Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Në Shqipëri, për fat të keq, gjërat të cilat duhet të jenë në raport të drejtë me njëratjetrën, i kemi në një proporcion gjeometrik të prapshtë dhe të jashtëzakonshëm. Ndërsa krimin e kemi të pranishëm, në të shkuarën, dhe në të sotmen, ndëshkimin e kemi të “jashtëligjshëm”. Në fakt, ky është problemi më i ndjeshëm që kemi aktualisht dhe pa zgjidhur këtë, nuk mund të zgjidhet asnjë tjetër. Këtu është a-ja e perspektivave të tjera, ose mbytja përfundimtare e tyre. Institucione të rëndësishme ndërkombëtare, drejtpërsëdrejti, pa bërë asnjë lajkë politike, kanë shtruar prej kohësh problemin më të rëndësishëm: ligjin, vendosjen e drejtësisë, të së drejtës dhe të ndëshkimit, si gjëra që nuk mund të merren me mend se mund të anashkalohen. Informacionet që i janë përcjellë atyre, faktet e provuara për ekzistencën e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me pushtetet, në kohë të ndryshme, kanë qenë kaq domethënëse, saqë liderë të politikës europiane, e kanë thënë dhe kërkuar haptas, pa bërë asnjë tërheqje politike për të thënë një të vërtetë, me të cilën jetojmë të gjithë, por me të cilën, nuk e pranon askush në sipëroret e pushtetit dhe institucionet e ligjit, si të vërtetë. Edhe kur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, synoi të bëjë lëvizjet e duhura, ai u gjet para dy rrugëve: ose të largohej përmes dorëheqjes, ose do e largonin pa asnjë dhimbje. Krimi, oligarkia politike e lidhur me të, fitoi edhe një herë terrenin e kërkuar, që mund ta humbiste. Në Shqipëri, në 32 vitet e fundit, kur mendohet se filloi një periudhë demokratike e plurale, kanë ndodhur aq shumë krime, në të gjitha fushat, që nga ato të rëndat, kundër jetës së njeriut, e deri tek shkatërrimi i pasurisë së përbashkët, duke futur në këtë mes vjedhjet e pazakonta që janë bërë, mashtrimet e shumëfishta, bulimin e më pas lulëzimin e fuqizimin e korrupsionit.
Në krejt pak vite janë hedhur në erë qendra të rëndësishme industriale, është vjedhur e tjetërsuar një pasuri e tërë miliardëshe, njerëzit e politikës, të lidhur me mafian financiare të botës së krimit, kanë bërë ligjin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e tij, është tentuar të hidhet mbi njerëzit që demonstronin në vitin 1997 lëndë helmuese kimike, është dhënë urdhër për vrasje, është bërë armatosja e një pjesë të popullsisë për të luftuar kundër pjesës tjetër; janë shkelur të gjitha ligjet ndërkombëtare, që kanë qenë të detyrueshme për ne si shtet e si popull; janë furnizuar me armatim regjime despotike, që nga ai i Millosheviçit e deri tek i Kafadit; është bërë kontrabandë e pashoqe me regjimin serb të Beogradit dhe dollarët e fituar janë shpërblyer duke burgosur e sabotuar një luftë çlirimtare në Kosovë e në Maqedoni…, janë dhënë e po jepen konçensione monstruoze nga qeveria e tanishme, të gjitha këto të njohura, të ditura, të thëna qindra e qindra herë, të përdorura në media dhe në fjalime publike. Dhe askush nuk është ndëshkuar, e si duket, loja e mosndëshkimit do të vazhdojë edhe më tej. Grupe të krimit, të njohura, të skeduara, të përgjuara, të saktësuara për krimet e tyre, vazhdojnë të jenë dominues, të shpërblyer dhe në qetësinë e tyre. Përmë tepër, të përkrahur. Sa prej tyre janë të vërteta dhe sa janë thjeshtë çaste mediale? Të shumtat janë të vërteta dhe të pranuara si të tilla.
Në tetë vitet e fundit të qeverisjes Berisha, qeverisje si përson dhe si familje, duke krijuar një katërshe: baba, nënë,bir e bijë, dhe me satelitë; dhëndurë, kunetër e loajalë politikë të tipit lulëzo –lulja ime lulëzo; është bërë një batërdi e padëgjuar në të gjithë ekonominë tonë; në nëntë vitet e qeverisjes “Rama” janë shkatërruar financat e është hapur një greminë, në të cilën mund të fundoset i gjithë vendi; borxhi publik- i hapur është si kurrë më parë, borxhi publik i fshehur është humnerë financiare; me paratë e vjedhura si ekip qeveritar janë bërë vila të stërmëdha dhe krijuar resorse të pazakonta edhe për një botë në zhvillim; është krijuar një klasë hemogjene sipas trinomit: politikë- mafia gardë pretoriane, e cila ka vendosur që nga rrënjët e hashashit që do të mbilleshin, e deri tek arrestimet, vrasjet e gropat financiare. Të gjitha koncensionet e dhëna në muajt e fundit të qeverisë “Berisha” dhe 9 vitet e qeverisjes “Rama”, me klauzola të jashtëzakonshme në dëm të Shqipërisë, nëse do të prisheshin, janë në fakt, në vetvete, vepra krimimale, të cilat do të dënoheshin pa asnjë dhimbje në çdo shtet. Skandalet financiare të PPP-ve, inceneratorëve, rrugëve, kapin shuma të pallogaritshme. Shqipëria prodhon 7.138.000 Mh energji elketrike, por konsumon 5.115.000 MWh, megjithatë kemi ndër çmimet më të larta në kontinent dhe përsëri synohet të rriten. Deri kur? Shqipëria prodhon 1.5 milionë tonë naftë në vit dhe konsumon rreth 600 mijë tonë. Përsëri kemi naftën më të shtrenjtë dhe shtet nuk përfiton thuajse asgjë nga kompanitë, shpesh-herë fantazmë, që kanë konçensionet e naftës.
