SPAK ka ndërmarrë një operacion ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Gjyqtarja Zamira Vyshka akuzohet për korrupsion dhe për të është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për avokatin Ilir Pashaj dhe shtetasit Taulant Ramollari e Xhulio Musaj.
Në arrest shtëpie është lënë edhe shtetasi A.T.
Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë në qytetin e Elbasanit, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës (Ilir Pashaj), i kanë ofruar gjyqtares Zamira Vyshka një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.
Mësohet se shuma e përfituar është 400 mijë lekë.
Avokati Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në Elbasan. Sipas burimeve të Abc, Pashaj u largua nga sistemi para vettingut për mos plotësim të formularit të deklarimit. Prej 4 vitesh ushtron detyrën e avokatit.

Nuk frenohet kurre korrupsjoni sepse bejne te gjithe te njejten gje dhe e dine se kur jane shumice nuk ka cfare tju ndodhe.Prandaj dhe futen nje pjese ne burg dhe lirohen pastaj te tjeret e keshtu me rradhe.Edhe te tjeret qe nuk jane akuzuar e dine se do i marrin do i lene arrest shtepie dhe i nxjerrin pas disa ditesh!Ne kete rast vetem se po majmen me teper prokuroret dhe gjytaret e avokatet.
Nese qeveria dhe te huajt qe bejne vetingun do e kishin serizisht,hapi pare ish gjyqtaret e hequr me veting dhe te tjete qe ju shmangen qellimisht duhet te kalojn ne ndjekje penale,e dyta,drejtoret qe heqin njerezit nga puna pa te drejte dhe ceshtjet fitohen ne gjykate nga te larguarit demin ekonomik ta laguaj drejtori qe ka bere shkeljen jo shteti,nese do llogaritej demi ekonomik i ketyre largimeve te pa drejta ndoshta sot gjithe kabineti qeveritar duhet te ishte ne burg. Pastaj del palloshi gjate e thote jemi ne krize kur sot kemi shume raste qe paguhen nga shteti dy rroga per nje vend pune. Zor se keto behen pa dijenine e palloshit,nese po kjo tregon se palloshi nuk ka lidhje me shtetformim.