Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 32-vjeçari që humbi jetën pati kriza epilepsie në komisariat? AMP dhe Trauma me versione të ndryshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 32-vjeçari që humbi jetën pati kriza epilepsie në komisariat? AMP dhe Trauma me versione të ndryshme
KronikeKryesore

32-vjeçari që humbi jetën pati kriza epilepsie në komisariat? AMP dhe Trauma me versione të ndryshme

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

32-vjeçari Lear Kurti është ndaluar në “Don Bosko” në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate rreth orës 23:30, kur patrulla e Policisë përgjegjëse për komisariatin e Policisë nr.3 i ka bërë thirrje për të ndaluar.

Sapo pa policinë, 32-vjeçari zgjodhi të largohej. Pasi u ndoq për disa metra me vrap, ai u neutralizua dhe u bë shoqërimi i tij. Varianti policor tregon dinamikën e deritanishme të ngjarjes.

Lear Kurti vuante nga epilepsia. Momenti i ndalimit nga policia është filmuar nga kamerat e sigurisë kur shihet i riu i vetëm. Pasi është prangosur, patrulla ka bërë edhe shoqërimin e tij për në Komisariatin nr.3. Me mbërritjen në komisariatin nr.3, ai ka hyrë në korridor, ku i kanë nisur edhe problemet shëndetësore. Kurti ka nisur të dridhet sapo hyrë në komisariat dhe në këtë moment efektivët e pranishëm sipas dëshmive policore janë përpjekur ti japin ndihmën e parëdhe kanë njoftuar shërbimin e urgjencës.

- Publicitet -

Prania e tij në ambientet e komisariatit nr.3 nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Gjatë kësaj kohe, në ambientet e jashtme të Komisariatit kanë kaluar edhe disa nga miqtë e tij për të pyetur policinë se pse u ndalua Kurti. 5 minutat e pritjes në Korridorin e Komisariatit nr.3 tregojnë të riun që është në gjendje të rëndë shëndetësore teksa dridhet dhe i dalin sekrecione nga goja, shkruan Dosja.al.

Më pas Kurti është çuar në spitalin e Traumës. Spitali i Traumës deklaron se i riu ka mbërritur i vdekur në spital ndërsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore deklaron se “Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.”

Por spitali i Traumës në një prononcim për ABC News pretendon se ai ka mbërritur i vdekur kur ka shkuar në spital dhe nuk ka patur më mundësi që të bëhej diçka për të.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Aldrin says:
    October 20, 2022 at 3:08 pm

    Po re, deri tani nuk kish vdekur nga Epilepsia ky djali. Sapo i jep policia “ndihmen e pare” vdes..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?