Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e familjes Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > 31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e familjes Berisha
Lajmi i funditPolitike

31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e familjes Berisha

Published: September 18, 2024
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

 

-E gjithë dosja e tjetërsimit të pronës publike ish Klubi Partizani, sipas SPAK, është manipuluar. Në terren janë kryer veprime fiktive dhe vetëm në zyrë për pronën do t’i kthehej grupit të ish pronarëve që përfaqësoheshin nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

- Publicitet -

-Janë marrë vendime pa pritur përgjigjen e institucioneve. Dokumente false, firma me gisht, veprime arbitrare dhe zaptime. Çdo gjë është kopsitur fiktivisht.

-Kanë marrë mbi 800 m2 tokë publike tepër, pa bërë asnjë pagesë dhe në formë përvetësimi.

-Vlerësimi është bëri abuziv nga ekspertët Elvira Aliaj dhe Sali Preçi, lidhje të Malltezit.

-Për ndërtesat duhet të paguanin 430 mijë euro, por kanë paguar vetëm 50 mijë euro, duke manipuluar vlerën e tyre sipas legjislacionit në fuqi.

-Është krijuar mbivendosje në Institutin Hidrometorologjik.

-Janë emëruar drejtues të AKKP dhe u janë dhënë udhëzime vetëm për kthyer këtë pronë në kundërshtim me ligjin.

-Fatmir Mediu dhe Genc Ruli miratojnë privatimin edhe pse ligji për sportin nuk e lejonte dhe prona nuk ishte përfshirë në planin e përhapjes së ushtrisë.

-Janë zhdukur dokumentet e shpronësimit nga Italia fashiste (Babai i dhëndrit të Berishës ka qenë drejtor Arkivi).

-Tarifë 3-5 % të pronës për statusin ‘dhëndër i Berishës’.

-Dhëndri, nga trashëgimtar i dyshimtë i 144 m2, bëhet aksioner në 19 kulla dhe fiton 6 milionë euro me duar në xhepa.

-Trashëgimtarët ndihen të zhvatur nga Abi dhe Gita pas tarifës 3-5 % të Abit si dhëndër i Berishës. Gëzim Begeja shprehet i zhgënjyer dhe kërkon 24 milionë euro.

-Shteti në gjunjë, në shërbim të Familjes në pushtet. Kush shërbente korrupsionit gradohej, kush bënte rezistencë ndëshkohej si rast i gjeneralit Vladimir Qiriazi, i cili u ndëshkua.

-Berisha i lëshoi gjeneralit Vladimir Qiriazi egërsisht Oerd Bylykbashin, në atë kosh shef i antikorrupsionit në Kryeministri, kur gjenerali refuzonte të firmoste.

-Një nga inpektorët e grupit të Bylykbashit u hedhur në sulm për të ndëshkuar Qiriazin ishte edhe përfitues nga përvetësimi i pronës publike të ushtrisë ish Klubi Partizani.

-Berisha iu kthye me ton kërcënues zëvëndësministrit të Ekrem Spahia në një mbledhje qeverie, kur Spahia pyeti me naiviteti se pse duhej të ndryshohej ligji për sportin tre muaj pas miratimit. Spahia nuk e dinte se tek ai ndryshim fshihej kalimi i pronës publike në duart e dhëndrit të Berishës duke i hapur rrugë privatizimit të terreneve sportive që ndalohej deri në atë kohë me ligj.

-Ish ministra, ish drejtorë dhe specialistë kanë ruajtur kodin e heshtjes në SPAK kur janë pyetur për rolin e tyre në këtë histori korrupsioni, duke luajtur rolin e budallait dhe të humbjes së memories.

-Jamarbri fshehu dy vite vdekjen e gjyshes ndoshta për të nos humbur kohë me procedurat e trashëgimisë.

