Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
AktualitetKronike

21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

Published: August 23, 2026
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje.

Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit, Qafë Helmes në Bulqizë, Shtuf dhe Shtanë-Tenë në Mirditë, Prozhem në Pukë dhe Malin e Çikës mbi Palasë.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 354 forca operacionale, 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

- Publicitet -

Sipas ministrisë, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacionet vijojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 7 nën mbikëqyrje.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat aktive:

* Mali i Dajtit – vijon operacioni me mbështetjen e 30 efektivëve të FA-së. Gjatë ditës së djeshme u angazhuan 25 efektivë MZSH, 5 ADZM, 30 FA, si dhe kapacitetet ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë e Helmes, Bulqizë – sot është riaktivizuar zjarri në dy vatra në pyll me pisha të dendura. Në operacion janë angazhuar 11 efektivë MZSH për vendosjen e situatës nën kontroll.

* Shtuf, Mirditë – vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore.

* Shtanë–Tenë, Mirditë – situata paraqitet e stabilizuar. Sot vijon puna me 6 efektivë MZSH, 6 punonjës të shërbimit pyjor dhe 15 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për banesat.

* Prozhem, Pukë – vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Operacioni vijon me strukturat vendore dhe 30 efektivë të FA-së. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë, situata në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është izoluar ose shuar dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

* Mali i Çikës, mbi Palasë – vatra vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm, ndërsa sot operacioni për fikjen përfundimtare mbështetet nga 2 avionë Air Tractor.

Pavarësisht terrenit të vështirë dhe ndikimit të erës në disa zona, situata në disa prej vatrave kryesore është përmirësuar, ndërsa operacionet vijojnë me fokus izolimin e vatrave aktive, parandalimin e riaktivizimeve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 24 shtator 2026
  • Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  2. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  5. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?