Në 9 vitet e fundit, sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kemi abuzime në vlerë për rreth 8.9 miliardë euro, ndërsa buxhetin vjetor e kemi 5,5 miliardë euro. Abuzohet me rreth 1 miliard euro në vit dhe alarmi i dhënë, që prej disa viteve, nuk dëgjohet nga askush. Asnjë nuk e di saktësisht se sa është borxhi ynë i jashtëm, as Ministria e Financave nuk e di. Tani askush nuk habitet më nga tenderët e shumëfishuar në shumën e tyre, disa herë më të lartë se tenderimi fillestar, ashtu si nuk kanë habitur konçensionet e kromit apo të bakrit, ku me një firmë ministrale, si ajo e zotit Ruli, janë fshirë detyrime milionëshe dhe nuk besoj se ka njeri që e beson se ministri i atëhershëm e bëri këtë nga zemërdhëmbshuria, apo nga meraku për jetën e minatorëve, të cilët këputeshin njëri pas tjetrit, si fiq të pjekur. Nuk habiti asnjëri, as tregtia e vdekjes në Gërdec, dhe për më tepër, një tabor analistësh as që u lodhën me këtë, sepse e dinë se djali me sy peshkaqeni i kishte edhe dhëmbët si të peshkaqenit. Nuk habisin më askënd kur Kastrati, pasi merr konçensionin e “Rrugës së Kombit”, merr edhe të aeroportit të Rinasit, edhe ndërtim rrugësh, edhe ngritje pallatesh në zona të gjelbëra, që dikur ishin tabu; nuk habitet askush kur Basha del nga loja e partisë së tij i pasuruar në miliona euro; të gjitha po bëhen të zakonshme dhe asnjëra e ndëshkuar. Ne kishim një sistem drejtësie të marrë fund. Por, që po ngrihet me zor dhe nuk po bëhet i besueshëm. Kjo duhet pranuar sinqerisht, ndryshe nuk bëjmë hajër. Ne kemi një sistem drejtësie ku lulëzon “gjingjonizmi”, si rrymë e të vepruarit në drejtësi; me miliona euro të fshehura, me gjykatës që haptas deklarojnë se kanë marrë dhurata qindra mijra eurosh; me ofertën e dikurshme 200 mijë eurosh për një vend pune në drejtësi; me një këshill të lartë drejtësie qëishte vendi më i ndjeshëm i padrejtësisë. Ne kemi pasur shefa qeverie që vite me radhë kanë bërë familjarisht, apo përmes klaneve të tyre, zullumet më të mëdha në këtë vend që kur është krijuar si shtet; kanë shkatërruar gjithçka, mbi të gjitha kanë hedhur në erë besimin ndaj shtetit. Ne kishim shef qeverie një njeri që desh përplasi vendin në luftën civile më të përgjakshme, që kudo në botë prej vitesh do të ishte pjesë e një strukture tjetër, pasi e përdhosi këtë sistem drejtësie që në fillimet e tij, me të famshmin lulëzim të plepave të Durrësit, në të cilin militantizmi u bë shkalla e verifikimit të dijeve, pasi dërgoi në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese njerëz të paaftë dhe jo rrallë me lidhje të dyshimta me shërbimet e huaja fqinje; pasi e ktheu i ktheu të gjitha strukturat e sistemit të drejtësisë në një lojë lesh arapi, në fund, si duke ndërtuar një mur kinez të drejtësisë, mblodhi në vendet themelore njerëzit më të besuar, të cilët janë loajalë ndaj tij, pikërisht ngaqë janë pjesë e krimit të pandëshkuar. Dhe ai, si mjeshtër i lojës së politikës, i mësuar edhe nga fantazmat fazlliçiane, miq të familjes, e ndërtoi të gjithë sistemin mbi bazën e shantazhit.
Çfarë bën qeveria e sotme? Kjo është ajo që i intereson njerëzve. Ajo që nuk dihet nga bëmat e shkuara është shumë më e pakët nga ajo që dihet, ose në një raport të njëjtë. 9 vite më parë, opozita që sot qeveris, në të gjitha sheshet dhe në të gjithë tubimet, kishte moto të saj ndëshkimin e krimit. Të krimit politik, 21 janari, që tashmë shkoi në kalendrat greke; të krimit njerëzor e financiar: Gërdeci si një përgjakje e mizorisë ndaj njomëzakëve dhe të pashpresëve; të krimit ekonomik: humnerën financiare që e hapën qëllimisht për të përmbysur gjithë vendin si në ciklin e piramidave; vjedhjet e përditshme, të cilat i shndërruan këta njerëz të politikës në pasunarët e pashpirt dhe të bosët e mafias së përbashkët. Të gjitha i tha opozita e djeshme, e cila sot, prej 9 viteve qeveris vendin dhe që në zgjedhjet vendore të 25 prillit mori një mandat të ri besimi, i pazakontë në jetën politike e administrative të vendit. Në 9 vite nuk është bërë asgjë, ose thuajse asgjë. Ministrat e dikurshëm janë përsëri “ministra”, sepse ç’ka vodhën e tjetërsuan e kanë ende në xhepat e tyre, ose në bankat jashtë shtetit. Një drejtor banke që dinte shumëçka, heshti, sepse ndoshta dinte më shumë se kushdo tjetër. Në 9 vite, megjithë përbetimet për rikthimin e Shtëpisë Qendrore të ushtarakëve në identitet, ajo ka mbetur rishtas një pronë e grabitur në minutat e fundit. Fjalët shkuan bashkë me erën, betimi doli një fjalë e zakonshme politike. Në industrinë e kromit dhe të bakrit kanë ndodhur bëma të jashtëzakonshme, nga njerëz të pushtetit, ose krejt afër tij. Pasuria e shtetit është dhuruar si një shportë me fiq. Përleshja ka qenë edhe e përgjakshme, por askush nga “dhuruesit” qeveritarë nuk pësoi asgjë. Ata vazhdojnë të jenë në foletë e tyre. Të gjithë e dinë tashmë se kush qëndron pas Gërdecit. Duhet të jesh naiv të mos e dish një të vërtetë që ka kaluar edhe kufirin e këtij vendi. Djali i shefit të qeverisë bëri gjithçka për të hedhur në erë 26 njerëz dhe asnjëherë, as dje dhe as sot, askush nuk e ka thirrur. Në këtë minierë baruti, pra të vdekjes, punonin fëmijë të vegjël, jashtë çdo ligji. Fëmijë që rrinin pranë vdekjes, që edhe ashtu u erdhi. Gërdeci ishte kthyer në një fued skllaverues të Familjes dhe të njerëzve pranë tyre, e megjithatë, në asnjë seancë gjyqësore, asnjëherë, nuk u shqiptua qoftë edhe dënimi më i vogël për këtë rikthim të skllavërisë së fëmijëve.
