Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘38-a e Kryeministrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > ‘38-a e Kryeministrit
KryesoreLajmi i funditopinion

‘38-a e Kryeministrit

Published: January 16, 2025
Shpërndaje

Nga Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Me qeverisjet Rama lidhen plot ndryshime nё vёnd ndonëse jo gjithmonё e gjithshka, pёr mё mirё. Pavarёsisht retorikave “epokale”, “gur kilometrik” etj, politika mbetet e pabesueshme e daton me Alinё para viteve ’90 dhe vijon me Berishёn e Ramёn qё ndonëse nuk renditen njёlloj, janё nё tё njёjtёn Ligё si dyshja qё i jep fytyrёn tranzicionit.

- Publicitet -

Qytetari pret e meriton mё shumё. Jo gjithshka qё llamburit bri sё zezёs ёshtё e bardhё ndaj “metri” i retorikёs sё ndryshimit duhet tё jetё Perёndimi, e jo Berisha si ‘38-a dikur, qё ta mban kokёn pas.

E kemi nё program!

Sikurse koha edhe ndryshimi nuk ndalet. Boll politika t’i japё njё dorё pa futur “stёrkёmbёsha” siҫ e ka zakon sepse ajo qё vlen ёshtё nёse ndryshimi ёshtё pёr mirё dhe “ҫmimi” i tij!

Me Ramёn ndryshimi ёshtё sheshit, deri nё kuptimin e mirёfilltё tё fjalёs me kullat e betonin e hedhur kudo. Mbase poza tё mira pёr turistin por pёr qytetarin ai nxit e shton stres urban, zvenit plot kujtime dhe identitet me lagje tё tjetёrsuara nё “lego” pa kriter etj, ndaj dhe “vula” Rama nё ndryshimin urban, natyrёs, bashkёjetesёn qytetare etj nuk ёshtё pёrparim sa kohё shoqёria nuk pёrfiton sa e si duhet dhe si e tёrё.

Me retorikёn e ndryshimit sot pasurisё natyrore po i vihet “trau” nga qeveria me arsyetime “strategjikёsh”, “1 euro”, Paketa Malesh etj deri dhe duke u dalё pёr zot pёrballё gjykatave me justifikimin se e ka “programi”!

Programi zgjedhor nuk ёshtё ligjёrim pёr dorё tё lirё sepse ai votohet si paketё dhe njё qeveri korrekte mundёson tejdukshmёri deri referendum sa herё ka interes publik.

Ҫmimi i ndryshimit!

Qeveria flet shumё pёr ndryshimin por ndёrsa bёhen punё tё mira ai lё plot edhe “bishta” pas. Nga “xhunglat” mbytёse urbane, rikthimi nё “identitet” e stolisja sipas midesё, parkimet torturё, lagjet historike tё tjetёrsuara, hapёsira shlodhjeje tё papёrfillshme, mirёmbajtja qё lё pёr tё dёshiruar, problemet me higjenёn, ndotjen e ajrit, furnizimin me ujё, vet-administrimin kaotik tё pallateve pas larjes sё duarve nga qeveria me to etj.

Kёto dhe “kartolinat” online rreth ndryshimeve infrastrukturore, buja e festave, takimet me botёn, vorbulla mediatike klienteliste etj, nuk e zbehin dot faturёn demografike, shoqёrore, kulturore e ekonomike si pjellё e “ndryshimit”.

Tkurrja demografike, emigrimi, rёnia e lindjeve pёr shkak tё vёshtirёsive e pasigurisё nuk janё ogur i mirё pёr “ndryshimin”. Emigrimi nuk ndalet e futja nё BE do e nxisё mё tej me pasoja nё ekonomi, pensione, shёrbimet sociale etj.

Pavarёsisht dekoratave nga bota, “reformat” e djathta tё qeverisё sё “majtё” qё nuk kundёrshtohen nga shumica qё ende beson tek “tanёt”, kanё krijuar polarizim e klimё pabarazie, padrejtёsie e pasigurie deri tё bazuar nё “ligj”!