-Kompania Homeplan krijohet vetëm për realazimin e aferës korruptive dhe sapo realizohet qëllimi kalon në likuidim. Homeplan, ashtu edhe kompania tjetër ndërtuese Kontakt janë në duart e Familjes Berisha dhe tarafit të saj.

-Shoqja e Argitës, Laura Pustina, përgatit kontratat. Motra e saj Andia mban llogaritë e Homeplan. Burri i Laurës, Andi Toma ishte drejtor u Rrugësve. Kompania R.O.S.P që ruante pronën dhe më pas kantierin e ndërtimit ishte e Fatbardh Breçanit, burrit të Shpresa Breçanit, mbesa e Berishës. Shpresa Breçani ishte kontabiliste e R.O.S.P. Fatbardh Breçani është vëllai i Erzen Breçanit, ish drejtues policie, i cili paraqitej me forca policia sa herë kompanitë kishin përplasje me banorët.

-Berisha që në ’96 i dha dhëndrit shtëpi, duke shfrytëzuar pushtetin.

-Sali Berisha miratonte leje për HEC-e, përfituesit i paguanin tarifë dhëndrit. Për HEC-in e Ashtës, Jamarbri ka marrë 90 mijë euro. (Argita e kishte 3 % investimin, Shkëlzeni 350 mijë euro për një koncension, siç është rasti me Ismail Mulletin).

-Argita i shiti apartamentin Safet Gjicit në 2008, por deklaroi të ardhura nga qiratë edhe pas shitjes, me sa duket për të pastruar para.

-Argita i jep 550 mijë euro Berishës për të hequr njollën non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, për gjyqin në Francë dhe procesin në Angli.

-Shkëlzeni shpenzoi 50 mijë euro për gjyqin në SHBA për pastrimin e imazhit si pronari i Gërdecit.

-Me paratë e korrupsionit me pasuritë publike janë mbuluar fushatat e PD, janë paguar këngëtarë dhe shpenzime të tjera.

-Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë blerë dhe shitur pasuri të përbashkëta, të cilat nuk janë deklaruar nga Argita në ILDKP.

-Argita Berisha, për të fshehur gjurmët e pasurisë nuk ka deklaruar aksionet në Homeplan, edhe pse sipas Kodit të Familjes, i ka në bashkëpronësi me Jamarbrin.

-Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë operuar me pagesa cash, para që nuk u dihet burimi.

-Për të ruajtur imazhin e një politikani të pakorruptuar, Sali Berisha ka përdorur dhëndrin, të bijën, të birin dhe bashkëshorten si duar për të përlarë paratë dhe pasuritë publike, duke i asistuar me vendime qeverie të personalizuara.

-Ku kanë shkuar paratë? Bileta avioni, fushata zgjedhore, donacione te fondacioni i Liri Berishës, 600 mijë euro për gjyqet e Berishës e Shkëlzenit, largim me transaksione jashtë vendit, blerje pasurish; vila dhe apartamente brenda dhe jashtë vendit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • intelektuali says:
    September 18, 2024 at 12:12 pm

    MASHTRUESI ADRIATIK DOCI NUK KA TAGRIN QE TE HEDHE AKUZA KUNDER SALI BERISHES DERI SA ASNJEHERE NUK KA HAPUR GOJEN PER MEGA-AFERAT KORRUPTIVE TE GANGSTERIT EDI RAMA QE PO SHET CDO LLOKME TE SHQYPNISE DHE QE KORRUPTOI EDHE FBI

    Ky mashtrues i perdale qe ketkon me jashteqitjet e tij enveriste te spostoje vemendjen nga hajnia antishqyptare e Edi Rames qe ja ka shitur portin e Durresit Alabarit te Allahut Akbar, ky mashtrues tipik enverist dhe gjobevenes komunist nuk eshte kujtuar asnjehere te flase per inceneratoret e Rilindjes te cunit te Kristaqit qe ishte Killer i Enverit dhe i Ramizit, as per sterilizimin e cunit hajdut te Hamit Beqes, as per hajdutet 5D te Erion Veliajt ne Bashki, as per hajnine edviniste te Bashkim Ulajt&Lukuni, sepse nuk i pergjigjet dot pyetjes thelbesore:

    KUSH JE TI O MUT MUTI?

