Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor
Ekonomi

4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Published: December 6, 2022
Shpërndaje

Duke filluar nga 1 tetori 2023, operatorët e telekomunikacionit në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, angazhohen të ulin tarifat e shërbimit data roaming për qytetarët dhe bizneset.

Si një nga investitorët më të mëdhenj në tregun e telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, 4iG Group, investitor i ALBtelecom dhe One Telecommunication në Shqipëri, së bashku me One Crna Gora në Mal të Zi, mbështeti nismën e lëvizjes ndërkufitare, duke nënshkruar Marrëveshjen Roaming në samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, më 6 dhjetor.

“Në epokën që jetojmë, teknologjia eleminon kufijtë midis kombeve evropiane. Duke pasur interes të konsiderueshëm në tregun e Ballkanit Perëndimor, ne mbetemi shumë të fokusuar në integrimin ekonomik të këtij rajoni me Bashkimin Evropian dhe në avancimin e zhvillimeve që synojnë integrimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e telekomunikacionit dhe TIK-ut” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit të 4iG.

- Publicitet -

Angazhimi i operatorëve të telekomunikacionit, sipas Deklaratës, kontribuon në forcimin e lëvizshmërisë ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor, si dhe përmirëson dhe thjeshton lidhjen e qytetarëve dhe bizneseve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Kjo marrëveshje është rezultat i investimeve disavjeçare në rrjet dhe infrastrukturën e nevojshme për t’u lidhur me rajonin dhe për të arritur shërbimet më të mira të roaming-ut. Përvoja e tregut shqiptar dhe zhvillimi teknologjik ofrojnë njohuri të shkëlqyera për partnerët tanë për të përdorur shërbimet e telekomunikacionit dhe TIK–ut për zhvillimin e mëtejshëm të potencialit të ekonomisë rajonale” – tha Emil Georgakiev, CEO i One & ALBtelecom, Shqipëri.

Deklarata për Roaming e nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit mbështetet nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të nismës “Roam Like at Home-Fol si n’shpi” si në BE ashtu edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje kërkojnë të gjejnë një qasje të koordinuar për të kontribuar në oferta efektive dhe të nevojshme për konsumatorët që udhëtojnë midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Operatorët e telekomunikacionit, në bazë të Deklaratës, do të konsiderojnë të prezantojnë gradualisht planet tarifore dhe opsionet për të reduktuar tarifat shtesë të data roaming-ut ndërmjet BE-së dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të dy drejtimet, nga të cilat duhet të përfitojnë qytetarët dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e BE-së.

Ulja e tarifave të roaming-ut fillon në datën 1 tetor 2023. Bazuar në Deklaratë, do të miratohet njëzëri një përshkallëzim për çmimin tavan të shitjes me pakicë dhe do të shpallet jo më vonë se deri më 1 maj 2023. Ulja e parë e ndjeshme e çmimeve të data roaming-ut do të ketë efekt që nga 1 tetori 2023.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar tashmë në rajon “Roam like at home” në korrik 2019 dhe plotësisht “Roam Like at Home” në korrik 2021, një angazhim që konsistonte në reduktimin gradual dhe eliminimin e mëvonshëm të tarifave shtesë për roaming midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Sos says:
    December 7, 2022 at 11:33 am

    FESTE TE MADHE KA SHQIPNIA
    KETU ERDHEN USTALLARET
    NGA E GJITHE EUROPA
    TE NDIHMOJNE SHQIPETARET

    NA PREMTUAN TASH E TUTJE
    PER ME SHUME LEMOSHE
    TJU VEME CA ARNA
    BREKEVE TONA SHOSHE

    RROFSH MOJ EUROPE
    MOS U KASTIGO
    KEMI VEC NEVOJE
    KOSOVEN NDIHMO

    HIQJA QAFE SERBIN
    QE TI E KE XHAN
    ME RRENA U NGOPEM
    PILAFI ME UJE SMBAN

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 7, 2022 at 11:41 am

    Arben Duka ti je gjalle dhe je mire. Vazhdon dhe komenton me pseudonimin SOS. Nje pseudonim tipik qe e pelqen shume!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?