Shkodra dhe Lezha janë në ditën e katërt të përmbytjeve.
Në Lezhë vijojnë ende reshjet e shiut, ndërsa më e qetë paraqitet situata në Shkodër.
Në Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 1130 Ha. Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm, është e kalueshme vetem me mjetet e ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Janë 7 familje, të evakuara, gjithsej 24 persona, 14 persona janë te akomoduar në konvikte, ndërsa përmbytje ka vetëm në një banesë.
Në Lezhë ka pasur reshje gjatë gjithë natës. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Sot ka rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.
Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në ditët e fundit, ku ka një përmirësim të situatës në krahasim me një ditë më parë. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1130 Ha ndërsa ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, është jashtë funksionit. Sipas njoftimit janë 7 familje të evakuuara me 24 banorë ndërsa 1 banesë ndodhet nën ujë.
Njoftimi i Bashkisë Shkodër:
Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)
Nj.A. Ana e Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit ka prezence uji 25 cm, është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje gerreyrje e tokave bujqësore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne një gjatësi prej 800 ml.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht dhe marrin shërbim ne konvikte:
Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshtë:
Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona
Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona
Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona
Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona
Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :
14 familje me 43 persona
Kane kërkuar shërbim dhe ju është përgatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):
10 familje me 30 persona
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona) te akomoduar tek te afermit.
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.
Njoftimi i Bashkisë Lezhë:
Në territorin e qarkut Lezhe , gjate mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur rreshje shiu me intesitet të mesëm. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rreshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojnë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.
Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:
Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Në zonën e Zadrimës ka 250ha tokë bujqësore të përmbytura kurse hidrovori Balldre në kuotën -0.8m nga 1.5m kuota kritike, ka rreth 800ha tokë bujqësore të përmbytura Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.
Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave portë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.
j.l./ dita

Mire te ju behet qe ndertojne ne buze te lumenjve pa leje ndertimi dhe leje urbanistike.