Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 29 Nëntori dhe historia e pazakontë e pishave në qendër të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > 29 Nëntori dhe historia e pazakontë e pishave në qendër të Tiranës
KurioziteteLajmi i fundit

29 Nëntori dhe historia e pazakontë e pishave në qendër të Tiranës

Published: November 29, 2025
Shpërndaje

Pak vetë e dinë se pishat përpara ish-hotel «Dajtit» në bulevardin kryesor të Tiranës numërojnë pak a shumë vitet e Çlirimit.

Ato u mbollën pas muaj pas 29 Nëntorit 1944 me fidanë të vegjël, sipas një plani të studiuar mirë nga pikëpamja e simetrisë dhe e agroteknikës.

Kjo punë me specialistë e punëtorë, kushtoi plot 6000 franga, që janë baraz me 30 000 lekë të sotme.

- Publicitet -

Kurse parku Rinia përballë tyre është mbjellë në 5 vjetorin e Çlirimit.

Interesante është që ai park ku sot gjendet Bar Taivani dhe luajnë fëmijë e të rritur, është mbjellë brenda një nate, me punë vullnetare.

Kush e sjell këtë lajm? Shkrimtari i njohur Shefqet Musaraj, në gazetën “Mësuesi”, të datës 24. XI. 1961, shkruan:

“…Tamam në atë vit, qe ishte edhe viti i pestë i Çlirimit, ndodhi një gjë e papritur: Më 29 Nëntor 1949, në mëngjes, u dëgjua aty, kundruall hotel «Dajtit», një shushurimë e madhe gjethesh e drurësh, që i përngjante shushurimës së pyjeve.

Njerëzit qëndronin nga pak, thërrisnin, qeshnin dhe shfaqnin habinë e tyre për diçka që zinte syri për herë të parë, për diçka që nuk ua merrte mendja të realizohej, ashtu siç po e shikonin me sytë e tyre, të realizuar brenda një nate me punë vullnetare.

Pishat e hotel «Dajtit», si të zgjuara para kohe nga një gjumë i këndshëm, ngritën kryet, si zakonisht, krenare, e shikuan se si mbi sheshin dikur të zhveshur të Shallvares, për çudi, bleronte tani një pyll madhështor eukaliptesh, plepash e akacjesh që, aty-këtu, ua kalonin në lartësi pishave pesëvjeçare!

Unë shikoja, gjithashtu i mahnitur, herë parkun e porsalindur me drurë aq të rritur, herë pishat e dikurshme dhe me dukej sikur këto nuk e kishin më atë krenarinë e zakonshme, sikur afronin kokën me njëra-tjetrën e bisedonin të shqetësuara. – Ç’është kështu, moj motrani? Ndofta është ëndërr. – Ëndërr, patjetër. Si mund të jetë e vërtetë?!…

Po u ngrys e u gdhi, shkuan ditë e javë dhe prapë karshi pishave bleronte pylli i madh me eukalipte, plepa e akacje”,  – shkruan Musaraj.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Merg Imtari says:
    November 29, 2024 at 4:37 am

    Shefqet Musaraj e ka perciell mjat bukur Ai ka qene nje nga ata qe cliruan Tiranen nga pushtimi nazist! Respekte .7

    Reply
  • Zana says:
    November 29, 2024 at 7:30 am

    Ju lumte prinderve tane qe punuan me ndergjegje e te papertuar per te ardhmen e Tiranes! Kane bere nje pune te shkelqyer ne kushte te veshtira. Ju jemi mirenjohes gjithmone!

    Reply
  • Arben says:
    November 29, 2024 at 8:31 am

    sllavo-komunistat shqipetar me qender ne beograd pushtuan kete popull dhe roberuan edhe sot e kesaj dite.
    litari litari litari litari litari litari litari
    per sllavo-komunistat shqipetar me qender ne beograd

    Reply
  • fery says:
    November 29, 2024 at 9:00 am

    Edhe Jugosllavija qe ngordhi e kishte 29 Nentorin dit clirimi por, ja qe ngordhi e i mbeti Shqiperise vazale te ua sjelle ne kujtese nostalegjikeve te jugosllavise se na kishte qene dikur nji tigreshe prej letre ne Ballkan qe bente namin .. u deshte vetem pake kohe qe edhe Shqiperija ti bashkohej asaje lecke te fliqur te quajtur jugosllavi por,ja qe nuk kishte fat edhepse 29 Nentorin tani me e kishte fute ne festen e saje shtetrore… heee e dhj… dhe e psh.. 29 nentorin e jugosllavise, e serbosllavise dhe te shqiperise bashke..!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 29, 2024 at 9:28 am

