Puna në të zezë, e paregjistruar në organet tatimore dhe pa kontribute të derdhura, vijon të shpërfaqet me pasoja negative për xhepin e pensionistëve.
Shifrat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se 353 mijë, nga gati 640 mijë pensionistë në total, marrin një pagesë pleqërie të pjesshme për shkak të viteve të punës të pamjaftueshme. Kjo shifër është rritur në krahasim me vitin 2024 kur ishin 316 mijë pensione të pjesshme.
Përmes një përgjigje zyrtare ISSH thotë për Report TV se vjet u lidhën rreth 55 mijë pensione të reja, të cilat kishin mesatarisht 24 vite e 6 muaj punë nga 38 vite e 8 muaj që ishte detyrimi për të përfituar pension të plotë.
Për shkak të viteve të pakta të siguruara dhe kontributeve të ulëta, vlera mesatare e pensioneve të pleqërisë në vend duket se qëndron në vendnumëro. Pensioni i pleqërisë urban në fund të 2025-ës ishte 20.123 lekë, në rritje me 514 lekë krahasuar me 2024-ën. Ndërsa pensioni rural u rrit me 435 lekë vjet dhe arriti në 12.313 lekë, duke përfshirë këtu efektin e indeksimit që ndodh çdo vit në tetor.
Përtej viteve të punës të padeklaruara, pensionistët e rinj, po vuajnë pasojat e rënda nga fshehja e pagës reale nga bizneset, shoqëruar nga kontribute të tkurrura.
Pensioni mesatar urban vjet ishte sa 23% e pagës mesatare të vendit prej 86.984 lekë ose sa 50% e pagës minimale prej 40 mijë lekësh që ishte në vitin 2025, ndërsa në raport me minimalen e këtij viti prej 50 mijë lekësh, vlera e pensionit urban zbret sa 40% e saj.
Kurse pensioni mesatar rural është sa 13% e pagës mesatare, dhe sa 30% e pagës minimale të vjetshme, ndërsa në raport me 50 mijë lekë që është minimalja këtë vit, pensioni ulet në rreth 24%.
Përveç punës në të zezë apo nëndeklarimit të pagave që si pasojë sjellë kontribute të reduktuara, e më pas edhe pension të ulët, vendi po përballet me sfidën demografike, ulje të lindjeve dhe emigrim të fuqisë punëtore. Sot për të paguar 100 pensionistë kontribuojnë 117 të punësuar, ndërsa në 2030-ën pritet që kjo shifër të zbresë në 113 të punësuar, ndaj edhe skema e pensioneve vijon të jetë prej 1 dekade deficitare.

Pasojë e prishjes së ndërmarrjeve në vitet 1991 e më pas. Kjo periudhë e më pas është pa siguracione e rrjedhimisht rezultojnë pensione të pjesshme. Këto pensione nuk do kenë ndonjë zgjidhje asnjëherë sepse ato janë llogaritur saktë sipas legjislacionit i njejtë kudo në botë. Pensioni i plotë sot në se plotësohen vitet e punës del minimalisht 21000 lek.Faji për pensionet e pjesshme ti mbajë ai që i takon pd në pushtetin e saj. Në kohën e pushtetit të saj pd e kishte skemen shumë keq. Nuk dilte asnjë pension më shumë se 24000 lek sepse ishte përcaktuar në ligj kështu. Nuk bëri. Asnjë rregullim ligjor për pensionet e pjesshme shkaktuar nga vetë ajo dhe tani pasojat diskutohen si difekt i pushtetit sot kur nuk qëndron fare kështu.
Komunista si puna jote o Gac jane te rralle ! edhe ata qe i kane sherbyer atij sistemi , nuk jane kaq te betuar sa ti ! Ju jeni njerez qe jeni betuar ta shihni popullin te skllaveruar perballe jush megjithate edhe pse ne kushte jo te mira ekonomike populli sot ne Demokraci ( demokraci i thenshin sepse drejtohet akoma nga rraca juaj e poshter )jeton 100 mije hereme mire se ne ate sistem .
O Gac Arusha, mos diskuto formulën e vitit 1994 për pensionet, por diskuto formulën ekzistuese, e cila u bë ligj me shumicë votash në vitin 2014. A e di ti or burrë i dheut, se sot diferenca ndërmjet pensionit më të ulët dhe atij më të lartë është 24 herë më e lartë dhe për këtë , po qe se je burë ti, fol o Gac Arusha.
