Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “21 Janari”, vijon në Apel beteja me SPAK e bashkëshortes së Aleks Nikës për hetimin e Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “21 Janari”, vijon në Apel beteja me SPAK e bashkëshortes së Aleks Nikës për hetimin e Berishës
Kronike

“21 Janari”, vijon në Apel beteja me SPAK e bashkëshortes së Aleks Nikës për hetimin e Berishës

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Vijon beteja me SPAK e bashkëshortes së Aleks Nikës, një prej 4 të plagosurve të tragjedisë së 21 janarit, për hetimin e autorëvve të vrasjes së burrit të saj.

Në muajin shkurt, Rajmonda Nika i ka kërkuar SPAK-ut ndjekjen penale të ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të Brendshëm Lulzim Basha si dhe të ish komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi për vrasjen, sipas saj, të bashkëshortit të saj, Aleks Nika, në protestën e 21 Janarit 2011, gjatë të cilës u ekzekutuan nga garda edhe Ziber Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtajt, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.

Kallëzimi penal erdhi pas publikimit të një audioje, ku pretendohet se komandanti i Gardës Ndrea Prendi, në 21 Janar 2021, porosit vartësit për të hapur zjarr mbi protestuesit. Kujtojmë që në 25 janar 2023, dy ditë pas publikimit të audios, PS dorëzoi kallëzim në SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, për vrasje dhe shpërdorim detyre.

- Publicitet -

Në 24 shkurt 2023, kreu i SPAK-ut Altin Dumani, ka shpallur mungesën e kompetencës e SPAK për shqyrtimin e kallëzimit penal të Rajmonda Nikës, duke e referuar kallëzimin për trajtim në Prokurorinë e Tiranës.

Dumani arsyeton se për këtë çështje, Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet në 4 shkurt të vitit 2021, me qëllim identifikimin e autorëve të vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë. Dumani thekson se deri në ato momente, nga hetimet që po kryente Prokuroria e Tiranës, nuk provohet që vrasja të jetë kryer nga persona që janë kompetencë e SPAK-ut.

Vendimi i Dumanit është apeluar nga Rajmonda Nika në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, me pretendimin se çështja duhet të hetohet nga SPAK, pasi Sali Berisha dhe Lulzim Basha, janë subjekte të SPAK-ut dhe se audioja e publikuar i implikon ata si eprorë të Ndrea Prendit.

Në 29 mars 2023, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Elsa Ulliri, ka rrëzuar ankimin e Rajmonda Nika, duke lënë në fuqi vendimin e kreut të SPAK-ut.

Vendimi i gjyqtares Elsa Ulliri është ankimuar nga bashkëshortja e Alkes Nikës në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Në ankimim pretendohet se Berisha, Basha, Prendi etj., duhet të hetohen si grup i strukturuar kriminal.

“Provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish kryeministri Sali Berisha, është fakti se komandanti i Gardës, pjesëtar i organizatës kriminale, pasi u thirr në zyrën e ish kryeministrit për të marrë urdhrin e ekzekutimit të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e një dhune të rëndë fizike që ish kryeministri ushtroi mbi Komandantin e Gardës Ndrea Prendi, ky i fundit veproi menjëherë me zinxhirin e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dhe me armët e zjarrit të Gardës së Republikës, bëri masakrën shtetërore, duke vrarë 4 qytetarë të këtij vendi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Përgjimi i kësaj dite, i cili për fatin e keq, nuk u morë dhe nuk u administrua prej drejtuesit të SPAK para se të dërgonte shkresën e tij Nr.K.137/1 Prot. A. Sh, datë 24.02.2023 për të shpallur moskopetencën lëndore, është një provë shumë e rëndësishme e cila e bënë kompetente vetëm SPAK për regjistrimin e këtij procedimi penal dhe hetimin e kësaj çështje”, thuhet në ankimim.

Tashmë do të jetë Gjykata e Apelit, e cila do të vendosë nëse hetimet për vrasjen e Alkes Nikës do të vijojnë nga SPAK apo nga Prokuroria e Tiranës.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  • Deklarata e ministres serbe, ministri kosovar: Reagimi nga Tirana duhet të jetë më konkret dhe më aktiv
  • Finalja e këtij Botërori do të jetë Spanjë-Argjentinë
  • 16 korrik 2026
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  2. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  3. demo on Lirohen pastruesja “500 mijë euro në tuba” e Alda Klosit dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
  4. Patriot on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  5. Gjini grek on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?