Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brinjë të thyera e dëmtime në tru, dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia, Policia: Po hetohet për plagosje të rëndë me dashje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Brinjë të thyera e dëmtime në tru, dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia, Policia: Po hetohet për plagosje të rëndë me dashje
KronikeKryesore

Brinjë të thyera e dëmtime në tru, dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia, Policia: Po hetohet për plagosje të rëndë me dashje

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Një 22-vjeçare nga Kenia është dhunuar barbarisht rreth 3 muaj më parë në kryeqytet. E reja, e cila punonte në një kazino në Tiranë, u gjet me brinjë e kocka të thyera pranë banesës së saj dhe u dërgua tek Trauma ku ndodhet në gjendje kome.

Nëna e vajzës e cila njihej me emrin Joy ka kërkuar fonde dhe ka nisur procedurat për ta dërguar jashtë për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore.

Sipas Spitalit të Traumës, pacientja me iniciale J. A., është paraqitur në spital rreth tre muaj më parë në gjendje të rëndë shëndetësore, (gjendje kome), është trajtuar nga stafi mjekësor dhe vlerësuar si gjendje e rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar, raporton Neës 24.

- Publicitet -

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me historinë e vajzës të re nga Kenia.

Blutë bëjnë me dije se shoqja e saj ka bërë denoncim në polici për humbjen e kontakteve me të. Ndërkohë që policia tha se po hetohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    November 9, 2022 at 12:08 pm

    e kote te flasesh per politika te perthithjes se njerezve, ne allbanine urupiane

    pulicia te shikoje te kompensoje rrogen qe i japin projektuesit e allbanise urupiane,

    se me shume ti hane m………n.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 9, 2022 at 1:30 pm

    Shko ne Kenia dhe fol per patriotizmin enverist te Edi Rames dhe spjegoji kryetarit te fisit ne Afrike sa te mire jane shqyptaret kudo ne Bote

    Reply
  • muçua I tanes says:
    November 9, 2022 at 4:17 pm

    policia ne intesifikimin e ceshtjes e cila eshte diagnose e procesit kriminal po ecen paralelisht ne zbatimin, zbulimin, dhe identifikimin ne kursin dixhital the analog ne persosmerine e kesaj figure kriminale.

    me nje fjal ju kuptuat gje ,se une skuptova asgje, ose
    futja pordhes gri sallat sa te shtyhet due kjo nate.

    femra: vetembrohuni, mbani spray {per syte} ……

    Reply
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 10:19 pm

    Policia ka nisur nje hetim dhe shume shpejt do dale me nje perfundim serioz .Asaj vajzes dikush I ka bere presion Edhe me pare dhe nuk flet per kete ajo se ka frike.

    Reply
  • kaltra says:
    November 10, 2022 at 9:51 am

    Tani u kujtua policia të dal në deklaratë zyrtare.Ku ishte deri tani përse nuk njoftoi sa ndodhi ngjarja.Eshtë një krim i rëndë dhe jo “plagosje e rëndë me dashje”.Ajo vajzë nuk dihet do bëhet si më përpara apo jo .Fakti se është me ngjyrë nga Kenia nuk duhet të ndikojë as te policia,as te prokuroria , as te gjykata e as te media(pse nuk u pasqyrua kjo ngjarje) …dhe as te ndonjë koment i mësipërm racist.Eshtë një vajzë ,bija e një nëne që i kanë vrarë shpirtin e saj.Ka të drejtën e saj të jetojë jetën si të dojë dhe askush nuk ka të drejtën t’ja marr.Kush e katandisi në atë gjendje mos të ketë asnjë ditë të bardhë .Besoj te drejtësia hyjnore se ajo njerëzore zor se bëhet këtu.

    Reply
  • xy says:
    November 10, 2022 at 9:58 am

    fiks kaltra
    askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të ngjyrës apo rracës apo gjinisë
    por për fat të keq jetojmë në kapitalizëm dhe pushtetin e kan kapitalist lekistat të cilët vetja u duket të mirë dhe të tjerët budallenj dhe skllevër.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?