KËTA EDHE TI KESH VITET E PLOTA NUK E NXJERRIN VLERËN E SAKTË PASI ASHTU U INTERESON PASI LIGJIN E KANË BËRË VETËM PËR VETEN E TYRE. ME 43 VITE BASHKËSHORTES TIME I DOLI PENSIONI 22300 LEKË JO MË ME 15 APO 20 VITE Ç ,FARË PENSIONI DEL KY ËSHTË NJË TURP PËR KËTË ADMINISTRATË DHE PËR POLITIKËN QË S,MENDOJNË PËR KËTË POPULL ,PASI SU INTERESON ASPAK.
Qeverria mos shtoje fiktivisht pensioniste per arsye votash,Hajde ne Shqipri se u be deti kos,Vijne bisnesmenet e droges nga
jane e ku s`jane te marrin edhe pensionet e qorrave.
Atëhere përse qeveria i jep bonus këtyre që kanë punuar në të zezë? Mr keq akoma i jep bonus emigrantëve që realisht marrin 2 pensione? Po unë që kam paguar sigurimet për vite të plota por nuk marr bonus dhe ndërkohë pensionet e evazorëve do barazohen me pensionin tim brenda 3 a 4 vitesh! Kësaj i thonë të pendohesh që ke qenë i ndershëm dhe ke paguar. Pensioni duhet të jetë në përpjestim të drejtë me kontributet që ke derdhur.
Kjo vjen si pasoje se shume prej tyre nuk kane punuar ose dhe tek privati shume prej tyre u ka pelqyer te mos derdhin kontribute, kjo eshte aresyeja qe atyre I del pensioni Vogel. Por cfare faji kane 64.000 pensioniste qe kane derdhur kontribute per40 deri 45 vite Duke kontribuar ne skemen e pensioneve, per paraardhedit tane. Cfare faji kam une qe kam kontribuar pet afer 47 vite bashke me sherbimin ushtarak qe te mos perfitoj nga skema e bonuseve sipas Vendimit te dt 30 dhjetor 2025 Duke shkelur.me dashje skemen e pensioneve te provuar prej Krye???????? .Nuk kane faj keta kur na gjejne me njerez te urte,te zbatimit te ligjeve. Faj kane dhe gjithe partite opozitsre we. Nuk ngrene poulin ne kembe
Sa per dijeni Kosova ka marre dje vendim te shperblefte pensioniste,nxenes,studente me nga 100 Euro kurse ketu ky I gjati hoqi shperblimet vjetore 200 ose 300 Euro dhe u jep atyre. Me pension minima.invalideve l 96 Euro kurse atyre me pension mbi 40.000 leke asgje
Ai ka nje shprehje te tij NOC RROKUN por uroj nje dite ky NOCIkthehet tek vetja por jo tek familja.Ishalla nderron mendje sa nuk eshte vone
Kjo vjen si pasoje se shume prej tyre nuk kane punuar ose dhe tek privati shume prej tyre u ka pelqyer te mos derdhin kontribute, kjo eshte aresyeja qe atyre I del pensioni Vogel. Por cfare faji kane 64.000 pensioniste qe kane derdhur kontribute per40 deri 45 vite Duke kontribuar ne skemen e pensioneve, per paraardhedit tane. Cfare faji kam une qe kam kontribuar pet afer 47 vite bashke me sherbimin ushtarak qe te mos perfitoj nga skema e bonuseve sipas Vendimit te dt 30 dhjetor 2025 Duke shkelur.me dashje skemen e pensioneve te provuar prej Krye???????? .Nuk kane faj keta kur na gjejne me njerez te urte,te zbatimit te ligjeve. Faj kane dhe gjithe partite opozitsre we. Nuk ngrene poulin ne kembe
Sa per dijeni Kosova ka marre dje vendim te shperblefte pensioniste,nxenes,studente me nga 100 Euro kurse ketu ky I gjati hoqi shperblimet vjetore 200 ose 300 Euro dhe u jep atyre. Me pension minima.invalideve l 96 Euro kurse atyre me pension mbi 40.000 leke asgje
Ai ka nje shprehje te tij NOC RROKUN por uroj nje dite ky NOCIkthehet tek vetja por jo tek familja.Ishalla nderron mendje sa nuk eshte vone
I duhet akoma 8 miliarde euro Ramutit per infrastrukture, cfare pensioni kerkoni ju?
