Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “48% e votuesve jetojnë jashtë!” Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “48% e votuesve jetojnë jashtë!” Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve
Lajmi i funditPolitike

“48% e votuesve jetojnë jashtë!” Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve

Published: May 13, 2025
Shpërndaje

Gati gjysma e elektoratit (47,7 %) figuron se jeton jashtë vendit, duke krijuar një hendek të madh midis listës zgjedhore formale dhe popullsisë rezidente që fak­tikisht merr shërbime publike.

Nga njëra anë, Regjistri i Gjendjes Civile numëron 3,71 milion shtetas me të drejtë vote, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ dhe nga ana tjetër censi 2023 ka numëruar vetëm 1,94 milion shqiptare rezidentë mbi 18 vjeç që jetonin në vend. Diferenca  prej 1,77 milion vetë tregon se 48 % e listës zgjedhore  jeton jashtë Shqipërisë.

Hendeku ndërmjet shqiptarëve me të drejtë vote dhe popullsisë faktike tregon për ndryshime drastike të demografisë  së vendit duke ndikuar edhe dinamikën elektorale.

Duke marrë në konsideratë të dhënat e fundit të KQZ se 42.2 % votuesve morën pjesë në zgjedhje, kjo përkthehet në mbi 1.56 milionë shqiptarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Numri i pjesëmarrësve është 80.6 për qind e popullsisë rezidentë me të drejtë vote në Shqipëri dhe 42.2 për qind e totalit të shqiptarëve me të drejtë vote.

- Publicitet -

Teksa numri i votuesve në lista shtohet, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është në rënie, duke ndikuar në rritjen e shpenzimeve fiktive për të menaxhuar procesin e zgjedhjeve në vend.

Shteti printon fletë, shpërndan fonde dhe hap qendra për një listë 1,8 milionë vetë që fizikisht mungojnë. Kostoja administrative dhe materiali është gati dyfishi i nevojës reale.

Një në tre votues mbi 60 vjeç

Duke marrë në konsideratë të dhënat e cens 2023 më shumë se një në tre rezidentë me të drejtë vote është mbi 60 vjeç. Popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 32.4 për qind e popullsisë me të drejtë vote. Në të ardhmen kjo shtresë votuesish do të ushtrojë më shumë presion mbi politikat e pensioneve, shëndetësinë dhe kujdesit afatgjatë.

Elektorati aktiv ekonomikisht (30‑60 vjeç) zuri gjysmën e votuesve (49%) që jetojnë në vend. Grup-mosha e të rinjve 18‑29 vjeç  zuri vetëm 17,8 %  të popullsisë me të drejtë vote dhe mbetet në minorancë, edhe pse diskursi politik shpesh i drejtohet “votës së të rinjve”.

Pa një regjistër të përditësuar dhe mekanizma të qartë votimi për diasporën, statistikat zyrtare vazhdojnë të prodhojnë mashtrime aritmetike  që ndikojnë buxhetimin, politikat sociale dhe vetë legjitimitetin e proceseve zgjedhore.

Duke marrë në konsideratë se të rinjtë në të shkuarën kanë marrë pjesë vetëm 35 për qind në votime, i bie që vota e të rinjve të përbëjë rreth 6 % të totalit të votave këtë vit.

Një 61‑vjeçar ka gati 3,5‑fish më shumë peshë elektorale se një 22‑vjeçar, dukë bërë që partitë të  orientojnë më pak burime elektorale tek të rinjtë.

Anketat e vitit të kaluar treguan se rreth 54% e të ë rinjve nuk janë të interesuar për politikën. Kështu që çdo lek i shpenzuar për pensionistët politikisht është më i efektshëm se një lek për politikat e rinisë.

Këtë vit rreth 191, 000 shqiptarë jashtë vendit votuan për herë të parë me postë më 11 maj nga me shume 245 mijë që ishin regjistruar. Nëse regjistrimi i diasporës zgjerohet, pesha e të rinjve mund të rritet .

Me vetëm 17,8 % të votuesve te rinjtë janë të vegjël në matematiken zgjedhore. Kjo shpjegon pse programet 2025 ngjajnë më shumë si skema “pension + bonus” sesa si “vizion 2035”.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    May 13, 2025 at 10:27 am

    E kam shkruar ketu ne koment para 1 viti,qe zgjedhjet jane ne dore te pensionistave.Ne votojme qe ne oren 7,si ATEHERE.
    Pensionistat n`dac komunista,n`dac pronare pa prone,n`dac persekutuar,E URREJNE Sali Berishen.prandaj mori aq vota sa mori.Hallall vota Agron Shehaj,Vetem grup parlamentar me Horrat e Saliut mos bej!
    Vazhdo rrugen e drejte pa vjedhur,Mbroje Kosoven ne Parlament,Vazhdo traditen e Gjyshit qe luftoi ne Luften e Vlores me Osmen Haxhiun.LANCI SERBOSLLAV eshte i ketyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i aprovon lejen për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët
  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Komentet e Fundit

  1. vlora on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Durrsaku on Goxhaj flet për akuzat lidhur me UÇK dhe Iranin: Nga varet si do vijojë protesta
  3. Jimi on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Zgjohu SHQIPTARI QE T’RISHKRUAJSH HISTORIN TENDE MIJRA VJECARE , sa vet historia e krijimit te k’saj bote prej Zotit. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  5. demo on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?