Nga nёpёrkёmbja e pronёs (7501 etj) qё i hapi udhё abuzimit e klientelizmit, votёs (2008) nё funksion tё “organizatёs”, diskriminimet pozitive pёr pronat (tapi tё ardhurve), strehimin (shtёpi falas pas tёrmetit), pensionet speciale, kompensimet e bonuset qё krijojnё ndasi mes pensionistёve etj.

Tё gjitha kёto, pasiguria juridike, fizike, financiare, pronёs, stresi rutinor qё pёrjeton i majtё apo i djathtё, i kamur apo i skamur, vrazhdёsia apo mirёsjellja e shtirur pёr mbijetesё etj janё tё gjitha rrjedhoja tё “ndryshimeve” epokale tё Ramёs e vijojnё tё rrёnojnё shpresёn e besimin pёr mё tej.

Ora e mbetur e pronёs

Koha tregoi se 7501 me pronёn e 2008 me votёn u kurdisёn nga politika nё funksion tё saj. Bashkё me pronёn e votёn u mor peng edhe shpresa nё vёnd dhe sa kohё ato nёpёrkёmben, ndryshimi mbetet fjalё bosh.

Lajm e shpresё pёr ndryshim nё vёnd nuk janё Paketa e Maleve, qeraja 1 euro e tokёs, tapitё atyre qё zunё toka etj por kompensimi i pronarёve historikё nё natyrё apo financiar (bashkё me fitimin e munguar). Si prej buxhetit (shoqёria i ka borxh pronarёve sepse pushteti abuziv u mbёshtet me votё) apo me blerje nga pronarёt e rinj tё cilёve mund t’u ofrohen kredi lehtёsuese me kёtё rast.

Qeveria e ka zgjidhur shpejt e shpesh qesen e saj, deri nё diskriminim, edhe mё parё. Qoftё me investimet pёr urbanizimin e zonave informale, kompensimet pёr objektet pa leje kur ka projekte publike, shtёpi pas tёrmetit (ndёrkohё afro tremijё familje u lanё pa shtёpi pas 90 sepse ishin nё banesa tё ish-pronarёve ndonse paguan qera si tё gjithё) etj.

Kryeministёr tavoline

Ndryshe nga gara pёr Bashkinё, Rama si kryeministёr do tё kujtohet si ai qё fitoi vetёm nё “tavolinё”. Shmangja e garёs sё drejtёpёrdrejtё, kulisat me listat, qasja “dorё nё bakllava e kadaif” dikur me zgjedhjen si kryebashkiak kur ishte “kryeministёr hije” me zgjedhjet e pёrgjithshme pranё, “Kёshillimet” si fasadё pёr politika thikё me dy presa si Ballkani Hapur, kanabisi mjekёsor etj, nuk i shkojnё njё burri shteti nё politikё.

Sot lajm e “ndryshim” nuk janё kulisat me ligjin klientelist zgjedhor 2008 por rikthimi tek mazhoritari me deputetin nga zona ku banon, Rama nё Surrel e Berisha pas Kryeministrisё qё afёrmёndsh nuk ndodh me këtё dyshe nё fron.

Edhe emigrantёt, ndonse me kokёn pas, kanё tashmё jetёn e tyre gjetiu. Loja e politikёs me votёn ёshtё nё shёrbim tё ҫertifikimit tё “ndryshimit”. Vota nuk dikton e peshon sa meriton gjysma jashtё, ndёrkohё qё mund tё trazojё e pёshtjellojё me akuzat reciproke pёr manipulim, deri cёnojё kohezionin mes nesh.

Boll tё bёjnё zgjedhje nё verё me emigrantёt rrotull dhe mundёsojnё votёn me postё brёnda territorit pёr ata qё vijnё por ikin para votimit dhe vota merr kuptim.

