Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 32 njerëz humbën jetën në punë në 2022, kush rrezikon më shumë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 32 njerëz humbën jetën në punë në 2022, kush rrezikon më shumë?
AktualitetKronike

32 njerëz humbën jetën në punë në 2022, kush rrezikon më shumë?

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

28 prilli është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në punë.

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Europian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.

Çdo vit, më shumë se 2 milionë gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.

- Publicitet -

Statistika për Shqipërinë 2022

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar. Mos garantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.

Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.

Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021.

Më pas është sektori i minierave dhe i industrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar, përsëri në rritje krahasuar me vitin 2021. Më pas kemi një humbje jete në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit, dhe 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e inspektoratit.

A ka ndëshkime për aksidentet në punë?

Nëse në vitin 2021, Inspektorati i Punës, 40% e masave ndëshkuese ishin “Pezullim” për shkelje flagrante të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë në punë, në vitin 2022 kjo masë është vendosur vetëm për 8% të subjekteve të ndëshkuara. Janë vetëm 12 kompani të ndëshkuara me pezullim të aktivitetit, edhe pse numri i fataliteteve është 32. Ndërsa janë dhënë 95 paralajmërime e janë vënë 48 gjoba me një vlerë prej 10.570 milionë lekë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së
  • Tension me grupe protestuesish në kryqëzimin kyç të kryeqytetit, shoqërohen disa prej tyre
  • Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka

Komentet e Fundit

  1. Jeniceri on Pacolli në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Gjyshi on Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka
  3. Drini on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. rapsodi popullor on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Detari on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?