Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
Kronike

Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina

Published: September 14, 2026
Shpërndaje

Pishinë “infinity” me pamje nga deti, hidromasazh i konceptuar sipas një hoteli në Santorini, dru “teak” për një atmosferë “si në jaht”, palestër, sauna dhe banjo turke.

Vila 188/1 në “Green Coast”, e cila në komunikimet e administruara nga SPAK identifikohet edhe si “Vila 2” dhe që Prokuroria e Posaçme, bazuar në provat e dosjes hetimore, ia atribuon si pasuri faktike Belinda Ballukut.

Në një prej emaileve të administruara nga SPAK, arkitekti Alban Efthimiu i dërgon Ballukut në adresën e saj personale një variant të rishikuar të projektit, duke diskutuar edhe detaje të luksit të vilës.

Por, përtej projektit, materialeve dhe kostove, një pyetje mbetet thelbësore: kujt i përkiste në të vërtetë Vila 188/1?

- Publicitet -

Top Channel kontaktoi arkitektin Alban Efthimiu për të marrë një qëndrim mbi emailet e shkëmbyera me Belinda Ballukun, të cilat janë pjesë e dosjes së SPAK dhe rolin e tij në projekt. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër:

“Përshëndetje! Më vjen keq, por jam i rezervuar gjithmonë. Me respekt.”

Edhe nga “Green Coast”, përmes Balfin Grup, ku Top Channel kërkoi informacion mbi këtë çështje, nuk erdhi një përgjigje konkrete se kush ishte klienti, siç i referoheshin kompania ndërtuese dhe studioja Atellier 4 në emailet e dosjes së SPAK.

Kompania deklaroi se nuk mund të komentojë një çështje nën hetim, edhe pse në dokumentet e publikuara nga dosja e SPAK, Efthimiu i është drejtuar direkt Ballukut për arredimin e vilës.

“Green Coast nuk mund të komentojë mbi një çështje që aktualisht është nën hetim. Kompania ka vepruar gjithnjë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe mbetet e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë me çdo institucion publik kompetent…”, deklaroi kompania.

Ndërkohë, në dosjen hetimore të SPAK, emri i Ballukut shfaqet në disa prej komunikimeve për vilën. Në një tjetër dokument, për punimet e pishinës, gjendet shënimi “PISHINA ARBER ABAZI (DHERMI) + BELINDA”, me një vlerë prej 25 mijë eurosh.

SPAK vlerëson se këto të dhëna, të marra së bashku me provat e tjera të administruara gjatë hetimit, mbështesin dyshimin se vila ishte pasuri faktike e Belinda Ballukut, ndërsa dokumentacioni i pronësisë ishte krijuar në emër të Igli Tares.

Më 9 shtator, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e sekuestros preventive mbi këtë pasuri.

Ndërkohë, edhe pse është shtuar akuza për korrupsion, SPAK nuk ka ende një vendimmarrje nëse do t’i drejtohet ose jo Parlamentit për të autorizuar një masë të re sigurimi për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pas publikimit të fakteve të reja, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar SPAK për standard të dyfishtë, sepse u kërkua autorizim për arrestim kur akuza ishte për shkelje të barazisë në tendera dhe nuk po kërkon një masë të re në rrethanat e tanishme të akuzës për korrupsion. / TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij
  • Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
  • Ilir Meta del nga kafazi gjatë seancave gjyqësore
  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës

Komentet e Fundit

  1. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  2. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  3. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  4. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. toni mavrija on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?