Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja
KryesoreLajmi i fundit

Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja

Published: May 5, 2026
Shpërndaje

Nga Pëllumb Xhufi

5 Maji, dita e Dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, nuk është një datë thjesht konvencionale, e njohur si “Dita e Dëshmorëve të Atdheut”. Është dita kur në betejë me fashistët e milicët e qeverisë kuislinge u vra Qemal Stafa, Hero i Popullit.

Qemal Stafa ishte mishërimi më sublim i luftëtarit antifashist shqiptar. Ishte djalosh i ri, as 22 vjeç kur ra theror për lirinë e atdheut. Të rinj si ai ishin djemtë e vajzat që mbushën radhët e njësiteve guerile e më tej, të formacioneve partizane.

- Publicitet -

Qemali ishte i ri, por pesha e rëndë e përgjegjësive historike që binin mbi shpatullat e tij e të mbarë rinisë shqiptare, e kishin pjekur para kohe dhe e kishin bërë të dukej një burrë në moshë, të rëndë e serioz.

Qemali ishte një intelektual i formuar, edhe pse ende student. Kishte shkruar artikuj, tregime, skica e poezi, ku shquhet shqetësimi e pasioni qytetar për temën sociale e atë kombëtare. Ishte fort mirë i ndërgjegjshëm për vonesën historike të shoqërisë shqiptare dhe bënte përgjegjëse për këtë elitën e vjetër, të korruptuar, antipopullore e antikombëtare.

Qemali ishte një student i ri qytetar, idealist e vizionar, që hoqi dorë nga rinia e tij dhe në çastet më të vështira të atdheut, iu përkushtua luftës për çlirimin e tij nga pushtuesit fashistë. Ai e shokët e tij të idealit, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Margarita e Kristaq Tutulani, Shyqyri Ishmi, Tom Kola, Shejnaze Juka, Nazmi Rushiti, Xhoxhi Martini e plot shoqe e shokë të tjerë, të rinj studentë si ai, me çmimin e sakrificës së tyre sublime e tronditën ndërgjegjen e përgjumur të shqiptarëve, duke u treguar atyre rrugën e vetme të nderit e të dinjitetit: atë të luftës pa kompromis kundër pushtuesit fashist.

Këta heronj të orëve të para, ajka e rinisë shqiptare, me shembullin e tyre tërhoqën në luftën për liri gjithë brezin e ri, të qytetit e të fshatit. Para disa vjetësh, një nga drejtuesit e “Ballit Kombëtar”, Sejfi Protopapa, gjithsesi një shqiptar i mirë, me moral e integritet, e ka përshkruar me një frazë të vetme raportin e forcave të krijuar në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore. “Partia Komuniste”, thotë ai, “e fitoi betejën me Ballin Kombëtar qysh nga momenti që tërhoqi në gjirin e saj rininë e shkolluar e patriote të qyteteve”.

Ata djem e vajza, që braktisën jetën e lehtë të piknikeve e të klubeve që u ofronte pushtuesi dhe qeveritë kuislinge, që iu kushtuan jetës së vështirë e plot rreziqe të ilegalitetit, që u arrestuan, u torturuan u vranë e u ekzekutuan në burgjet e fashizmit, në rrugët e sheshet e Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Korçës, Elbasanit e Gjirokastrës, ata të rinj heronj shokë të Qemal Stafës, e përmbysën sensin e historisë, të një historie të plogësht, që hiqej zvarrë prej shekujsh dhe që i kishte lënë shqiptarët peng të shtypjes, të varfërisë e të veseve të tyre.

Për herë të parë në historinë shqiptare u braktisën “baballarët e kombit”, paria turkoshake e bejlerëve dhe e bajraktarëve apo politikanët e korruptuar “të 100 flamujve”, që i shisnin interesat e vendit në klubet, në sallonet apo në zyrat e fashos.

Drejtimin e betejave kombëtare e morën në dorë të rinjtë me ide progresiste, komunistë e jo komunistë, por që të gjithë antifashistë. Në atë kohë lufte, kriteri i së drejtës, i së moralshmes dhe i kombëtares ishte një e vetëm një: antifashizmi.

Nëse Shqipëria pas lufte do të ishte komuniste, kapitaliste, liberale, konservatore, republikane apo monarkiste, kjo në vitin 1939, 1941 apo 1943 nuk ishte në axhendën e ditës, ishte një bisedë që i përkiste të ardhmes.  Prioritetin absolut të antifashizmit si imperativ të kohës, e shpalli as më shumë e as më pak se Winston Churchill në fjalimin e tij të 22 qershorit 1941 në Dhomë e Komuneve, fjalim që shënon lindjen e aleancës së madhe anglo-sovjeto-amerikane.

“Kjo e sotmja”, tha ai mes të tjerash, “është një luftë për jetë a vdekje me fuqitë e Boshtit. Ndaj, kush rreshtohet me ne në këtë luftë, është aleati ynë, kush rreshtohet me armikun, është armiku ynë”.

Ndryshe nga ç’ndodhi në vendet e tjera të pushtuara nga Italia fashiste e Gjermania naziste, në Shqipëri e vetmja forcë politike dhe e vetmja organizatë që e bëri të vetën programin e luftës pa kompromis kundër okupatorëve nazi-fashistë, ishin PK dhe FANÇ.