5 yjet nё flamurin e opozitёs sё re

Vota e prona duhet tё jenё flamuri i opozitёs sё re. Pavarёsisht dallimeve, partitё e reja i bashkojnё me shumё se ҫ’i ndajnё. Nё udhёkryq ёshtё shteti e demokracia dhe rasti grek apo hungarez dёshmon se BE nuk ka shkop magjik.

Opozita e re duhet tё ofrojё njё qeveri qё bashkon pa dallim ideologjik me zotim solemn ligjin zgjedhor mazhoritar, kompensimin real të pronarit historik, zhbёrjen e klientelizmit e pabarazisё me ligj (barazi e siguri juridike), kufizimin kushtetues të mandateve kryeministrore dhe lehtёsim për referendumet.

Janё “shtylla” tё shtetit e demokracisё qё bёjnё vota bashkё dhe njё politikë e tillё do i jepte fund tranzicionit prej qeverisjeve PS e PD qё sot janё bashkё edhe kur trashin zёrin ndaj SPAK e drejtёsisё (lexo Amerikёs) sa herё dera u troket.

Qytetari nuk dёgjohet me “kёshillime” fasadё por votё tё drejtёpёrdrejtё e referendum e ky i fundit duhet tё jetё rutinё, qoftё lokal, kombёtar, politika tё brёndёshme, jashtme (deri integrimi nё BE kur dihet zvarritja nga BE e kalvari ynë pёr pavarёsi apo afrimi me aleaten shekullore SHBA sidomos tani qё Trump ka interes tё shtojё “yjet” nё flamurin amerikan).

Sot, kushdo qё i futet politikёs pёr t’u mbajtur mёnd pёr mirё, duhet t’a fillojё me votёn e pronёn tё marra peng gjatё. Me to bashkё vjen edhe besimi e shpresa se ia vlen tё votosh e jetosh nё vёnd e pastaj urimi, fjala e mirё dhe vёndi nё histori vjen vetvetiu.

Rama e dogji “kurin” e tij disa herё dhe tanimё barra historike ёshtё tek opozita e re që tё ofrojё ndryshimin qё qytetari ka kohё qё pret e meriton.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ziu says:
    January 16, 2025 at 10:42 am

    një vend që ecën me humorin dhe pra psikikën e një individi të vetëm. Më keq se kaq nuk ka!

    Reply
  • MJERIM says:
    January 16, 2025 at 10:49 am

    MBI GJITHCKA VLEN TRURI
    QE NUK NA MUNGON
    POR .GJITHMONE NE HURIN
    KEMI VENE NE FRON

    KU ESHTE ELITA
    QE I RENTE FLAMA
    STRUKUR NEPE5 V5IMA
    KA FRIME NGA RAMA

    VEC NJE NOL TE DILTE
    NJE HASAN PRISHTINE
    LULE DO BENTE
    ZONJE SHQIPERINE

    Reply
  • Sos says:
    January 16, 2025 at 10:54 am

    MBI GJITHCKA VLEN TRURI
    QE NUK NA MUNGON
    KA TRIDHJET VJET HURIN
    PO DUROJME NE FRON

    KU 3SHTE ELITA
    QE I RENTE FLAMA
    STRUKUR NEPER V5IMA
    KA FRIKE NGA RAMA

    NOLI PO TE NGJALLEJ
    NJE HADAN PRISHTINE
    LULE DO TA BENTE
    ZONJE SHQIPERINE

    Reply
  • Vurko says:
    January 16, 2025 at 2:26 pm

    Je i pabesueshëm se je Berishës.Shkruaj per bemat e tij dhe pastaj mund te ngjite ndonjë kritike per Ramen.
    Tung

    Reply
  • ABC says:
    January 16, 2025 at 2:37 pm

    DHE NE PO TE KISHIM
    TE PARE NJE ALBIN
    ASKUSH SDO TE KRUHEJ
    ME ME SHQIPERINE

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    January 16, 2025 at 3:28 pm