Asnjë qytetar i zakonshëm gjerman apo kudo tjetër në Europën nga duam të shkojmë, disa me gjithë mend e disa si fasadë politike, nuk ka asnjë lloj droje nga një thirrje në policinë e vendit të tij. Por të gjithë kanë droje nga një thirrje nga zyrat e financës. Është i vetmi vend ku të thërrasin atëherë kur: ose kanë për të dhënë se ke paguar më shumë taksa se sa mbetet për një jetesë normale; ose të thërrasin se mund të kesh maashtruar e të ardhurat tuaja. Dhe nëse mund të jenë të duruar me një faj të çfarëdoshëm, janë tejet të paduruar me një krim financiar, me një fshehje të të ard[1]hurave, me fshehjen e një dhurate, e cila po ashtu taksohet më shumë se çdo e ardhur tjetër; me një pronë të dhënë me qira dhe të padeklaruar….Edhe për një tjegull që i shton çatisë tënde do të paraqesësh dësh[1]minë e blerjes…ndërsa në Shqipëri janë dhjetëra e dhjetëra zona ish-qeveritare, vila të stërmëdha, të cilat askush nuk e di me paratë e kujt janë ndërtuar. Pushteti i sotëm ndodhet para dy rrugëve; njëra e zakonshme, tjetra e pazakonshme, por ndoshta e dosmosdoshme. Rruga e zakonshme e shumicës qeverisëse në të gjithë piramidën e shtetit është reforma e thellë, pa ekuivoke dhe pa dhimbje e sistemit të drejtësisë. Kjo rrugë, për të cilën flitet që prej shumë viteve, ende nuk ka filluar si duhet, nuk ka frytet e pritura dhe kushdo është i bindur se kemi një opozitë që nuk e do këtë reformë, ose në se e do, e kërkon sipas kutit të saj: mosndëshkimin e krimit, duke lënë edhe më tej falangat e saj në drejtësi. Rruga e pazakonshme është më e vështirë, nuk ka ndonjë precedent të tillë deri më tani në jetën tonë politike, e sidomos në sistemin tonë juridik, por ndoshta duhet menduar edhe për këtë. Pa qenë një qeveri populiste ajo do të mund t’i drejtohej njerëzve, të këshilluar me ligjbërësit e ligjzbatuesit perëndimorë. Ndoshta kjo do të ngjante me një “kryengritje”, por nuk do të ishte e tillë.
Mosndëshkimi i së keqes është varreza e këtij vendi. Alibia e qeverisë po shkon drejt fundit. Është e vështirë të mendohet se besimi do të jetë i pafund tek njerëzit e zakonshëm, kur shohin të vetët tepër ultë, të pangishëm kurrë; ndërsa pushtetarët në majë të një pasurie që e vendosën përmes vjedhjes. Qeveria e sotme duhet të zgjedhë tashmë përfundimisht: ose të jetë palë me mosndëshkimin; ose të ndëshkojë atë. Rrugë të mesme nuk ka.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
shyqyr hapët hapësirën e komentimit te shkrimet e shaban muratit.
e morëm vesh 30 vite shkatërrim batërdi e shpopullim.po si do dalim nga gropa. apo do vijë ndonjëri të na shpëtojë me litar(amerika). apo me frymën e shenjtë( zoti) . jo or jo. ne vet. populli me klasë pararojë proletariatin do përmbysë pushtetin e diktaturës së kapitalit dhe do ndërtojë socializmim. do dalë nga gropa dhe do hedhë dhe mbi të për të mos rënë më
Z.B.Islami: DITA me fjalin ” 32 vjet BADËRDI” dhe agumente 100 % të sakta që jepni.. duhet dërguar në GJYKATËN ND/KOMBËTARE përkatëse,Pasi DREJTËSIA JONË KA VDEKUR QË NË 1992 dhe nuk bëhet më.