Këtë fakt e nënvizonin vazhdimisht edhe anëtarët e misionit ushtarak britanik në Shqipëri, edhe pse Churchilli dhe MPJ britanike, nga mesi i vitit 1943, kur fatet e luftës tashmë dukeshin të vendosura, filluan të vinin në zbatim agjendën e pas-luftës, që synonte mënjanimin e forcave të majta dhe katapultimin e forcave të djathta në pushtet.

Dhe kjo, pavarësisht se në disa vende, dhe vendi më tipik ishte Shqipëria, forcat e djathta, të ashtuquajtura “nacionaliste” e “antikomuniste”, kishin bashkëpunuar hapur me gjermanët. Atë kohë për këtë çështje lindi edhe një konflikt midis amerikanëve e britanikëve, dhe midis vetë ushtarakëve e politikanëve britanikë. Këta, me kryeministrin Churchill e ministrin e jashtëm Eden,  i kritikonin të parët që insistonin të mbështeteshin me armë vetëm forcat e FNÇ, të vetmet që përlesheshin me gjermanët.

Këtë situatë të dyzuar brenda vetë administratës britanike, e ilustron raport i majorit Bill Tilman, i 10 majit 1944: “…Politika jonë për të mbështetur LNÇ”, i përgjigjej ai kritikave që vinin nga Londra, “ ështe e ndershme dhe e drejtë, pasi Fronti është e vetmja palë në Shqipëri që ka po ato objektiva luftarake si edhe tonat dhe që është i  gatshëm për të bërë sakrifica për arritjen e objektivave në fjalë”.

Më tej, në mënyrë sintetike, majori Tilman rreshton disa karakteristika, që sipas tij i jepnin FNÇ një epërsi morale të padiskutueshme, si organizatë mbarëkombëtare. “Ndryshe nga BK e Legaliteti”, raportonte ai, “Fronti Nac. Çl. nuk është një grumbull krerësh fisnorë ose feudalë me pasues personalë, por një forcë e organizuar, që përfaqëson të dy besimet fetare, te dy ndarjet krahinore dhe të paktën 75% të popullsisë në Shqipërinë e Jugut e të Mesme”.

Me mjaft mprehtësi, Tilman kap këtu një nga problemet më akute që u shfaq në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, atë të ndarjes midis Veriut e Jugut, që është kthyer edhe sot në një fantazmë që helmon marrëdhëniet mes shqiptarëve.

Gjatë Luftës, ideologjinë e përçarjes Veri-Jug e mbollën pikërisht përfaqësuesit e qeverive kuislinge e të ashtuquajturit “krerë nacionalistë”, dhe nuk përbën një çudi fakti, që në këta vitet e fundit përçues të kësaj ideologjie vrastare janë bërë pinjollët gjenetikë të kuislingëve e kolaboracionistëve të djeshëm.

Në kujtimet e tij, oficeri britanik Julian Amery tregon, se si në ditët e fundit të luftës, ndërsa bëhej gati të linte atdheun, Abaz Kupi i kishte thënë atij: “Për njëmijë vjet ne Gegët kemi sunduar mbi Toskët dhe tani, me sa duket, ka ardhur radha e tyre të sundojnë mbi ne”. Për Abaz Kupin, pra, Lufta II Botërore në Shqipëri nuk paskësh qenë gjë tjetër, veç një kacafytje mes Veriut e Jugut!

Ky koncept antirilindas dhe antishqiptar, që faktorizonte armiqësinë mes Veriut e Jugut në një moment kur vendi ishte i pushtuar nga gjermanët, kishte qenë artikuluar qysh herët në nivelin e një platforme ideologjike nga kuislingu Mustafa Kruja. Në vitet 1920, Sejfi Vllamasi e akuzonte Mustafa Krujën si “teoricienin e flaktë të filozofisë idiote të luftës mes Gegëve e Toskëve”.

Me pushtimin fashist e më tej nazist të Shqipërisë, Mustafa Kruja e kuislingët e tjerë shqiptarë urdhëruan krijimin e dërgimin në Jug të forcave mercenare nga Dibra, Kosova për t’u përgjakur me “bishat nga Toskëria e largët”, siç shprehej plot mllef Mustafa Kruja.

E pra, një njohje edhe e përciptë e historisë së LANÇ dhe e forcave pjesëmarrëse në të, do bindte gjithkënd për karakterin kombëtar të asaj lufte, që në një moment kritik për kombin, risolli frymën e viteve të Rilindjes, kur Sami Frashëri, Jeronim de Rada, Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi i drejtoheshin njeri tjetrit me fjalët “i dashur vëlla”, “biri im” e “i dashur at”.

Për luftëtarët antifashistë Shqipëria ishte një atdhe i vetëm, njëlloj e dashur dhe e shtrenjtë në çdo cep e centimetër të saj. Të tillë e mendonte atë vlonjati Perlat Rexhepi, që ra në luftë me fashistë e milicë në Shkodër. Të tillë e mendonte edhe heroi kosovar Xheladin Beqiri, që populli i Labërisë e bëri birin e vet, Gjok Doçi nga Lura, që mbeti i vrarë në betejë me nazistët në Mallakastër, apo Kajo Karafili, që lindi në Pogradec e ra theror në Kavajë.

Shëmbulli i tyre duhet të bëjë me turp “feudalët” shqiptarë të kohëve të reja, të cilët veç mëkateve të tjera, kanë mbi supe edhe atë të përpjekjes për ta parcelizuar Shqipërinë në ngastra të vogla, të ndara nga armiqësi e urrejtje që ata vetë i kanë mbjellë për të siguruar pushtetin e tyre.