    I nderuar autor Artan Duka, ketu nuk bwhet fjale se sa perfitim ka qytetari nga gradacielat dhe urbanistika kuturu, por bwhet fjale pwr c’identitim te cdo guri dhe ndwrtese, me ‘to edhe te cdo njeriu dhe insekti, nw mwnyre qw ky vend te jete twrwsisht i panjohur nga brezat 30 vjec e lart! Ky vend eshte destinuar per nje grusht njerezish kozmopolite, qofshin me prejardhje shqiptare, apo te huaj, tek (dhe pwr) te cilet do te punojne nje grumbull sklleverish moderne, shqiptare apo aziatike dhe afrikane!

    Reply
    • Astrit says:
      January 16, 2025 at 5:21 pm

      Shkrimi i z.Artan Xh.Duka qe gazeta Dita e caktuar kryesor,nuk ka nevoje per ti bere koment.Shkrimi eshte analize e ngjarjeve te ndodhura realisht.Gabimeve te bera me dashje e pa dashje me ligjet qe jane miratuar ne kembim te rritjes votuesve per forcen pollike qe ka qene ne pushtet per te marre votat etyre ndryshe nga politikat e sistemit qe eshte vendosur.Ate per krijimin e nje shteti ligjor qe nuk eshte ndertuar deri tani me ligjet e pa drejta te prones historike te pronarit dhe jo te atyre qe jane bere pronare duke ja marre atij dhe u bere ata qe ishin zaptues te pronave te tij.Cdo fjale qe ka shkruar autori eshte e bazuar realisht ne ate qe ka ndodhur gjate 30 viteve.Terhiqet vemendia politikave e forcave politike qe kane synim pushtetin ti kene parasysh per ti ndryshuar.Zgjedhja e deputetit te jete ashtu si ishte para ndyshimeve te vitit 2008,propozohet prej tij dhe kjo eshte mese e drejte te behet.Deputeti te zgjidhet nga zona ku jeton dhe banon.Por deri tani dy partite qe e ndryshuan kete nuk kane vendosur deri ta ta ndryshojne ate qe bene sepse kryetaret dy partive kerkojn ti kene monopol te tyre caktimin e deputeteve per ti perdorur si ushtare te tyre.Jam nje lexues i perhershem i z.Duka sepse ne shkrimet e tij ka ngjarje reale, te ndodhura ,vertetsi dhe menyren e paraqitjes e reflektimin per te ndrequr gabimet qe jane bere nga forcat politike qe kan pasur pushtetin ne alternim me njeri tjetrin.Koha eshte tani ne vendimet per zgjedhjet 11 mait programet e forcave politike kryesore dhe ndyshimi i ligjeve per pronen qe perseriten se jane bere tevgabuara duke shmangur pronaret e saj te ligjshem dhe bere pronare ata qe i kane zaptuar pronat e tyre.Mjaft me deri tani qe partite e majra paraqisin programe per reforma te djathta dhe te djathtat per orograme te majta

      Reply
  • epo kjo pune says:
    January 17, 2025 at 7:22 am

    nuk u vjen zor, llapin keta per monizmin, keta te zhytur ne privilegje e pasuri me soj e sorrollop e bageti sa te duash qe akoma u vene pas… duhet ligj mazhoritar qe secilit ti matet koka me pe. 30 vjet te njejtit surreter

    Reply
  • demo says:
    January 19, 2025 at 10:57 pm

    Po nuk i lane qime pa krehur atij Memet Shehur!? SA E LE NJE GAZETE E FILLON TJETRA.U be si qimja Muhametit.
    Kush Xhami kishte qimen e Muhametit,quhej Xhami e Pejgamberit me shume fat.Atje faleshin te gjithe..Edhe sherbetoret,Rojet guzhunieret,qe u nderruan naten fatale,por edhe sa here lefi qeni naten e vetevrasjes dhe sa here kendoi kukuvajka ne cati.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?