-Në 2013 E.Ramës ju tha nga SHBA+BE: Pa u bërë reforma në drejtësi..mos pretendoni të futeni në BE.Dhe ER u tha..Unë e bëj ligjin por nuk më mbështet Sb & Im.Dhe SHBA+BE morën përsipër të ndihmojnë në bërjen e Ligjit dhe po drejtojnë VETINGUN.Pa ndikimin pozitiv të THEO JAKOBS nuk do ishin nxjerr NOKAUT 70 % të Gjyqtarëve e Prekurorëve.Dhe ja ku jemi.Zero balena të arrestuara.
-PADËRDINË në drejtësi po e bëjnë akoma ajo pjesë që ka ngelur në drejtësi me parimin KÇK.E cila nën diktatin Berishist & Metiës po vjedh atë çka ka mbetur në xhepet e Shqipëtarëve dhe po bën PADËRDINË në Atë pjesë të pasurisë që ka mbetur.
-Në 9 vite qeverisja e E.Ramës është marrë me punë të tjera dhe jo me evidentimin dhe dërgimin në SPAK të hajdutëve e vrasësve të TMERRSHËM.Pasi e dinte siç e di edhe unë rdhe Ju.. se SPAK ka lindur i vdekur nga frika e Sb më i tmerrshmi në PLANET.Ndryshe,Arben Kraja( më i keq se Tik Llalla) do bëhej kurban si XHEVAT HANA që shkoi në Torino me këmbët e tij dhe erdhi i vdekur pse vuri në vijë vrasjen e Remzi Hoxhës.
-Me pak fjalë: Pa ikur Sb nga politika nuk ka drejtësi.Dhe pa DREJTËSI NUK KA SHTET.Ky është misioni Sb si agjent i shumfisht 70-80.
-Nga Sb po ka frikë edhe Amerika e cila e futi në listën e zezë dhe po ja lë Shqipërisë në derë të tallet me: DASH+BE+DREJTËSINË+POPULLIN E MAJTË+SOROSIN..etj.
-FLM B.I.DITA.
eshte pak si shume vone per qeverine te zgjedhe.
mileti po duhet te zgjedhe qe mos te zgjedhe keta qe ja kane futur, se ndryshe i bie te vazhdoje sindromi i stokholmit
Po te ishte e mundur te hapeshin letrat, do gjendeshim perpara nje komploti te madh. Shqiperia u perdor dhe po perdoret si nje laborator gjeopolitik. Si mund ta krimbesh nje shtet komplet. Te korruptosh njeheresh te gjitha akternativat politike. Te besh llac e tulla dhe fasada me xhama cdo m2 te Tiranes, deri brenda liqenit. Eksperimenti “Shqiperi” eshte vepra me kaotike e maskarallekut ne shkallen siperore. Po pe shtetarin te shpalle nje project, e ben se Ka marre para apo pjese nga kompania qe do fitoje nga projekti. Po u be nje gjyq rutine, do te thote qe paraprakisht gjyqtari, avokati dhe prokurori kane rene dakord dhe kane ndare parate. Policia rrugore del te mbledhe leke. Shteti miraton kate te tera gratacelash ne kembim te ndonje kati “dhurate” si cmim i arsyeshem per thyerjen e ligjit. Eshte kulmi i papergjegjesise se shtetit qe terrorizon popullaten me 5fish rritje te cmimit te energjise, kryesisht me HEC, kur prodhon 2fishin e asaj qe konsumohet. Kur konsumohet gjysma e naftes qe nxirret ne vend. Ne regjimin zogist cohej nafta jashte Sic behet sot. Dhe ne è paguajme me shtrenjte, shume me shtrenjte sesa sheiket e jahteve qe vijne dhe furnizohen ne mbreterine e Rrupallizmes. Rama, si Berisha, si Metà & Company kujdesen qe Perendimi ti mbeshtese, packa se populli po zhvatet hapur dhe pa pike meshire. Ndihma me e madhe qe mund te jape Amerika eshte tu gjeje miliardat e vjedhura nga aferat korruptive e ti publikoje. Por edhe Amerika Ka interes tua fshehe. Se keshtu i mban ben shantazh dhe i perdor si mekembes te interesave gjeopolitike. Ky i sotmi eshte nje shkrim i madh dhe i guximshem. Vetem DITA mund te publikoje nje akuze totale te ketyre permasave. S’ka justifikim ne bote te shpjegoje sesi eshte e mundur qene Shqiperi kalon gazsjellesi TAP dhe ne s’perfitojme gaz sepse e kemi “refuzuar” me dashjen tone. Dy pyetje madhore mund ti beje kryeministrit te Fejsbukut, (Jo te shumices se popullates, qofte edhe pakices): “Si eshte e mundur qe shpenzojme gjysmen e energjise qe prodhojme e qenkemi ne krize energjie? Si eshte e mundur qe nxjerrim mbi dyfishin e karbuerantit qe harxhojme dhe na kushton me shtrenjte se vendet e rajonit?
Perse i bllokoni komentet ne shkrimet e Shaban Muratit?
Oficeri me gradë të lartë e me “kulturë” e plot “edukatë”, i nerumi Teme na Mallkastra, …..oficerat i thon “prokuror”, kapterat pa shkollë e akademi i thon “prekuror”, oficerat edhe me gradë të ultë edhe kapterat edhe njerzit e zakonshëm na Mallkastra, të gjithë shqipëtarët e zakonshëm , edhe injorantë të jenë, i thon “batërdi”, vetëm ti je i veçantë, ndryshon nga të gjithë dhe je i jashtëzakonshëm kur shkruan jo vetëm “prekuror” por edhe “PADËRDI” madje me shkronja të mëdha që të duket që larg që je i veçantë.