 

——

©Copyright arkiva Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
37 Comments
  • demo says:
    May 5, 2024 at 9:53 pm

    Rrofte kujtimi i atdhetarit pa Parti Mujo Ulqinaku,qe nuk i mori per Krociera Turistike Vaporrat e pushtuesve Fashiste.
    U shofshin komunistat shqiptare agjentet e sllaveve,qe vepruan me urdher sllav,kur u sulmua Rusia

    Reply
    • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
      May 5, 2026 at 4:39 am

      Redaksi!
      Ne dite te shenuara si 5 Mani dhe 29 Nentori qe Jane simbolo i periudhs me te LAVDISHME ne histori e e ketij POPULLI te shkruar me GJAK(perfshi edhe diten e ‘pavaresise’qe nuk na e njohi askush!?)MOS LEJONI bajga alabake pasardhes te TRADHETISE,KRIMIT,KOLOBORACIONIZMIT,KUNSLINGE E,UDB-sheve,qe si simbole Kane pasur Xhafet Devat,Mirat MUTRAT,Mi trovi at qe ne bashkepunim me Nazi Fashizmin,permes STRUKTURASH si ‘Regjimenti Kosova’e per TURPIN e Botes divizionon SS-qe mbante Emrin e Neronit kombetare,SKENDERBEJ….Vrane dhe gjakosen POPULLIN heroike shQIptar qe nuk ishin kAmuniste POR LIRIDASHES qe per SHQIPERI zgjodhen DY alternativa:
      ‘JA VDEKJE JA LIRI!’
      Keto DY alternativa i mungojne sot e 35 Vjet ketij vendi pa’ shtet e pa’ ZOT pushtuar nga xhihadizme e neofashizmi ku perfaqesuesit pasardhesit e antishqiptarizmes,tradhetise dikur te Zogollit,Pashiqeve,Devave Mitate e Jane SALI RAM BERISHA dhe EDVIN SALI RAMA!
      V.F.L.P !

      Reply
    • Progonati says:
      May 5, 2026 at 1:35 pm

      Dikur thoshim “ shkencat e sakta” dhe “shkencat e pa sakta”, kur behej fjale per te zgjedhur studimet universitare. Tani une mbaj mend qe kjo dega e Historise ne Universitet hynte ne shkencat e pa sakta, sidomos kur kalohen terthorazi shume fakte historike. Nuk e di z.Pëllumb hyn ne historianet e “ shkencave te pa sakta”?
      Se na ke sqaruar qe Enveri pati “tre gabime”. Pa na i thuaj edhe njehere ato tre gabimet. Dhe kujdes mos te reshqet goja dhe flet per ato letrat urdher te vrasjeve mbrapa kraheve te bashke luftetareve.
      Thua dhe meriten e madhe qe “ per here te pare ne histori braktisen baballaret e Kombit”, ata firmetaret e pavarsise. Prandaj dhe e katandisen Shqiperine ne ate derexhen e vaporeve me refugjate ne 1991, dukumente fotografike qe nuk kane nevoje per komente.
      Lavdi te reneve per lirine e Shqiperise, poshte figura e Enver Hoxhes!

      Reply
      • Arratisur says:
        May 6, 2026 at 2:42 am

        Progonat ballisti, ju jeni te tille saqe ne urrejtjen tuaj kafsherore ndaj te vertetes se Enver Hoxhes nuk shikoni gomarlleqet qe shkruani si psh Historia qenka ‘shkence e pasakte’?
        Sa per dijeni nje shkence qe te quhet e tille ka parakusht saktesine, vertetesine. Shkenca te pasakta nuk egzistojne se i gjithe ky tofjaleshi jot eshte paradoks. Mos bej me faj Enver Hoxhen pasi paska pas te drejte me sojin tuaj te tradhtareve, se sic e tregove veten je jo vetem injorant e dezinformues, por padrejtesisht mendjemadh dhe urrejtjenxites.
        Ndersa shkencat njelloj si dikur edhe sot ndahen ne shkenca natyrore e shkenca shoqerore.

        Reply
  • ATSH says:
    May 5, 2024 at 10:25 pm

    Rrofte 5 maji ! V.F.L.P. ! Respekt per heronjtë partiazan te luftes e udheheqesit e tyre !

    Reply
  • Enisa says:
    May 5, 2024 at 10:59 pm

    HAHAHA Ku e njihni Qemalin e para 80 viteve?!?!?!?
    Lexova librin “Receta pa komb” dhe duhet ta lexojnë të gjithë sepse sqarohet gjithshka edhe majori britanik Tilman me shoke.

    Reply
    • Glaukias says:
      May 5, 2026 at 5:54 am

      Uaa Enisa paska lexuar një libër.. Shumë mirë për ty Enisa, të lumtë!
      Besoj se ky libër kishte ekskluzivitetin e të vërtetës e çfarë shkruhej aty është e vërteta absolute apo jo ? Autor Sajmiri ishte mik i ngushtë me dëshmorin Qemal Stafa dhe e njihte mirë para 80 viteve apo jo ? Zakonisht autor Sajmiri edhe me majorin Tilman takohej çdo pasdite për një filxhan çaji e një gotë wiski apo jo ?
      Nejse, gjë e mirë që paske lexuar 1 libër – të lumtë!

