Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 25 gratë më me ndikim për vitin 2023 sipas Financial Times, mes tyre edhe një shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > 25 gratë më me ndikim për vitin 2023 sipas Financial Times, mes tyre edhe një shqiptare
Lajmi i funditShoqëri

25 gratë më me ndikim për vitin 2023 sipas Financial Times, mes tyre edhe një shqiptare

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Aktorja Margot Robbie, këngëtarja Beyoncé, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shqiptarja Mira Murati, futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, aktivistja iraniane dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi dhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, janë disa nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023 sipas Financial Times.

Gazeta britanike nuk ka bërë një renditje të tyre por i ka ndarë ato në tri kategori. E para janë ato të krijuesve, ku ndër të tjera është Margot Robbie, e cila luajti së fundmi në filmin “Barbie” dhe Beyoncé që magjepsi botën me turneun e saj.

Në kategorinë e liderit është Von der Leyen: “Europa, Shtetet e Bashkuara dhe bota janë me fat që kanë presidenten Von der Leyen si udhëheqëse”, shkruan Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen duke e përshkruar atë si presidenten që ka thyer barrierat në një kohë sfidash globale.
Ndër liderët është edhe numri një i General Motors, Mary Barra, dhe shefja e teknologjisë e OpenAI, Mira Murati.
“Mira Murati, shefja e teknologjisë e OpenAI, është në krye të transformimit të thellë digjital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese”, shkruan Marissa Mayer për Mira Muratin.

Sipas saj, udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë Inteligjencën Artificiale në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë IA me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren.

Në kategorinë e heroinave është Narges Mohammadi “personifikimi i guximit”, shkruan autorja Marjane Satrapi; Zonja e Parë e Ukrainës Zelenska; ylli i tenisit Coco Gauff; dhe fituesja e çmimit Nobel Katalin Kariko’.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?