Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 4.5 mln dollarë evazion fiskal me tregtinë e cigareve, prokuroria çon në gjyq 4 biznesmenë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 4.5 mln dollarë evazion fiskal me tregtinë e cigareve, prokuroria çon në gjyq 4 biznesmenë
EkonomiKronike

4.5 mln dollarë evazion fiskal me tregtinë e cigareve, prokuroria çon në gjyq 4 biznesmenë

Published: June 25, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës kërkon gjykimin dhe dënimin e 4 biznesmenëve për akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve. Nga hetimet e prokurorit Bledar Valikaj ka rezultuar se biznesmenët Alban Ulkashej, Dritan Bylyku, Ana Zervoi dhe Roland Joti bënin fatura fiktive me biznese të çregjistruara ose me status pasiv për të shmangur tatimet në tregtinë e cigareve.

Veprimet janë bërë nga firmat “Inter Distribution Services” sh.p.k, me administrator aktuale shtetasen Ana Zervoi dhe subjekti “INTER TRADE & DISTRIBUTION”, më administratore po znj. Zervoi. Sipas Prokurorisë faturimet nuk nuk i përgjigjeshin realitetit dhe mënyrës së qarkullimit te mallrave.

“Inter Distribution Services” ka bërë fatura në vlerën 434.379.917 lekë, të ndara në vite, ndërsa “INTER TRADE & DISTRIBUTION” ka bërë fatura me vlerë 1.6.981.880 lekë, pra një dëm shtetit rreth 4.5 milionë dollarë.

- Publicitet -

Kërkesa për gjykim është dorëzuar në gjykatën e Tiranës prej mars 2022 dhe afro 3 muaj ende nuk është marrë një vendim nga dhoma penale. Ka qenë denoncimi i një tregtareje se në NIPT-in e saj ishin faturuar mallra të pa blera që ka zbuluar skemën e mashtrimit ndaj tatimeve. Sipas dosjes se siguruar nga Report Tv faturat e parregullta arrijnë ne vlerën e rreth 4.5 milionë dollarëve.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Alpet.al says:
    June 26, 2022 at 2:06 am

    Prape zbulimi i evazionit fiskal eshte rastesor, nga nje denoncim i dikujt dhe jo si rezultat i nje filtri dhe auditi te organeve tatimore te shtetit te vendosur mbi baza sistematike.
    Duket sikur shteti ka ngrire dhe zvariset pas ingranazheve tekorrupsionit.
    Keto te ngjethin mishin.
    Pak kohe me pare, Drejtori i Pergjithshshemi regjistrimit te pronave, Artan Lame, deklaron pa i hyre gjemb ne kembe se pjesa me e madhe e regjistrave te kadastres se Tiranes jane fallsifikuar, jane zhdukur mijera flete, te grisura a te tjetersuara, pra nje inventar pronash qe nuk e njeh qeni te zone.
    Edhe diktatura komuniste qe cpronesoi gjithcka e gjithkend dhe qe ktheu ne prona publike a shteterore toka, ngastra, livadhe, pyje, ndertesa dhe objekte prodhimi industrial, mineral a bujqesor, regjistrat e pronave dhe tapive nuk i preku, i ruajti e i la sic ishin.
    Kujt i volisin keto ukubete, keto grabitje, keto mjegulla dhe corodira me pronat, me taksat, me koncensionet dhe monopolet, me PPP-te korruptive?
    Zoti kryeminister, lere BE-ne te ndjeki rrjedhen e saj natyrore albanofobe se nuk lufton dot me “rip current” duke notuar kunder tij, por merru me shtetin tend, me themelet dhe me regjistrat e tij te pronave sepse aty fillon pikerisht atdheu i cdo qytetari dhe komuniteti.
    Merru me evazionin fiskal dhe me denimin shembullor te korrupsionit dhe projekteve selektive qe i sherbejne klaneve dhe jo publikut, sepse aty fillon edhe prosperiteti social e individual si dhe funksioni i tregut te lire dhe konkurrences se ndershme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?