      Reply
    • Tym Xhevit says:
      May 5, 2026 at 6:03 am

      Anglezet kane bere corap boten

      Reply
      • Teksti says:
        May 5, 2026 at 6:01 pm

        Një analizë e pasaktë, e ngjyrosur ideologjikisht, që në shumë komponentë nuk rezonon me të vërtetat historike! Autori i saj, një interpretues i njëanshëm si rëndom herë të tjera!…

        Reply
  • OO8 says:
    May 6, 2024 at 1:31 am

    5 Maji eshte dita e Shqiptareve te rënë ne luften e 2 boterore per perandorine Britanike.
    Te tjerat jane perrallat e gjyshes per nipin(populli) me biberon te goja.

    Reply
    • SHQIP says:
      May 5, 2026 at 5:42 am

      RROFTË 5 Maji i Heonjve të rënë për liri! LAVDI 🌟🌟🌟🌟🌟
      V.F.L.P.

      Reply
  • nastradini says:
    May 5, 2026 at 6:08 am

    Pellumb Xhufi Fanatiku i Enverit dhe dhenderi i Bahri Omarit:

    5 MAJI ESHTE DATA E ZEZE E TRADHETISE ENVERISTE KOMBETARE

    Me 5 maj 1942 Enver Hoxha e spiunoi te fashistet Qemal Stafen me ndihmen e Bahri Omarit, sepse Miladin Popoviqi e kishte piketuar si Sekretar te PK te Shqypnise dhe nga ay moment zilia e papare e kaploi kopilin e Bimbashit duke sajuar historine e 5 Majit te Zi. Ramazani babai i Qemalit të nesërmen e vrasjes së të birit kërkoi dhe gjeti Enverin ne vilen e Kryefashistit Bahri Omari dhe ja perplasi ne sy: ”Enver gjakun e Qemalit e kërkoj tek ty!”

    prandaj:

    O BAJGA e Enverit dhe KOLLOVARI i Bahriut, Pellumb Xhufi leri llogjet me gjermane dhe partizane dhe me LANC kriminal jugosllav te Titos, por me mire mos poshtero viktimat e komunizmit ne Kampin AUSCHWITZ te Tepelenes duke e cilesuar si “Konvaleshence argetimi” sepse edhe gazeta DITA qe publikon jashteqitjet e tua enveriste ben gallate dhe estrade me ty dhe me BAJGAT e Enverit.

    Reply
  • fashistet says:
    May 5, 2026 at 6:29 am

    LAVDI SESHMOREVE TE ATDHEUT,POSHTE FASHISTET

    Reply
  • Shpresa Cakaj says:
    May 5, 2026 at 6:30 am

    Lavdi deshmoreve te atdheut,podhte fashistet.

    Reply
  • Enveristet says:
    May 5, 2026 at 7:01 am

    Ngrihuni or Deshmore nga varret nje cike,
    te shikoni se si rrodhen ketu poshtersite,

    mos kerkoni me kot ato Kumandare a Komisare,
    ato qe mbeten gjalle Enverko i shkoi ne hanxhar,

    se me shume se nga juve ne lufte HITLERI,
    ju vrau Kapo Partizane pas luftes ENVERI,

    mos kerkoni kot Kumandarin Hero Shehun Mehmet,
    Ate Enverko e vrau ne gjume dhe e shpalli Poliagjent,

    Mos kerkoni te gjeni ku jane Beqir, Hito a Petrit,
    ato si Armiq i pushkatoi Enverko ne nje dite,

    nese juve Nazifashizmi ju vrau e varret ua la,
    nga ato qe Enverko vrau asnje varr nuk ka,

    ti or Xhufka ate Qemalin fare mos e trazo pra,
    se ishte me fat qe ne ate lufte nga taliani u vra,

    se sikur asaj lufte ai Qemal ti kishte mbijetuar,
    porsi Mehmeti me shoke do ishte pushkatuar!

    Reply
  • Artan says:
    May 5, 2026 at 7:04 am

    Rrofte Demo dhe Enisa qe ka lexuar “Receten pa komb”. Te kujton ata besimtaret qe thone: “Kam lexuar Biblën/Kuranin dhe nuk me duhet liber tjeter, se aty i gjen të gjitha”.

    Reply
  • Claus says:
    May 5, 2026 at 7:56 am

    Eshte nje nga figurat politike te kohes nder me “enigmatiket”. Nje nxenes, bir qe rrjedh nga nje baba ish-oficer i Zogut, mysliman, por qe shkollohet ne kolegjin saverian ne Shkoder, kolegj ku mesimet katolike te lidhura fort dhe me influencat e rrymes idealiste nga Europa Qendrore do ta benin ate te shkruante hartimin me teme qe ne moshen 15 vjecare “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë: nji jetë e re po lulzon gërmadhash”, nisur nga drama e Schiller-it ” “Wilhelm Tell”.
    Jemi ne vitin 1935!!!!
    Hartim i guximshem ku goditet sistemi shoqeror, feja, varferia dhe skllaveria moderne. Po nga i kishte nxjerre keto ide Qemal Stafa per ti futur plot vrull dhe indinjate ne ate hartim? A mos ishin tezat dhe idete idealiste te rrymes filozofike gjermane qe trajtohej ne ate kolegj severian duke e ktyer ate instiktivisht ne nje hegelian ose paramarksist?

    Ka shume mundesi. Nje 15 vjecar i zgjuar dhe inteligjent dale nga shkollat katolike te Shkodres, ndoshta me pedagoge prifterinj te kishes katolike shkruan nje pamflet te tille politik. Nje fillim tejet i pazakonte per nje 15 vjecar ku nuk duhet harruar qe dhe rinia fashiste dhe naziste ne Itali dhe Gjermani kishin arritur shkalle te larte ideologjizimi ne kahe te kundert me teorite marksiste te kohes.
    Dhe ata nuk mbeteshin prapa nga kultura, shkenca etj, ndersa Qemal Stafa shkruante pamflete politike, Werner von Braun bente prova me raketat V1 dhe V2 per te kapur hapesiren!!!