Por pse i nderuar Teme, ky SPAK i friksuar nga “i tmerrshmi në PLANET Sb”, këta “prekuror KÇK” që këto dhjetë vjetë po na bëjnë PADËRDINË sepse këta maskarenjë, asnjë tjetër sipas teje, po na vjedhin atë që lanë pa vjedhur para 2013 Sali Berisha & Ilir Metijës,
shoku Edi Rama kur shpalli luftën anti KÇK-ve, me operacionin OFL, me goxha police fëmër me syza të zeza që të mos zbulohej dhe të vritej nga KÇK -ët, që dilte çdo natë në ekrane TV, me sekuenca policësh trima të OFL në formacion luftimi që bridhnin , të armatosur rëndë, në rrugët e Shqipërisë, si more Teme një vit të tër bjondja me leshra të verdha e OFL (më duket është ajo policja mashalla seksi na Elbasani) nuk raportoj
të paktën një të vetëm, more vetëm një “prekuror” dhe gjykatës të KÇK të kapur në flagrancë në këtë “PADËRDI” hajdutërie të tyre, që të justifikonte OFL, se për këtë u krijua me shumë bujë nga Edi Rama?
Juve gazetarët konstatues të pamëshirshëm dhe nonstop të 30 viteve batërdi mos bëni shaka apo talleni kur e mbyllni me:
“Qeveria e sotme duhet të zgjedhë tashma përfundimisht: ose të jetë palë me mosndëshkimin; ose të ndëshkoj atë, rrugë të mesme nuk ka”.
A vërtet individi Edi Rama që është faktisht qeveria, (dhe jo komuniteti dekorativ i injoranteve Balluku, Xhaçka, Frica …….e kompani), me të lexuar “skanimin mediatik” të zotit Bedri do ti thrres mëndjes, mbasi do të tronditet dhe do ti jap fund mosndëshkushmrisë duke e ndëshkuar atë dhe…….. të ndoth e pamundura që
ai, qeveria dmth Edi Rama personalisht
të zgjas kokën e tij vetë nën gijotinën e ndëshkushmërisë dhe të thoj “Xhelat prije kokën e kusarit”
që ka pothuaj 30 vjetë me kallashnikovin e 20% kur ishte kryetar bashkie dhe kur u bë kryeministër me kallashnikovin e taksave të marrosura, çmimeve jetvrasëse, PPP, konçensioneve e lloj lloj “plumbave” të kusaris që mund ti mendoj një individ që u bë kryeminisrër vetëm për të vjedhur, që e ka kthyer tashma hajdutërin në shkencë të zezë të përsosur.
I nderuar Bedri, më vjen keq por duhet të kesh mëndësin e kapter Temes që të besosh që “Edi Rama (qeveria) ka 9 vjetë që është mar me ca punë të tjera” tani do të ndëshkoj mosndëshkushmërinë.
Vërtet do të ndoth kjo, mbasi Edi Rama, qeveria, të lexoj shkrimin e zotit Bedri, sikurse premtojnë për të ndëshkuar krimin , kusarinë dhe korrupsioni 30 vjeçar për ditë polkrimineli Sali Berisha dhe polihajduti Ilir Meta që
sapo kan ardhur nga ndonjë planet tjetër si ëngjuj të drejtësisë, moralit, të dhimbshur për popullin që vuan dhe që do të ndëshkojnë pa mëshirë ata që kan bër krime ndaj shqipëtarëve?
Si gjithmone me keto lloj specie autoresh,qe krokasin perjetesisht si mullinj fjalesh pa bereqet,nuk duan ti shkojne problemit as deri ne gjysem,pasi jane dhe vet ata pjese e problemit(po mos ish permbysur regjimi i hoxhes,keta lloj do ti kishje neper komitete partije,apo sekretar partie institucionesh dhe nderrmarrjesh, apo dhe me lart).
Keshtu qe as mos e mendoni,qe keta lloj tja kishin filluar me katarsis e tyre,qe te beheshin sadopak te besueshem,por vec raketraket,me ´´doni me per Belulin´´,apo lulin e voccer.
Asnje fjale nga kjo specia,per problemet kruciale te kombit,si semundjen degjenerative malinje gjenetike anadollo- arabo,islame,te ringjallur dhe qe i ka shtrire metastazat vdekjeprurese gjithandej,ne kete territor europian.
Per me tej,asnje fjale per krahinalizmin rural shpellar,i cili vazhdon qe prej tre dekadash,ta shtrije pushtimin e tij te eger te mesjetes aziatike dhe hoxhiste,ne te gjithe Shqiperine,duke plackitur cdo gje dhe shkaterruar dhe denatyruar historine europiane te kombit tone,ashtu dhe te sotmen dhe te ardhmen e saj ,ne nje menyre te parikthyeshme.
Dhe i gjithe ky proces,percudnues,vazhdon te ndihmohet,ne formen e nje katalizatori te heshtur apo dhe fare te hapur,nga nje lloj piktori frikacak gjenetik dhe ´´trim´´vanitoz,sundimi i te cilit vazhdon prej nje dekade.
Z.Bedri,vertet nuk e kuptoni ju te DITA-s se me hartime te tilla qe i dine edhe femijet,ju vszhdoni te talleni me ne?
Shqiptaret duan te dine se cfare duhet bere qe te shporret kjo klase politike kriminsle antishqiptare duke dale para drejtesise qe nga Berisha e deri tek Rama!
Pse ia mbyllni faqet tuaja te gazetes shkrimeve dhe komenteve rebele,por mbushni faqet ne dhkrime roze pa gjak e pa shpirt?
Keshtu po i sherbfni Rames e jo shqiptareve!
Mjaft me shktimet surrogate te ca sofisteve servile te pushtetit,por ftoni njerez qe t’u hapin syte njerezve!