    29 NENTORI ESHTE DATA E ZEZE E HISTORISE SONE KOMBETARE KUR KASAPET KOMUNISTE DALI NDREU DHE MEHMET SHEHU KUR NUK GJETEN ASNJE GJERMAN NE TIRANE URDHERUAN MASAKREN E PUSHKATIMIT DHE GROPOSJES NE ZALLHERR TE MBI 2000 TIRONCAVE INTELEKTUAL QE I KISHIN GRABITUR ME PARE SI BISHA TE VERTETA

    prandaj:

    MENGADALE O gazeta DITA me nostalgji enveriste se viktimat e komunizmit ne Shqypni nuk po gjejne akoma prehje ne gropat e tyre ku i hodhen kriminelet e Enverit ne Tirane dhe Tivar me pabesi antishqyptare te papare ne histori

    Reply
  • Aldrinp says:
    November 29, 2024 at 3:51 pm

    Rrofte 29 Nentori Dita e Clirimit te Shqiperise! Lavdi Komandantit Legjendar Enver Hoxha, qe jo vetem Cliroi Shqiperine nga pushtimi Nazisto-Fashist, por konsolidoi Shtetin Shqiptar, qe perpelitej ne vorbullen e Historise per te shpetuar nga gllaberimi serbo-grek.
    Enver Hoxha ruajti Shtetin Shqiptar dhe kunder agjentures greko-serbe dhe ju dha denimin e merituar gjithe spiuneve dhe bandave qe hynin e dilnin nga Jugosllavia per te sabotuar Shtetin e Ri te sapolindur.
    Kjo eshte prova qe i rrezon gjithe pretendimet e spiuneve te UDBse per Enver Hoxhen, dhe i ve ata ne koshin e plerave te Historise, si vegla dhe masha te Beogradit.
    Enver Hoxha u tregoi vendin. Spaci dhe Tepelena mbanin anetaret e bandave qe vinin nga Jugosllavia, ata qe qelluan mbi popullsine e varfer arave dhe qe vrane Cucat e Malesise pse u mesonin abetaren grave e vajzave malesore.
    E kane shkruar turpin ne Historine e Shqiperise me te zeze.
    Enver Hoxha e mprehu Shpaten..
    Keshtu i kendonte populli
    Rrofte 29 Nentori, Dita e Clirimit
    Per bastardet nuk ka Atdhe, nuk ka Histori

    Reply
  • ¿? says:
    November 29, 2024 at 5:16 pm

    E mer ti, si duket akoma nuk i ka ardh rradha kullave aty te parku dhe te hotel Dajti, si duket Edvin Suma dhe Erjon Ahmedinaxhadi nuk bien dakord per pjesen qe do te mare secili.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 29, 2024 at 5:18 pm

    Ndalohet (Për ¿?) komenti në forumet shqiptare.

    Reply
  • xyz says:
    November 29, 2024 at 8:00 pm

    Lërini helmet ndaj njëri tjetrit. Unë me qê jam me vite larg Shqipërisë më datê 28 Nëntor ndjek në Youtube kêngët patriotike tip Xhamadani vija vija. Më 29 nêntot ndjek Vaçe Zelën tip “Rrjedh në këngë e ligjêrime” apo Ema Qazimin, Nertila Kokên dhe të tjera pa fund. Këto dy ditë nuk shoh televizor dhe nuk shoh as filma dhe as ndjek lajme. Veçse muzikë shqiptare.