    U arrestua nga qeveria e Zogut dhe doli nga burgu pas okupacionit te Shqiperise nga Italia e Mussolinit. Me pas merr nje burse nga qeveria Kruja per studime ne Firence per jurisprudence!!!! Ne Italine e asaj kohe ku mireqenia kishte arritur shkalle te larte, ku shume familje dhe te rinj kishin perqafuar idete fashiste duke mos ndjere me ate shfrytezim te qeverive te meparshme ku krizat ekonomike ishin kthyer ne rutine, Qemal Stafa le Firencen plot kulture dhe begati dhe kthehet ne Shqiperi duke u bere anetar i grupeve komuniste deri ne krijimin e PKSh. Ketu shoh nje kontrast, por kjo nuk do te thote mungese koherence. Duket qe ai djalosh ka analizuar dhe vezhguar me nje sy qe dikush tjeter nuk e ka patur. Dhe nuk ka se si.
    Ne ate Shqiperi prej 1 milion banoresh ku sundon analfabetizmi dhe orientalizmi ai do te behej dikush. Po a mund te ndergjegjesohej ai popull ku shumica ishin teneqexhinj, qelesh- dhe ibrikberes, ku ferexheja dhe poturet ishin veshjet normale ne kasabat ish-osmane?

    Kete nuk e kam kuptuar tek ai njeri. Si mund te hynte komunizmi ne Shkoder dhe malesite e saj, si mund te hynte komunizmi ne malet e Laberise dhe provincave ballkanase ku njeri ngujohej ne kulle dhe tjetri vidhte delet?

    Tek ai njeri ndoshta kishte hyre, sepse leximet dhe dija qe kishte marre kishin bere punen e tyre, por tek te tjeret nuk me dilnin keto llogari, as tek Enver Hoxha bile.

    Ai do te mbetet si figure vetmitare ne ate skute te Europes i pa vene ne prove nese do te kishte arritur kohet e pasclirimit, megjithate do te mbetet si nje vegim ne kete hapesire ballkanase plot korrupsion, vjedhje, krime ne nje shoqeri te kalbur dhe te semure ku pothuaj shumica e ketyre politikaneve e kane bere Qemal Stafen ne shkolle pothuaj me vite e vite te tera por asgje nuk kane perfituar nga Ai.
    Si per ironi te fatit ose kohes Partia Socialiste ka nje akademi me emrin “Akademia Qemal Stafa”!!!!!
    Sa here do te jete rrotulluar ne varr?!

    Reply
    • L.H says:
      May 5, 2026 at 1:00 pm

      BRAVO!
      Perhere te pare lexoj nje Moment analize te lire,pa’ varur’ Profesioniste te nje REALITETI te viteve ’30 ne ShQIperine GJYSEM feudale e krahas shkalles se analfabetizmit mbi 70 perQInd kish dhe ‘lule qe i hanin gomaret’ si puna e QEMAL STAFES e disa te rinj te ‘LEXUAR’ qe ‘Numuroheshin me gishtat e dores’!
      Konkluzioni ne gjuhen shqipe,pas 35 Vjetesh shperberjen:

      ‘MOS HANI ME MUT PSS 35 VJETESH DUKE LEHIR E PELLITUT PER KaMUNIZEM NE NJE VEND ISH GJYSEM FEUDAL E GJYSEM SKLLAVOPRONAR E ME SHKALLE AMALFABETIZMIBI 70 PERQIND!
      Edhe mbasi CLIRIMIT vetem 5 PERQIND e vepres se klasikeve perfshi MARKS u perkthe ne ShQIperi NGA profesoret e xhixhilese alias SERVET ‘PELLIMBAT’ edhe ajo se PRAPTHI perfshi te ashtuquajturen:
      ‘E drejtat borgjeze pa’ borgjezine…!’

      P.S ‘Perfshi E.Hoxha nuk mund te konsiderohet KOMUNIST!’

      Reply
    • Uni RoyAL says:
      May 6, 2026 at 11:38 pm

      Citat: “A mos ishin tezat dhe idete idealiste te rrymes filozofike gjermane qe trajtohej ne ate kolegj severian duke e ktyer ate instiktivisht ne nje hegelian ose paramarksist?”

      Sipas llogjikës së thjeshtë të një hyzmeqari md IQ sa të peshkut, kjo hipotezë e mençur, e shaqur nga, z. Claus qëndron me të dyja kêmbët, pa pikë dyshimi.

      Ka shumë të ngjarë, që Qemali me simpatizantët e rinj të kishin depërtuar aq thellë brenda këtyre strukturave herë të hapura e herë të fshehta, sa vendimmarrja për t’i vënë idetë e tyre progresive sa më shpejt në zbatim dukej thjesht çështje kohe.

      Për t’ja arritur këtij qëllimi me interes tê lartë kombêtar Qemali nuk kurseu gjënë mê të shtrenjtë për të, jetën.

      Qemal Stafën e vunë në grackê sejmenët bazhibozukë, tê vënë kokë e krye si miopë në shërbinm butakëve neofashistë. Sa për krahasim sillni pak ndërmend kurthin me arestimin e profesorit dhe vrasjen me pistoletë tê Colit ke filni “Debatik”.