Behuni shtepia ku te mblidhen te gjiihe njerezit e guximshem,te afte qe te marrin persiper fatet e ketij populli te mjere dhe te tradhetuar!
Mjaft me antikomunizmin antishqiptar ,por tregojuani shqiptareve SHBA,se si funksionon atje demokracia dhe shteti ligjor,si respektohrn qytetaret kudo ku banojne!
Demaskojeni fantazmen e “Bashkeqeveridjes me qytetaret”, me td cilrn Rama pushkatoi demokracine dhe shtetin ligjor duke bere te mundur lulezimin e korrupsionit!
Mjaft me censurimet idiote te komenteve me kritika serioze ndaj pushtetit,por nuk censutoni banalitete te shumta neper komente!
Lexojeni Migjenin e madh per te mesuar se si behet opozite e vertete e regjimit!
Ne presim qe z.Bedri t’i jape pergjigje pyetjes qe shtron vete ne titull,por ai vazhdon te na shplaje trurin me gjera qe i dime te gjithe!
Ne se nuk dini apo nuk guxoni te shkruani ndryshe,me mire mos shkruani fare!
o kolombi.
ne të tër këtu po demaskojm figurën e USA si mësallë me dy faqe ti na thua të marrim shembull nga demokracia amerikane.
pra me pak fjalë: të shpopullohen fshatrat fare e të vijnë njerëzit në qytet, të hamë ushqim plastik të fabrikuar siç ha amerika e zhvilluar apo mish rinoceronti meqë ska më fshatarë dhe bujqësi.
ne ia kemi parë 30 vjet bojën amerikës dhe qehajallarëve të saj: rama berisha meta me kompani prandaj l
kërkojmë çlirim nga zgjedha e tyre. të vazhdosh të kërkosh si budalla amerikën do të thotë që të duash që batërdia në vendin tënd të vazhdojë derisa shqipëria të jetë shpopulluar fare dhe territorin të na e marrë greku dhe serbi. e vetmja zgjidhje ësht diktatura e proletariatit, produkt i revolucionit popullor me klasë pararojë klasën punëtore
O i shkreti proletar qe nuk di cfare kerkon!
Sa po jam kthyer nga Amerika ku kam pare me syte e mij se si pushteti atje u sherbdn njereve njelloj pavaresisht se ku banojne dhe se nuk ja nevoje te bertase njeri se pushteti edhte ne sherbim te njerezve!
Keto qe vuajne shqiptaret ketu jane pasojat e mentalitetit prej SKLLAVI ,qe kane shumica e shqiptareve si ty,qe md shume duan partine se Shqiperine!
A e ke vene re ti qe politikanet shqiptare ,vecanerisht Rama dhe Veliaj,kur kthehen ngs SHBA na tregojne vetem fotot dhe vidiot qe kanr dale atje per vete,por kurre nuk na treguan se si funksionon atje demokracia dhe shteti ligjor!
Se atyre nuk u intereson te na tregojne se SHBA eshte e zhvilluar ne cdo cep te saj kudo ku banojne njerezit,se atje kane shtepite,punen,cerdhen,kopshtin,shkollrn,spitalin lulishtet,parqet,fushat sportive,plazhet,shetitoret,rruget e shtruara qe nga dera e shtepise,supermarketet,etj te gjitha publike,ndersa ne Shqiperi jane grumbulluar te gjithe ne Tirane ku vrasin njeri tjetrin!
Atje nuk zgerdhihet nga mengjesi deri ne darke neper TV presidenti i SHBA sic ben ketu Rama per t’i bere propagande pordheve te tij!
Lect’ua tregojne shqiptareve Ameriken qe te kuptojne mashtrimin kriminal qe na bejne prej 32 vjetesh se paskemi suksese te medha,kur njerezve u eshte nxire jeta!
o ti fisnik gënjeshtari. un kam gjysmën e fisit atje.
një kushëri më thot që ka marr një dhom të lir me qera dhe ka vetëm 4 mure dhe asgjë tjetër. ah dhe një dyshek se harrova.
në amerik vdesin njerëz përdit nga uria, vrasjet nëpër geto dhe overdozat.
amerika mbështet korporatat se ato i japin fuqi dhe jo njerëzit e thjesht.
më thot një kushërir e mamit që ajo dhe burri i saj punojn nga mëngjesi gjer në dark von, ushqimi ësht i paketuar dhe mizerje dhe ata kanë filluar të marrin ilaçe kundra depresionit.
tani më duket se janë ndarë. nuk jetojn më bashk.
ky burri i ksaj kishte marr një zezake. ishte zën me kët zezaken dhe kunetërit kët ish burrin e ksaj kushërirës e kishin bërë për ti hapur varrin
e kuptove tani.?
apo dhe një histori tjetër.
tek një film amerikan që ishte satirik dhe godiste sistemin komplet të korruptuar dhe të degjeneruar.
një burrë humbi qenin dhe ia kishte gjetur një lypës. ky i dha njëzet dollarë lypësit. i tha ik shih një ndeshje bejsbolli. më mirë po blej drogë i tha lypësi.
ja ku e ke amerikën. amerikën me qehajallarët e saj në shqipëri rama sala meta dhe kompani
O i shkreti proletar!
Po kur ata te gjysem fisit tend po vuajne kaq shume ne Amerike,pse rrine akoma atje dhe nuk kthehen ketu qe t’i emeroje Rama ministre femrat dhe meshkujt “in estitore strategjike”?
Nje gje nuk kupton ti dhe idiote si ty,se SHBA nuk eshte vend per te pa aftet,dembelet,hajdutet etj,por atje kush punon jeton si njeri ndersa ne Shqiperi sado te punosh,trajtohesh si rob lufte!
