Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 30-vjetori i Kushtetueses, Rama: Ambasadorët e huaj komentojnë vendimet e gjykatave, s’ua këshilloj!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > 30-vjetori i Kushtetueses, Rama: Ambasadorët e huaj komentojnë vendimet e gjykatave, s’ua këshilloj!
KryesorePolitike

30-vjetori i Kushtetueses, Rama: Ambasadorët e huaj komentojnë vendimet e gjykatave, s’ua këshilloj!

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në aktivitetin e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese.

Në fjalën e tij, Rama tha se ndodhet në një pozitë jo të thjeshtë përballë pushtetit gjyqësor dhe diplomatëve të huaj.

Madje, duke iu referuar këtyre të fundit, Rama tha se kanë luksin e veçantë që të “ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave”.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jemi këtu, para pushteti gjyqësor pa harruar dhe veshët e sytë e diplomatëve të huaj që kur vjen tek drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj dhe ndjejnë se e ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave. Për mua është hiç e këshillueshme dhe me pas jo e imitueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen pulbikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi joshës do mundohem ti shmangem në kufijtë e të mundurës.

Sot kremtohet 30-vjetorit i Gjykatës Kushtetuese. Pas një periudheje tejet të gjatë, shqipëria u pajis me Gjykatë Kushtetuese, para se t’i jepte vetes një kushtetutë, të miratuar dhe të bekuar prej votës së popullit. Në zallamahinë e viteve të para duke synuar demokracinë. GJK mori barrën e një ideje, horizonti, ndonëse në një vetmi absolute. E pamësuar me bazat e reja. Për të mos folur më pas me bazat e të drejtave themelore, garantimi i të cilave ishte sfidë. Kushtetueshmëria, shteti i të drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve, të tilla nocione do të bëheshin nënshkruesi i jetës politike. Shumë më tepër si trupa të rinj sesa si organizimi i jetës institucionale. Kështu hyri në jetën tonë të re “gogoli” apo “rojtari i kushtetuetës”.

GJK u rrah me vaj dhe me uthull. Pavarësisht tendencave, falë GJK ne kemi sot një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve, një pavarësi të pushtetit gjykqësor. Një qëndrueshmëri të sistemit juridik. E kështu me rradhë. Si një i verbër që ecën këmbadorazi, edhe GJK eci në një xhungël. Ndaj dhe sot përgjatë qënies së saj 30-vjeçare, GJK është një ngrehinë me dritë dhe me hije.  

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • intelektuali says:
    October 20, 2022 at 9:28 am

    Kjo po te heqim llogjet e propagandes enveriste te Edvinit tregon vetem nje gje:

    QE BOTA DEMOKRATIKE JA KA HEQUR VIZEN CUNIT TE KRISTAQIT, KILERIT TE ENVERIT

    Reply
  • PO , PO says:
    October 20, 2022 at 10:11 am

    Fole me logjiken tende , ne se ke ndonje fije , jo me logjiken e Enver Hoxhes , qe e permend qe ne fjalet e para te cdo komenti si parzmore per te mbuluar injorancen , gomarlleqet dhe mllefin tend prej alabaku !

    Reply
  • Remo says:
    October 20, 2022 at 10:33 am

    Gjykaten kushtetuese , e perdhunove ti me sali berishen ne 2008-en o palaco.
    Ate parlament gerdalle qe kemi sot , eshte fryt i atyre ndryshimeve.

    Reply
  • Agim Cipini says:
    October 20, 2022 at 11:00 am

    Ky psikopat i ka hypur gomarit mbrapsht.

    Reply
  • Dardan says:
    October 20, 2022 at 11:11 am

    Shkoi nga shkoi, Edi Rama u doli ne krah hajduteve te floririt te popullit ne tunelin e Kerrabes.
    Vendimet e gjykatave behen publike qe t’i komentojne populli, fshatare e punetore, intelektuale e ambasadore. C’jane keto keshilla, po te ze lemeria nga ambasadoret o Zeus?!

    Reply
  • Patriot says:
    October 20, 2022 at 11:57 am

    Ky eshte bere me keqe se Enveri duke ju kundervene cdo institucioni nderkombetare. Te drejten per komente dhe me shume ja dhate ju me pa aftesi per te bere reformen. Ne kemi nje shprehje “ kush e pagoi i ra fyellit” dhe reforma eshte financuar nga te huajte, keshtu qe ata kane te drejten legjitime per kerkese llogarie. Nuk kane te gjithe mende e tuaja qe nje super hajdute si Likja e bere president vete per ta mbrojtur. Ti e duke me mire se kushdo pislliqet e tije sepse ishit ne bashkeqeverisie dhe e fine shume mire qe ai pozicion e mbronte ate 100%, o skenderbeu I Spiropalit.

    Reply
  • Agim Cipini says:
    October 20, 2022 at 2:47 pm

    Si nuk ka turp ky psikopat qe permend diplomatet, si nuk jep nje lloj mirenjohje per ndihmen qe japin Amerika dhe Europa. Po te jete per kete gomar, Saliu krimineli dhe Ilir Hajduti e marrin zvarre, po jane keta nderkombetare qe na mbajne me frena se te jete per ne, ne hame njeri tjetrin.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 20, 2022 at 3:13 pm

    Jo mor Ramuti i Sateliteve Kozmike, ti coje Detin ne Hage, dhe pastaj hakerroju Ambasadoreve, ate bej.
    Mundesisht, priji mardheniet diplomatike me Evropen, dhe na ler ne dore te Serbise.
    Ashtu do Mreti Ramut, ashtu do behet.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 20, 2022 at 3:15 pm

    Per te eshte “hic e keshillueshme”
    Cope legeni, nuk shkruhet ashtu: Nuk eshte e keshillueshme, o morr i ndyre serbo grek

    Reply
  • Aldrin says:
    October 20, 2022 at 3:16 pm

    ndodhet ne pozite “jo te thjeshte”
    E di ky vrroma qe thuhet “ndodhem ne pozite te veshtire”?

    Reply
  • demo says:
    October 20, 2022 at 4:03 pm

    Gjykata Kushtetuese vendosi me shumice absolute votash C`FUQIZIMIN E MARREVESHJES SE DETIT TE BERISHES ME KARAMANLIS,E BAKOJANIS,si antikushtetuese.
    Pakushtetueshmerine e cdo akti cfuqizues te kufijve te shenjte tokesore dhe detare te Atdheut,te percaktuar nga Konventat dhe Traktatet Nderkombetare,,te percaktuar ne Terren nga Komisionet Nderkombetare(perfaqesues te ketyre komisjoneve dhane edhe jeten per kete qellim)…
    Z.Rama!Perse nuk e zbaton Vendimin e Gjukates Kushtetuese per Mosprekjen e kufijve detare te Republikes se Shqiprise? Te flasesh me superlativa per Gjykaten Kushtetuese dhe Te shkelmosh Vendimin e Gjykates Kushtetuese,ne kundershtimin flagrant te vendimit te kesaj gjykate,,te dergosh kufijte detare me Greqine ne Hage,,me duken dy gjera te kunderta.
    Me kujton NJERIN,qe shkroi nje Hartim shume prekes per Nenen dhe kur shkoi ne shtepi,rrahu te emen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare 12-mujore
  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  2. katarakti on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. 1 on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. PS-ja, uturaku i Ramës on Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  5. Janinë on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?