      Mentalitetin naiv që kakterizonte më së shumti botën adoleshente arnautase, Qemali fatkeqsisht e injoroi duke e konsideruar pak a shumë si “të besueshme”. Ishte ky besim i tepruar ai që fatkeqsisht i morri jetën.

      Dëshmorin e vranë më 5 maj në lule të rinisë, të tradhëtuar nga bashkëkombës, e të rethuar nën kërcënimin e bajonetave fashiste, vetëm se përqafoi idetë komuniste dhe u mundua t’i përhapë në vendlindjen e shumëvuajtur.

      Idetë përparimtare të botës së civilizuar Ismaul Qemali i kishte përvetësuar dhe ishte ishte gstshëm e i notivuar t,i pëhspte ne Atdheun qe e lindi, pa parrë parasysh pasojat e rreztkshme që mund ta kanosnin.

      Qemal Stafa ndoshta neglizhoi nga të qënurit jashtë atdheut. Evoluimin e ngadalshëm gati primitiv të asaj pak shoqêrie, për të cilën mëmëlikja e gatuar me bukë misri kishte më shumë vlerë dhe ishte më e domosdosshme se idetë përparimtare bashkëkohore, beri që “jeta e re të mos lulëzonte gërmadhash”, por të mbetej në vend numro apo më keq akoma, të vyshkej e të katandisejvsi mos më keq gërmadhash.

      Qemali nuk e parashikoi dhe as nuk e preokupojë aq sa duhet meraku, se ato ide revolucionare që kishtë anumumuar në Firence do të hasnin njê qëndresë të fortë prej regjimit neofashist, të instaluar me dobiçllëk nga fekalet e SIM-it.

      Në vendlindjen e tij që e ëndërronte aq shumë, kushtet në verën e ’42 ishin fare të pafavorshme. Të pavavorshme si për përhapje idesh e deri në organizime spintane për revolucion, kështu që pak nga nxitimi e pak nga besëprerja që vlon në damarët hamzallarëve arnautas, dështimi do ishte i parallogaritur.

      Përpëlitet ende në varr i shkreti Qemal, Ke akademia pisëiste po e po, por edhe pasi ja hoqën me paturpësi emrin e dëshmorit ke stadiumi Kombëtar.

      ***

      Si gjithmonë konçiz dhe i drejtëpërdrejtë në komentet e tua i nderuar mjek L.

      Për njerëzit e thjeshtë e të ndershëm ka vetëm nderime dhe respekt.

      Herzliche Grüße!

      Reply
  • Dursakja says:
    May 5, 2026 at 8:11 am

    Duan turistët që vijnë të shikojnë varrezat e dëshmorëve, ç ‘të shohin emra me shkronja të hequra dhe pllaka të thyera, venë duart në kokë.
    Kjo është Shqipëria demonkratike.