    Si nuk mund t’i pergjigjen kesaj pyetje te gjithe muterit qe la pas Sigurimi njesoj si burgaxhiu mafioz Idajet Beqiri&Lukuni qe ka mbushur median tone kombetare me fytyren e tij prej krimineli enverist i ftuar dhe i preferuar ne cdo studio TV per te hedhur jashteqitjet e tij enveriste papushim per te eksituar fanatike katunare enveriste dru me pre ne luften kunder Armikut te Kllases sic e kane mesuar te Sigurimi i Enverit dhe Partise. Ja cfare shkruan media per gjobevenesin Adriatik Doci qe gazeta DITA e paraqet si hero gazetarie:

    “…Pas skandalit të tre ditëve më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për gazetarin gjobëvëns Adriatik Doçi, për të cilin janë publikuar të paktën 3 audiopërgjime nga portali PublikTV.Live…”

    SI MUND T’I BESOSH NJE SHKRIMI ME AUTOR NJE KRIMINEL SI KY MUT MUTI I GAZETARISE?

    Reply
  • Rrushi shijakut says:
    September 18, 2024 at 6:00 pm

    O yll bote po nuk u lodhe cdo dite helm nxjer per salen ,, te pakten ai eshte burre i ndershem dhe familjar ,, kurse ky soji i bordellove nuk ka lene grua te rrilindjes dhe te miqve te tij pa palluar ky skizofren qe e degjeneroi kete vend ,, 7 gra ka ndare ky modeli jot ti akoma meresh me salen ,, po shkruaj per skandalet e ketij moterqirit qe nuk kan fund bej pak oppzite se na mbyten kjo race e poshter g 99 -ca dhe rrilindje e sektit te sorosit ,, te pershendes me kengen ,, apo si sme the njehere u lodha vaj vaj vetulla holla

    Reply
  • POPULL says:
    September 18, 2024 at 9:52 pm

    Po ti mor INTELEKTUAL MUTI, ku i gjete milonat që ndertove 18 kulla?
    Vetem me parate e Kosoves i ndertove, apo me urdher te peshkut?

    Hajdut , vendin e keni ne burg.

    Reply
  • Engjo says:
    September 19, 2024 at 1:48 am

    Intelektual,merr nje brisk edhe rruaji topet Adriatikut edhe ik e lepiji bythen Saliut se te zgjatet jeta!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 19, 2024 at 6:17 am

    OK,A.Doçi:
    -“Fshati”-Saliu po digjet & “prostitutat”-si Intelektuali,etj po krihen..duke i dal në krahë NJË FAMILJE të
    korruptuar më të madhen në 112 vite SHTET SHQIPËTAR,Më i keq se Ahmet Zagolli që vodhi FLORIRIN & ja mbathi në mërgim & pas vdekjes SALI/KRIMI i ngriti bustin
    në qëndër të Tiranës,me qëllim që pas vdekjes së tij ti vihej busti(nga MILITANTËT QË PO I SHKOJNË PAS AKOMA)përbri tij në rast se do bëhej MBRET me kushtetutën që nuk ju votua nga populli në 1994.
    Dhe pas 1994 Sb u vu kundër popullit dhe kundërshtarve politikë duke u bër TMERRI I KOMBIT Shqipëtar e Kisovar..!
    Me kapjen e drejtësisë 1992,Sb vodhi,SHITI për skrap e nëpër oligark me ligj e pa ligj pasurinë Kombëtare..mbi 500 nd/Je e institucione të Komunizmit 45 vjeçar mbi 350 mild.$ sikur ja kishte lën babai Ramë,mekënse i kishte ndërtuar Enveri DV,të cilin Sb e “urrente” aqë shumë saqë nuk linte rast pa dalë në FOTO ME DJEMT E TIJ,por tanimë rasti ja donte të dukej se LUFTONTE PILË MË PILË KOMUNIZMIN SI KOMUNIDT I 8 NËNTORIT 1968 pas 1 viti që u bë DOKTOR I BLLOKUT KOMUNIST.
    Sb nuk pandeu se do kishte DREJTËSI(SPAK+GJKKO) kopetent për ZOTRINË E TIJ familjarisht në Shqipëri,ndonse votoi i detyruar në 2016= 100 %.
    -Tashmë Sb le ti bjer FYELLIT çdo nate në katin e 8 deri në vitin 2027..derisa të mbarojnë seancat gjyqsore,duke e lën vëndin pa opozitë të bërë cop-copë po prej tij mjafton të ket një DËRRASË NGA ARKIVOLI PD PËR TU MBROJTUR NGA DREJTËSIA QË DIKUR E KISHTE TREDHUR.
    -FLM A.DOÇI,DITA.