Ata te “gjysmes se fisit “tend mund te vuajne atje,por fajtor nuk eshte Amerika,por ata vete!
Une kam femijet ne SHBA dhe punojne ne nje nga korporatat me te medha te industrise atje,kane diplomat e Universitetit te Tiranes dhe jane jo vetem te kenaqur me punen,por edhe respektohen nga koleget boset e korporates!
Kam qene disa here ne SHBA,kam vizituar 3 shtete atje dhe cdo gje e kam pare me syun dhe mendjen e nje qytetari te pergjegjshem ,qe shume gjera nga ato qe kam pare duhet dhe mund te ishin bete edhe ketu fare lehte,pa shume shpenzime!
Kushdo qe e viziton SHBA,jo me syte e nje barkpangopuri,gjeja e pare qe i bie ne sy eshte se atje i gjithe vendi ka zhvillim kudo ku banojne njerezit!
Kush eshte i afte dhe do te punoje atje mund te kryeje disa pune njeheresh!
Atje edhe ata qe banojne qindra km larg metropoleve te medha jetojne me te gjitha kushtet e nevojshme,bile per gjerat me jetike jetojne edhe me mire se ata qe banojne ne gratacielat 100 kateshe!
Tirana eshte shembulli me sinjikativ i nje politike urbane ,sociale,ekonomike etj kriminale antipopullore!
Ndryshe nga SHBA per ndertimet ne Tirane nuk zbatohen prioritete,norma dhe kritere rigoroze per ndertimet!
Ne SHBA nuk te lejon njeri te gjesh nje truall dhe te ndertosh nje pallat!
Atje zbatohen norma rigoroze per ndertimet ne siperfaqe te caktuara te banimit si sasia dhe dendesia e banoreve ,sasia e hapesirave te gjelberuara,pemet dekorative qe duhen mbjelle,lulishtet,parqet,trotuaret midis ndertesave te banimit etj sepse keto ndikojne ne furnizimin e tyre me energji elektrike,gaz,uje te pijshem,pastertine e mjedisit,etj!
Ne cdo kompleks banimi ka cerdhe ,kopshte,shkolla dhe cdo shkolle fillore ka prane kende lojrash ,fusha sportive dhe parqe jo thjesht me peme por me td gjitha elementet e nevojshem jetike si wc publike,kosha mbeturinash,stola dhe tavolina pushimi,uje te pijshem etj,te gjitha publike te cilat perdoren pas mesimit edhe nga banoret per rreth!
Ne nje kompani te trajtimit te kredive ku punon nipi im,me 6500 punonjes,qe e kam vizituar vete,bile kam edhe dhjetra foto e vidio te mjediseve te brendeshme e te jashtme atje,pronaret jane kujdesur qe te gjithe punonjesve u jepet kafe,kakao,pije freskuese etj falas sa here te kene nevoje,bile cdo te enjte kompania te gjithe punonjesve u jep falas edhe nga nje pice!
Ne mjediset e brendeshme te kompanise,per relaksimin e punonjesve gjate orarit te punes kishte palester me vegla gjimnastikore aerobie etj,fushe basketbolli e volejbolli fushe tenisi e pingpongu,makineri per te luajtur te apasionuarit e kazinove ,parkingun gjigand te makinave etj!
He,o proletar i shkrete,mos te duken edhe keto fakte si genjeshtra per te zbukuruar Ameriken?
Ne se deshiron redaksia e DITA,qe te botoje disa nga fotot dhe vidiot qe kam lidhur me cfare komentova,jam gati t’ia dergoj me whatsapp falas!
o fisnik atje vërtet slejohet të ndërtodh pallat pa leje në shqipëri se sështë rrumpallë atje por siç thua ti e ke këndvështrimin nga një qytetar i ndershëm( me pak fjal një shqiptar naiv) se ke kuptuar që në amerikë rroga 10mijë dollare sësht asgjë se ata bosat marrin 10 milion e miliard dollar.
mos shih shqipërin që 200mijë lek na mjafton.
atje me 200 dollar shtyn muajin me ushqimet por atje ushqimi është i modifikuar gjenetikisht dhe plastik.
motoja atje ësht vetëm pun. ata atje nuk e shijojn jetën. se në fund të fundit një jet kemi e po punove tër jetën për ca letra që kan shum vlerë të ka ikur jeta kot.
këtë duhet të kuptosh edhe ti. kapitalizmi ësht i till që ose un vjedh tjetrin, ose tjetri më vjedh mua. nqs nuk je skllavopronar, atëher je skllav.
pra njeriu për njeriun në kapitalizëm ësht ujk. lumturia e njërit ësht hidhërimi i tjetrit në kapitalizëm. varfërimi i njërit ësht pasurimi i tjetrit. duhet të shkosk njëher nëpër getot e nju jorkut që të kuptosh pabarazinë e tejskajshme që kalon çdo limit humanizmi, ka arritur në barbarizmim mesjetar.
ata gjysma e fisit tim ca jan rikthyer, ca po përpiqen të rikthehen. ata tipat që janë aq sylesh ecin me moton: shqipëria sbëhet dhe e kan vendosur që të vdesin larg atdheut të tyre.
Tregohet nje Histori. Nje Bari ne mal duke kullosure bagtine. Kishte nje qene te mrekullueshem qe e luftonte shum ujkun. Pore kohet e fundit qeni nuk po degjohej me te luhte edhe kure ai i shifte Ujqerit.
Bariu po habitej pers qeni nuk lefe me kunder ujqerve.
Nje dite ujqerit dolen ne nje lendin. Bariu i pa ujqerit, pa dhe qenein qe ishte “miqesuar” me ujqerit dhe ata loznin bashk me qeneni ne nje lendin.