    Reply
  • Gjergj Fishta I riu says:
    May 5, 2026 at 8:21 am

    5 Maji asht damka kur tosket duke punuar ne token e trazhguar te Beut, u çmenden nga emisaret serbo-sllave dhe ja bane varrin Shqiperise. Dalin e thone: jo te mos kthehen Toptani e Verlaci, etje. Njeri arber e tjetri autoktone. Ata qene te zotet kur Sulltani e shpalli Ilirine toke te tyre, ata e administruan si punedhenes(rezistuan me takt nen pushtim) e nuk jua lane te ardhurve pers te Naim Frasherit dhe grekeve hajdut klasik te pronesoheshin. Kur Sulltanet vdiqen, ata qene te zotet te mos ja linin grekut e serbit. Bota shkone drejte kapitalizmit monopolist dhe per fat Jugu e ka te gatshem, kapitalizmin monopolist: Toka per te vjetres. Veriut do t’i duhet nje lufte e madhe konkurence (200 vjeçare) per ta arritur ate.
    Kanga: çka te gjeti moj Shqipni.
    1)
    ç’ka te gjeti moj Shqipni/
    Tu ba Serbia Parti/
    Miladin edhe Dushan/
    Histori vetes kane lane/
    Si e gjeten e bane te pare/
    Shqiptarin antishqiptar /
    2)
    Nje nate te erret, n’ate Tirane/
    Ne nje skute, mbledhjen kane zane/
    Ngrihet Enveri me dredhi/
    Prezanton shokun Ali ( Miladin)/
    Nane Serbia na e ka pru/
    Partine tone per me formu/
    3)
    Qemal Stafa marre prapsine/
    Godet me grusht mbi tavoline/
    – Nuk kam pyet per Zog e Pari/
    Nuk ma ninë per Itali/
    Me baben gjithnji ngatrru/
    Komunist qesh deklaru/
    4)
    Kur moshataret e tij/
    Ne Kosove e ne Cameri/
    Kishin dalur vullnetar’/
    Per gjuhe shqipe, bashkim kombetar/
    Kishte kohe qe i biri i Stafes/
    Kish braktise rrugen e babaes/
    5)
    – Me ngadale shoku Qemal/
    Këtu jemi Ilegal(!)/
    Ilegalizmin me u shpjegu/
    Asht si ujku i masku/
    Qe me durim ne shkurre prete/
    T’i afrohet preja vete/
    6)
    E ulë tonin Miladini/
    Shikoni ç’punon Stalini/
    Po terhiqet n’stepa e gryka/
    Gjersa t’hyjë n’lojë Amerika/
    Tu ba shenje se kam mbaru/
    Gjermani asht tue fitu/
    7)
    Kur te vetet t’i bien ne shpine/
    Keni per ta pa Rusine/
    Gjer n’Berlin ka me marshu/
    Komunizmin me instalu:
    Ideja e re e kesaj jete/
    Do t’perhapet ne shume shtete/
    8)
    Qe t’veje mire kjo qe kem nis/
    Ju kam sjelle arken e Partise/
    Gjersa Partia t’kete fitu/
    Me pare duhet ndihmu/
    Kur t’fitoje ndihmohet vete/
    Sepase shpallet Parti-Shtet/
    9)
    (Enveri shpejt ka vepru/
    Arken para ja ka pru)/
    – Qofshe Enver me kambe te mbare!/
    (Hodhi n’arke Njezte DINAR)/
    – Perkohsisht je sekretar(!)/
    Gjersa partia zgjerim te marre/
    10)
    (Pastaj Enveri vazhdoi)/
    Arken sejcilit afroi/
    Si dikush t’i kish lajmeru(!)/
    Xhepat plote i kishin pru/
    Asnji pare, te gjithe flori/
    Qeshnin, hidhnin per Parti/
    11)
    Mandej ndoqen Miladinin/
    Qe u shpjegoi organizimin/
    Me Celula, teper sekret/
    çdo Celule gjer ne tre vete/
    Si dikush na bane tradhti(!)/
    Ma shume se Celula s’di/
    12
    Kur te gjithe jane larguar/
    Prurjet n’arke i kane numruar/
    Njemije e dyqinde flori are/
    Dhe monedha njezete DINAR/
    Si pirate jane perqafu/
    Bukur mire kishin fitu/
    13)
    N’fund u kthyen n’bazen sekret/
    Me u shtri e me flet/
    I thote: -Enver, nje fjale ta theme/
    Ai, Qemali asht probleme/
    Jo se munde me t’konkuru/
    Porse asht dekonspiru/
    14)
    Si me ne çdo mbledhje vjene/
    Kuestura kollaj na gjene/
    Si e lëmë n’mbledhje pa ftue/
    Me Shkodren kem me u ngatrrue/
    Po u mbylle Shkodra ne Veri/
    S’kem ka lidhemi me Serbi/
    15)
    Kjo te bie detyre e pare/
    Ai patjeter duhet vrare/
    Per me vazhdu me mbete sekret/
    Partia djegë (!) antaret e vete/
    Dika hero, dika tradhtar/
    Partia, pastaj qendrim do marre/
    16)
    Per te vraret e pazbulue/
    Balliste, Zogiste me akuzue/
    Per vrasjet qe do na shtrohen /
    Dezertor (!) etiketohen/
    Stalini kete perdore/
    Dika agjent, dika deshmore/
    17)
    Ky antare i Kominternit/
    Komunizmin ja mesoi Enverit/
    I mesoi Tezat, Antitezat/
    I mesoi Skenat, Prapaskenat/
    Shpirt-ligun mire praktiku/
    Skllever shqiptaret me i sundu/
    Gjak-prishurin mire praktiku/
    Skllever shqiptaret me i sundu/
    FUND

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    May 5, 2026 at 8:23 am

    O Ethem EL News Albania
    Është shqetësuar xha Fania
    Se sot na qenka 5 Maji
    Dhe i ka mbaruar vaji.

    Reply
  • nastradini says:
    May 5, 2026 at 8:51 am

    ELEGJI PER QEMAL STAFEN

    Me plumb të vranë, po kush të ra?
    Enver i pabesi, qe hiqej si yt vëlla,
    Vëlla ideali në gjak, në vatër e tokë,
    Por… vëlla i shitur këmbë e kokë.

    Bardhyl Pogoni

    Reply
  • Opinionisti says:
    May 5, 2026 at 11:09 am

    Nje Bravo e madhe per Prof . Xhufin per kete shkrim teper te ndjeshem per gjithe ata qe ne themelet e lirise derdhen gjakun e tyre. Kush hedh balte mbi Deshmoret e Atdheut dhe percmon vlerat e Luftes Antifashiste eshte bastard i kombit qe antikomunizmi i ka hedhur ne prehrin e naziskineve.
    Partizanet shqiptare e mbushen bustinen me gjak, kurse ballistet e mbushen qylafin me mut. Ky eshte dallimi esencial midis fitimtareve dhe humbesve te luftes, qe u rreshtuan ne krah te okupatoreve. VFLP

    Reply
  • Tarasi says:
    May 5, 2026 at 1:04 pm

    Po pra, po, thuaji Xhufit, po, thuaji gjithashtu që nuk dolëm dot nga rregulli klasik që revolucionet i ideojnë elitat, i kryejnë masat dhe, në fund, prej tyre përfitojnë dhe marrin pushtetin horrat.

    Reply
  • demo says:
    May 5, 2026 at 1:15 pm

    Po te mos i dergonte karabinjeret fashiste ne 5 maj 1942,do ti dergonte kriminelin e Corrushit ne 1943,, do ta bente kurban me Liri Gegen ne 1944 si Mustafa Gjinishin,Do ti dergonte njesite gjermane si Shejnaze Jukes,,Pleniumi Beratit nuk e zinte gjalle Qemal Stafen. Keta jane luvgater,djaj,xhinde me 500 lidhje,Enver Hoxha ishte i lidhur me SIMINJ,me Karabinjerine,me Qazim Mulleten,me SS,,me Gestapon,me OZSNEN Jugosllave,Ashtu si Edi Rama sot,qe i zhduk rivalet e rrezikshem me duart e te tjereve..Qenja njerezore eshte nje krijese naive para ketyre djajve si Esad pasha,Enver Hoxha,Edi Rama,Sali Berisha,,Vetem plumbi,sepata kokes,i ben derman ketyre.Mjierisht populli shqiptar nxorri vetem nje Avni Rustem,qe e shpetoi nga Djalli Shqiperine.