8 miliarde euro me shume, dhe prape femijet vriten nga makinat si krimbat
Asgje nuk eshte rregulluar, vetem shkaterruar, vjedhur dhe grabitur
Katastrofe historike
Te gjithe fajesojme njeri tjetri,sikur kemi gje ne dore.Ngado qe ta lexojme situaten e pensioneve faji mbetet tek funksionimi i shtetit.A duhej shteti te kontrollonte punedhenesit per mos pagim te siguracioneve?A duhet shteti te kerkoj nga punedhenesit se me sa paguhet (rroge) njeri a tjetri.Po si ka mundesi nje punonjes (mesues) punon definitiv dhe ne kohen qe ka qene me leje nuk i eshte paguar siguracioni?Si mundet qe qytetari ka libreze te rregullt pune dhe Sigurimet Shoqerore te thone eshte orientues?Kur ke libreze te pageses te sigurimeve me firme e vule te institucionit dhe sigurimet nuk jane derdhur?E si keto me dhjetra te tjera.Kush eshte pergjegjes per keto poshtersi?SHTETI me mosfunksionimin e tij.Te kesh punuar35-vite punee me shume e te marresh 21000-leke pension eshte kriminale Ky shtet qe kemi,nuk eshte i interesuar per pensione normale e pensione dinjitoze.KAPITALIZEM Shqiptar!
jetojme ne anarshi.
mos hyni ne marrveshje kontraktuale me te ashtuquajturin shtet te klanit rama qe figuron shtet vetem ne leter per protokollet me BE.
Shteti nuk meret me nikoll leset qe i kane mbajtur leket e sigurimeve dhe si kabe derdh por na thotne hidhini ne gjyq dhe prit gomar te mbije bar. Ket po bej une por nuk shpresoj te qullos gje sa jam gjalle me ket superngarkese qi kan gjykatat. Ne vend tja ras nikoll lehesve shteti na e ras ne.
Aman se njesoj jane te dy palet.pse kur u mor Vendimi Qeverise per rritjen e pagave te Deputetëve më thoni cili doli kunder në Parlament te gjithe votuan PRO asnje e të ë gjithe ngritën kartonin si nga Opozita e Maxhoranca asnjë kundër.
Aman se njesoj jane te dy palet.pse kur u mor Vendimi Qeverise per rritjen e pagave te Deputetëve më thoni cili doli kunder në Parlament te gjithe votuan PRO asnje e të ë gjithe ngritën kartonin si nga Opozita e Maxhoranca asnjë kundër.
Të kesh në librezën e punës 30 vite pune dhe të njihen 25, të kesh paguar në sigurime siguracione dhe të mos pranohet nga ky institucion vërtetimi i rregullt para ca vitesh, të kesh punuar mbas gjimnazit në fshat për afro dy vite dhe ky mos të njihet duke u thënë se është gabuar në shifra nga nënpunësi viti i largimit, kur shoqja ime (punuar së bashku) i ka marrë, kësaj i thonë marrëzi shqiptare, ose shtet grabitës i qytetarëve pa asnjë lloj justifikimi.
Prandaj të rinj largohuni se tashmë Shqipëria jonë e dashur është kthyer në varr i jetës së qytetarëve, me dhimbje, tragjike, por e pamundur për të jetuar.
Postoni komentin tim!
Shqipëria e shqipëtarëve, dënim grabitqarëve!
Postoni komentin tim
O njerëz sigurohuni për pension privat kjo ësht zgjidhja e vetme për pensionet dhe jo sigurimi në shtet, pasi në shtet sado e madhe të jetë shuma që do të paguash për pension ajo do të ndahet me ata që nuk paguajnë siç po ndodh aktualisht që, ata që nuk kanë paguar kontribute marrin bonus dhe ata që kanë paguar shohin ata se si marrin bonusin.
Sa bukur I paskeni te qarta keto veprime te Ulta ne kurriz te njerezve te thjeshte qe presim te marrin nje pension qesharak per mbijetese……….!!!!!??? Turp shume turp ,dmth qe do vije Dita te hame njeri tjetrin cfare behet keshtu ne vitin 2026 ,a veprojne institucionet perkatese,apo shkojne ne Pune per te mbushur xhepat e tyre
Institucionet perkatese po veprojne dhe sakte more Anonim
Ato shkojne ne pune per te vjedhur njerezit e thjeshte.
Njerezit e thjeshte kane degjenerruar deri ne ate pike sa po hane njeri tjetrin, por deri tani kane perparesi Institucionet te hane njerezit e thjeshte njehere. Pastaj, ca te ngelet, do hane njeri tjetrin
Ka raste te pakta qe eshte si thuhet ne artikull por shumica marrin nga dy pensione (nje te reduktuar ketu dhe tjetrin ne Itali etj.) . Keshtu qe i qahet halli atij qe ka 15-20 vite ketu dhe ndoshta kaq ose me shume ne nje vend tjeter (qe merr minimalja 700€) dhe i shtohet bonusi mujor , kurse ata qe kane punuar 40 e me shume vite e marrin pension te rregult nuk u jepet bonusi. Kjo mbetet zgjidhja me e padrejte dhe e demshme per kulturen e sigurimeve ne vazhdimesi.