK QË NUK E ARRESTOI..PAS 14 VITESH SHPIFJE PËR 21 JANARIN,GËRDRCIN,KL.PARTIZANI..etj MBI 101 KRIME TË TIJ.!
    DY JAN FATKEQSIT NË KËTË VËND: SALIU & DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92.

    Reply
  • Toni says:
    November 19, 2025 at 1:13 pm

    JO MORE JO… AI… SALI BERISHA, ESHTE NE RREGULL, ESHTE AI QE ESHTE DHE KEMI 35 VJET QE DEGJOJME NJE VRASES TE CMENDUR… PO PO, AI ESHTE SHUME NE RREGULL… SHQIPTARET NUK JANE NE RREGULL ATA QE I SHKOJNE NGA MBRAPA DHE VOTOJNE NJE MONSTER… ATA NUK JANE NE RREGULL.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkuan pavlefshmëri provash, mbahet sot seanca e radhës për Metën dhe Kryemadhin
  • Horoskopi 29 Korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjat
  • E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë, vranësira të lehta në zonat malore
  • Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin

Komentet e Fundit

  1. 3D on Ndërtimet, UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
  2. lisi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  3. Bruno on Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
  4. xhaxhi moderatori on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  5. Baulant Talla on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?