Sapo mbaruan lojen ujqerit bashke me qeni rremnbyne nga nje dele dhe filluan te hanin.
E tha Bariu. Po kure Qenu qe duhet ti ruaj delet nga ujku eshte vllazeruar me Ujqerit e c`fare do te presim nga ky qene.
Doli ne nje vende tjeter dhe ne vende qe te vriste Ujqerit ai vrau qeni qe ishta vllazruar me ujqerit.
Besoi qe e moret vesh.?
Edhe SPAKU Yne pa hyre fare ne ne vepriem eshte miqesuar me ujqerit.
veshtur te presim gje te mire nga keta !
fiks. o aiu nga selenic
i ke rën pikës
hahahhahahshahshhsahahahhahahh😁🤣😉😋😂😂😂😂🤣🤣🤣🤣😂😂🤣😃😂🤣😃😃😂😉😉😋😋😎😂🤣🤣😃😃🤣😎😍😍🤣😊😂🤣😃😄😃🤣🤣😄😃🤣😂😁😁😂😂😊😊😜😜😛😜🤑🙃😝🤤😜😝🤤☹🙃😲☹😲😝😲🙁☹😲☹☹😜😝😲☹😜🙃😲🤑😜😜😲☹🤑😝😲😤😝😲😤🤑🤑🤑😲🙃😛😜☠☻👺🤧😈😈🤢🤕🤕😇🤠☻🤢🤕😇😇😾🙀😾👴👩😾🙈🙈🍉🍉🍉
E nxorri koken mortja perseri:
“proletare te te gjitha vendeve bashjohuni”, “naimi”, dhe “?+” jane i njejit rrote kari qe vazhdon te na tregoje qe njerezit ne Amerike na vdiskan nga uria.
Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!
Sa per kete koqen nga Selenic. nuk eshte burre i keq, po pak teleshmen. I kam thene sa here, kur nuk flet nuk e marin vesh sa budall je, ama po shkruajte si shkruan ti e merr vesh gjithe lagjja se cfare debili je, po nu me degjon. Ja kenaqet qe e levdon ky debili ?+.
Zot Shyqyre qe kemi nje Pikyetje. Kjo pikpyetje ne e “:zbardh” ter kete grup ku ne shkruajme.
Vece pikpyetj te befte Zoti !
Liu (edhe emrin tend nuk e shkruan tamam tashti, e ke Aiu, apo Aliu), cfardo qe te thuash mua me vjen keq per ty, keshtuqe nuk te shaj, te dua te miren, prandaj te them mos shkruaj kot, ose…. meso te shkruash nje here pastaj shkruaj. Je beterr fare.
Po proletaret ne SHBA nuk jane si ty o fukara inocent! Une te tregoj “ja ujky”ndersa ti me tregon gjurmet!
Ata te fisit tend qe po vuajne apo jane kthyer doemos qe kur kane shkuar atje kane menduar se eshte “Ha merr dhe ik”!
Por Amerika nuk eshte vendi i dembeleve,hajduteve,qylaxhinjve etj qe te shtyjne diten duke ndenjur ne kafene si ne Shqiperi!
Dukesh qe ti ke nivel fshatari mesjetar se nuk ju pergjigje gjithe atyre gjerave qe kam pare une vete ne SHBA,prandaj ti e mat Ameriken me syte dhe mendjen e idioteve!
Ti thua se amerikanet vuajne per buke,por ti nuk e di se atje ushqimi,veshmbathja,shetitjet,argetimi etj neper parqe e plazhe komplet publike falas jane te garantuar!
Mjafton te tregoj se per 2 vjet pandemi ne SHBA te gjithe nxenesve te shkollave elementare shteterore iu dha ushqimi per mengjes dhe dreke falad dhe kjo nuk ishte pak!
Ushqimet ne supermarkete kane kontroll shteteror super te rrepte dhe denimi shkon deri me burg e jo si ne Shqiperi qe kontrolli shteteror konstatou ne BIG MARKET qe 80%e ushqimeve ishin te skaduara dhe pronarir te tij qe eshte deputet i PS nuk i shkulen asnje qime….bythe!
Dhe keto ushqime i ha ti,i sylesh idiot qe merresh me Ameriken dhe nuk guxon te merresh me hallet e tua!
Ti i qan hallet dashit se i varen koqet!
Po si vuajne amerikanet,o idiot kur atje te gjithe familjaret perdorin fuoristrada te reja dhe nafta dhe benzina eshte shume me lire se ne Shqiperi,aq me teper qe rrogat atje jane 30-40 here me te larta se ketu?
A e di ti,o tru shplare se nipi im ne korrik pagoi faturen e dritave vetem 54 dollare,ndersa une ne Shqiperi paguaj per ujin e piste 60 mije leke ne muaj,pale dritat!
Shko mblidh kanacet tek plehrat se ti plehra ke ne koke!
Amerika sor eshte parajse per njerezit qe duan dhe dine te punojne,per te tjeret eshte sketerre sic qenkan ata te fisit tend!
Paraja ështe burim i gjithçkaje.
ah mor fisniku budall.
tani e vërtetove që je budall.
shif ca dokumentare ekstra që ta kuptosh ça han amerikanët dhe sa amerikan vdesin nga uria përdit.
kur thash amerikan dmth çdo njeri që ka shkuar dhe rri në amerikë.
ah mor fisniku budall.
ushqimi në amerik ësht komplet i modifikuar gjenetikisht dhe përpos kësaj, FDA ësht mbrojtëse e ktyre korporatave.
por duhet të shohësh ca dokumentare të sakt që ta kuptosh.