Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “21 janari”, SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “21 janari”, SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës
KronikeLajmi i fundit

“21 janari”, SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës

Published: June 3, 2026
Shpërndaje

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë qeverisjes Berisha.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 të vrarëve nga armët e shtetit, thotë se ky hap duhet të ishte marrë nga SPAK shumë kohë më parë, dhe të mos e mbanin kasetën në sirtar.

“Që në fillim Prokuroria nuk kreu veprimet hetimore të urdhëruara nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut. E mbajti çështjen 1 vit e gjysmë në sirtar me pretendimin se ku e mori gazetari kasetën. Në thelb duhet të jetë a është përmbajtja e saktë. Ky ekspertim është shumë i thjeshtë për t’u kryer. Për mua e kanë çuar qëllimisht ta zvarrisin”, tha Mark Nika.

- Publicitet -
Xhaxhai i Aleks Nikës dyshon se drejtësia shqiptare synon të mos dënojë shkaktarin e vërtetë të 4 vrasjeve shtetërore, por aktorë dytësorë në masakrën e 21 janarit 2011.

“Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që kjo çështje të mbyllet me pafajësi, po kthim për hetim në Prokurorinë e Tiranës. Ata duan të kanalizojnë hetimin me fajtor një gardist dhe mos të merren me urdhëruesin e kësaj çështjeje. Me sa shoh unë, kanë frikë. Sali Berisha e ka pranuar që vrasjet janë kryer nga shteti, por ka thënë nga pakujdesia. Kush ishte komandant në ato momente? Ndrea Prendi, i cili ka komunikuar në radio në momente me kryetarin e qeverisë”, tha Mark Nika.

SPAK po heton 4 vrasjet e protestuesve në bulevard prej gati 2 vitesh, që prej 15 korrikut 2024 kur regjistroi çështjen pasi Gjykata e Lartë urdhëroi nisjen e hetimeve. Që nga ai momenti SPAK ka marrë në pyetje një sërë ish-zyrtarësh të lartë të shtetit që ishin në detyrë në kohën e ngjarjes. Para prokurorëve janë paraqitur ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili është marrë në pyetje me kërkesë të tij. Ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu, pas një përpjekje të dështuar për të zvarritur dëshminë e tij, u paraqit në SPAK më 19 nëntor të vitit të kaluar. Që prej atij momenti asnjë zhvillim i ri nuk është komunikuar nga Prokuroria e Posaçme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pensionisti says:
    June 3, 2026 at 10:49 am

    Bravo SPAK.E cuan per ekspertim shum shpejt…..brenda 3 vjeteve.Kjo tregon qe ceshtjen e hodhen ne kalendat greke.Hallall pagen e larte qe paguan populli per ju.Edhe ju ja shperbleni duke i futur gishtin ne by.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 3, 2026 at 1:00 pm

    VO:
    -OOO MILET..MBLIDHUNI ..
    SPAKU VDIQ..VARRIMI BËHET NË BODRUMET E SHQUP..KU MBAHEN MUNICIONET E REVOLUCIONEVE.
    FJALËN PËR TA DO E MBAJ NON GRATA..DO I UROJË QË NUK E ARRESTUAN NË 2011.ME VFEKJE EDHE PËR 28 TË VRAR NË GËTDEC.
    DERI TANIMË ËSHTË KËRKUAR SE KUSH E VRAU ALEKSIN ME PLUMBIN E DEFORMUAR ME DHUNË..U MENDUA SE ISHTE ARMA E GARDISTIT TË PUTINIT RUS DHE JO I GARDISTIT TË SALIUT,LULIT,PRENDIT,LLUPOS..
    MANDEJ U ZVARRIT VIDO ZËRI PRENDIT QË URDHËRON ZJARR NË MISH..?
    PASI PO BËHET PROBLEM BOTROR,VIDIO DO ÇOHET NË AMERIKË,PAS ITALISË,MANDEJ NË KINË,RUSI,KOREN E KIMIT..QË TË SHPEJTOHET HETIMI DERI NË VDEKJEJ EDHE TË FAMILJARVE TË 4 VIKTIMAVE QË SHKUAN NË PROTESTË PARA KOLLTUKUT TË MBRETIT DEFAKTO(DEJURO NUK U BË DOTË NË 1994)!
    DHE DERI TË VIJË VIDIO..DO TË KETË.HIPUR GOMARI XHA TASIT MAJE FIKIT..
    MANDEJ KRYEPREK.SPAK K.BRSHO DO E MARRI VETË DOJEN,DUKE JA HEQUR A.DUMANIT DHE ALFRED SHEHUT..NEPOTIKËT E NON GRATËS 1992.RROFTË MBRETI.
    FLM DITA
    EL News Albania

    Reply
  • Sinapi says:
    June 3, 2026 at 9:12 pm

    Cfare ekspertize kerkon SPAKU, kur shume eksperte dhe politikane thone qe SHBA ka filmimet
    e servereve te fshire Pse nuk kerkon ato

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?