    Reply
  • Albana says:
    November 29, 2024 at 8:07 pm

    Falemimderit Profesor!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 29, 2024 at 8:55 pm

    Kenga e sprasme e 29 nentorit:

    TELEGRAMET SHKOJNE E VIJNE
    AMBASADORET CIRREN, ULERIJNE
    O BOTA TA BENI ZAP SHQYPNINE
    TE FSHIJE 29 NENTORIN DITEZINE
    SE RAMA PO RILIND ENVER MAVRINE

    Reply
  • mali says:
    November 29, 2024 at 9:12 pm

    Ore akoma edhe pas 80 vjetesh mereni me keto idiotizma.
    Shikoni ore dekumentaret e luftes qe pas bombardimit brenda 24 oresh rruget e qyteteve te Gjermanise ishin te pasterta.
    Gjyqi I Nuremberg I izgjidhi keto pune dhe gjermanet jane ata qe jane dhe shikojne perpara.Ate prapa i a lene historise.
    Tek ne eshte ajo qe thote populli : e Zuri fera uraten.
    Fera eshte ne vorrezat dhe ferra kap me gjembat e saj priftin.
    Pra ,po shkove pas te vdekurve ata ne varr te shpien.
    80 vjet thonjte ngulen pas te vdekurve.
    Dhe si mendoni qe ky komb te ece perpara .?

    Reply
  • Istor Jani says:
    December 2, 2024 at 2:02 am

    29 nentori i Jugosllavise nuk ka qene dite clirimi per ta sepse festonin 29 nentorin e 1943 – Konferencen e AVNOJ-it qe themeloi Jugosllavine e “Re”.

    Reply
  • Histor Jani says:
    December 2, 2024 at 2:55 am

    Eshte e vertete, por kjo nuk e ndryshon faktin qe 29 Nentori shqiptar u zgjodh pikerisht qe te perkonte me ate date, gje qe do ta bente me te lehte bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine. Kur u qelb supa e Titos per Enverin, pra kur Enveri e mori vesh qe Titoja donte t’ia fuste pas kraheve e prishi me Titon, po daten e kishte vednosur dhe nuk kishte si ta ndryshonte pa spiegimet perkatese. Prandaj edhe sot e kesaj dite perdoret kjo date e shpifur qe nuk ka asgje historike per Shqipreine.

    Reply
  • Istor Jani says:
    December 6, 2024 at 10:31 pm

    @Histor,
    Duhet te flasesh me fakte, jo me hamendje e aq me teper me urrejtje (date e shpifur). Po sikur te jete qe jugosllavet e vendosen 29 Nentorin si feste pasi Shqiperia e vendosi si feste? Kujto, me 29 nentor 1944, Jugosllavia nuk qe cliruar ende, pra mund te ishte heret per te te percaktonte festat zyrtare,
    Enveri, ne kujtimet e tij, e pranon qe 8 nentori, themelimi i PKSH, u zgjodh qellimisht pas 7 nentorit qe te ishin afer po jo njelloj. Me kete llogjike do pranoja me shume se 29 nentori u zgjodh te ishte afer 28-tes, por jo qe to perputhej me festen jugosllave.
    Ke ndonje dokument shqiptar apo jugosllav ku e mbeshtet “teorine” tende?
    Dokumentat e ushtrise gjermane konfirmojne 29 nentorin. Apo edhe gjermanet donin qe ne te kishim te njejten feste me jugosllavet?!

    Ka maksimumi 366 dite viti, kurse historia me mijera ngjarje te shenuara. Keshtu qe patjeter shume “festa” do bien ne te njejten dite.
    Une besoj se Aneta e lindi Edin me 4 korrik me qellim qe te perkonte me festen amerikane keshtu qe ai ta kishte mire me Ameriken kur te behej kryeminister. Hahahahaaaa. Cfare nuk po degjojme!

    Reply
    • Histor Jani says:
      December 9, 2024 at 3:35 pm

      @Istor, logjika jote eshte pa cen, sidomos kur thua qe Jugosllavia e caktoi 29 Nentorin meqe perpara e kishte caktuar Shqiperia. Kjo eshte njelloj, po njelloj fare si 4 Korriku i Edvinit. Pergezime se je shume koherent, megjithese thikes me dy presa (dmth me dy standarde), nje here i perdor presen siper, pastaj pref ate poshte. Loje e vjeter e te gjithe atyre qe shpiken bombat e tymit. Vetem nje gje, mos harro qe festa jugosllave i referohet nje date te vitit 1943, dmth mbledhjes se Bujanit, apo do te na thuash qe ata te Bujanit e dinin qe Shqiperia do te clirohesh me 29Nentor dhe mezi priten 29 Nenotrin e 1943 qe ta benin mbledhjen tama ate dit. Hahahaaaaaa Cfare nuk po degjojme,

      Reply
  • demo says:
    December 6, 2024 at 11:51 pm

    Ne 29 Nentor 1943 u mblodh ne Jajce te Bosnjes kongresi II i AVNOJ,qe vuri themelet e Republikes Federative te Jugosllavise,Data e mbledhjes se Jajces u shpall Feste Shteterore e Jugosllavise se pasluftes.
    Vendimet e AVNOJit ne Jajce sherbyen si Model fotokopje(atehere nuk kishte fotokopje po me leter kopjativ) per Vendimet e Kongresit te Permetit.