    Reply
  • ce says:
    September 19, 2024 at 6:22 am

    Populli thote nuk futet minarja ne thes duket qarte se perbindeshi i vicidolit dhe banda e Malltezit me ze gruaje ja kaluan dhe Sadam Huseinit te Irakut me keto pasuri te grabitura ne mes te Tiranes nga perbindeshi i vicidolit, e do pushtet perseri monster, e servili i peshtire baljozi i vicidolit prifti pastor pa veladon i foltores se vicidolit Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra me nje servilizem te peshtire thoshte¢: se shtatori 2025 do te gjeje perbindeshin Hu xhintao perseri kryeminister. Fundi i botes , por dhe ai e di mire se shqiptaret ja kane shuar fitilin ketij perbindeshi per kete jete me 14maj 2023 por bejne sikur nuk e kuptojne dhe e kalojne ne heshtje kete vaterlo politike qe do ju shfaqet me fuqishem akoma pas 7-8 muajsh kur Edi Rama te mare mandatin e 4t.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 19, 2024 at 6:47 am

    Ethem Beu – Kapteri i Enverit:

    Prostitutat tregoja femrave te familjes tende se me llafoqylin enverist kunder Sali Sekretarit qe perdor papushim ne kete forum te gazetes DITA e tregon se ti je nje PROSTITUTE e perdale e Enver Bytharit njashtu sic ishte edhe Sali Varkari i Enverit per vite me radhe dhe ne vend qe ju PROSTITUTAT e Enverit te kerkoni falje per krimet qe i keni bere Shqypnise qe nga viti 1944 deri me sot kerkoni t’ja ngjisni pjellen tuaj Sali Gerdecin si “Mut pas kepuce” intelektualit dhe te mitizoni SPAK -UTURAKUN enverist te gangsterit Edi Rama qe Beleri i Himares ja zbathi breket si nje Prokurori Komuniste e kriminalizuar si Prokuroria e Aranit Celes nipi i te cillit eshte sot Kryeprokuror

    SI NJE TURP DHE REZIL I SHQYPNISE

    Reply
  • Maloqeri ceceni says:
    September 19, 2024 at 6:54 am

    Rrushi shijakut eshte xeni babit,intelektuali eshte vet dhenderushi saliut,,,ne pith te semes do shkoni te dy,,

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    September 19, 2024 at 7:13 am

    Maloqeri çeçeni, ti keplotesisht te drejte ti ofendosh verioret sepse je malok jugu, besoj diku andej nga Skrapari dhe u bere qytetar se te solli Enveri ne Tiron , biles per ju tiranasit edhe tironcit jane maloke kurse ju qe erdhet nga vendet ku hante pula gure e jo grure jeni qytetare dhe kete se sa qytetare jeni e keni treguar tani ne demokraci.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?