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    November 29, 2025 at 7:58 am

    29-Nentori eshte dita e clirimit te Shqiperise,duan apo s’duan kolboracionistet e rinj,bijte bastart te ketij vendi. Partizanet,i sollen vendit LIRINE nga fashizmi.Enver Hoxha duam apo s’duam ishte udheheqesi me largpames per vendin.Ndryshimet qe beri Shqiperia ne epoken e diktatures,keta te sotmit(te 35-viteve) nuk i arrijne edhe me shekuj.Keta te sotmit,te epokes demotakercita,nuk i arrin edhe sikur te jetojne me shekuj.Malet nuk mund te futen ne thes.Ato mund te mbulohen nga debora ne dimer por,pranvera i ndrin perseri dhe i larteson edhe me shume.Rrofte 29-nentori!Lavdi partzaneve trima qe jo vetem e cliruan vendin por,e stolisen.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    November 29, 2025 at 2:55 pm

    Pishat pergjate bulevardit i mbollen ne si studente te Universitetit te Tiranes ne vitin 1962.

    Reply
  • SPAK says:
    November 29, 2025 at 3:35 pm

    Ky ,”intelektuali”, na qenka edhe Poet!o sali cfare nuk na solle!

    Reply
  • Naim says:
    November 30, 2025 at 8:29 am

    Edhe Kosova u bë e pavarur falë frymës atdhetare që përhapte Shqipëria e Enver Hoxhës.Ne në Maqedoni dhe në Kosovë ,ndëgjonjim Radio Tiranën dhe RTSh,që patën ndikim të madhë në formimin patriotik dhe ruajtëm shqiptarizmin,në këto treva të pushtuara nga jugosllavët.Falë ndinmës së Shqipërisë Enveriane ,u krijua një shtresë idealistësh dhe dhe atdhetarësh ,të cilët kur u poqën kushtet shoqëroro politike ,formuan UÇK dhe ditën të udhëheqin luftën,formuan aleanca me botën përparimtare dhe me shumë sakrifica ,çliruan Kosovën nga serbojugosllavët.E keqja ndodhi ,në liri ,në Kosovën e çliruar,mbeturinat shqifolëse të UDB,mbetën dhe u organizuan dhe me ndihmën e udb dhe bias serbe janë duke shkatërruar në masë të madhe shtetin e Kosovës.Kjo ndodhi pasi këto forca antishqiptare të tubuara në fillim në strukturat e LDK dhe tashë ne VV,haptas dhe duke mos i dhënë prgjegjësi askujt ,dezinformuan si opinionin gjysëmanalfabet kosovar ashtu edhe atë të jashtmin ,në një kohë kur ata që çliruan vendin menduan dhe mendojnë se u KRY.Një rrenë që përsëritet njëmijë herë bëhet e vëtetë.Të shpresojmë në vetëdijësimin tonë….

    Reply
  • redaktori says:
    November 30, 2025 at 8:39 am

    29 Nentori dhe ri-perseritja e zakonshme ne gazeten Dita e artikujve te vjeter te botuar prej saj kohe me pare, me qellimin qe te perkedhele sadopak nostalgjine tek ato te mbetur gjalle nostalgjike te asaj Diktature te nisur ne 29 Nentor 1944 ne kete vend.

    Reply
  • demo says:
    November 30, 2025 at 9:19 am

    E paskam sqaruar me dokumenta 29 nentorin qe vitin e kaluar.
    Po si e gjete gjalle Ate gjermanin e fundit,qe hiku nga Shkodra ne 29 nentor mor Marenglen?
    Merita i takon Berishes,qe hodhi nje gur ne Lume,njesoi dy datat 28 dhe 29 nentor ne nje te vetme.Kane 30 vjet historianet e Partise,qe hidhu e zhytu ne Lume,gjersa e gjeten gjermanin e fundit ,GJALLE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gonxhe: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim
  • Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje
  • “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  2. E on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  3. ILIR on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  4. Enxhi Sulo on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  5. Y on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?