    Reply
  • Sh says:
    May 5, 2026 at 1:30 pm

    Cdo popull ne periudha te caktuara kombetare e nderkombetare ka treguar qendrese ,trimeri, atdhetari ,me fjale dhe me qendrese balleperballe pushtuesit dhe bashkepuntoreve te tyre.
    Prandaj lavdi atyre qe luftuan , per Atdheun , cdo fjale e qendrim tjeter per Ata eshte ligesi dhe injorance .

    Reply
  • nastradini says:
    May 5, 2026 at 2:58 pm

    O BAJGA te Enverit dhe ju o gazeta DITA qe publikoni jashteqitjet e fanatikut Xhelal Gjecovi nga SHBA:

    PO TREGONI NJE VEND ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE QE QAN, VAJTON DHE NDERON KUJTIMIN E XHELATEVE PSEUDO-DESHMORE TE INTERNACIONALES KOMUNISTE, LUFTETARE DHE XHELATE TE LANC-IT KRIMINAL SI NE SHQYPNI?

    Te gjithe keta XHELATE te shitur te Beogradi dhe Moska dhe te Internacionalja Komuniste jo vetem qe mbushen lumenj me gjak shqyptari ne vendin tone ne nje Lufte Civile vrastare te ashtuquajtur LANC, por u hodhen edhe ne Kosove dhe masakruan dhe vrane ne Tivar mbi 4 mije djem kosovare ne bashkepunim me kasapin e Titos, Alexander Rankoviq. Dhe per t’i vene kapak propagandes bolshevike shkuan dhe vrane me mina jugosllave edhe Aleatet Antifashiste Angleze ne Kanalin e Korfuzit me nje pabesi fashisto-komuniste te papare duke genjyer dhe mashtruar se minat ishin gjermane te mbetura nga Lufta. Gjykata e Hages e sanksionoi Shqypnine e Pabese me konfiskimin e floririt te Bankes se Shtetit, por BAJGAT e Enverit qe qajne si KROKODILE komuniste cdo 5 maj nuk hane pyka llogjike dhe perfundojne jashteqitjet e tyre me klishete e propagandes dhe parrullat e Moskes dhe Beogradit:

    Shqip: VFLP – VDEKJE FASHIZMIT, LIRI POPULLIT!

    Rusisht: Смерть фашизму, свобода народу!

    Serbokroatisht: Smrt fašizmu, sloboda narodu!

    qe:

    Ne Shqypni perkthehet si:

    VDEKJE ENVERIT SI KUNAT I KRYEFASHISTIT BAHRI OMARI DHE VDEKJE PELLUMB XHUFIT SI DHENDER KOLLOVAR I TIJ.

    Sa per lirine e popullit e pane shqyptaret kur kopili i Bimbashit i beri si skllever me pune te detyruar per 50 vjet ne vendin e vet, pasi vrau te gjithe komunistet dru me pre.

    Reply
  • Buda says:
    May 7, 2026 at 12:23 am

    AQSH ka me qindra dokumete ne gjuhen italiane qe Prof. Xhufi e njeh mire mbi vrasjen e Heroit Qemal Stafa. Aty dokumentohet se kush e spiunoi dhe si u vra Qemali dhe dora mjeshtrore e Akademikut Xhufi do te nxjerre nje botim te shkelqyer me fakte jo me llafe.

    Reply
  • Arratisur says:
    May 7, 2026 at 3:02 am

    Nderime profesor i mencur Pellumb Xhufi
    kaq mund te them.

    Reply
  • nastradini says:
    May 7, 2026 at 1:14 pm

    @Arratisur as emer dhe as mbiemer, por BAJGE enveriste ne kete forum:

    PROFESORI I “MENCUR” PELLUMB XHUFI U PERZU ME DAJAK NGA MYNIHU SI NJE BAJGE E ENVERIT QE POSHTEROI VIKTIMAT E KAMPIT AUSCHWITZ TE TEPELENES DUKE E CILESUAR SI “KONVALESHENCE ARGETIMI” ME NJE CINIZEM TE PAPARE. PER KETE E NDERON TI O BAJGE FANATIKUN PA MORAL, PELLUMB XHUFI?

    Nga ana tjeter:

    BAJGA e Enverit, fanatiku Pellumb Xhufi eshte dhender kollovar i Bahri Omarit qe njihet si Kryefashisti Kuisling i historise sone kombetare, prandaj nuk ka tagrin te postoje dacibao per Qemal Stafen, sepse eshte pjese e familjes qe spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe qe e qane me lot krokodili per shume vite me radhe.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 7, 2026 at 1:47 pm

    Feudalet Qiptare e treguan veten dhe njehere qe jane armiq te Perparimit dhe te Demokracise.
    E treguan veten dhe njehere qe jane sherbetore te tradhetareve, dhe bashkepunetore te Krimineleve Antishqiptare.
    Jane keta qurrashe burracake qe u bene ure per Berishen, dhe u turren per te shqyer Shqiperine si ujqit.
    Jane keta qe i jane bashkuar Rames, dhe jane gati ti vene flaken gjithe Shqiperise per deshtimin e tyre historik si figura te “Rendesishme te Kombi”
    Akoma Lehin kunder Enver Hoxhes, dhe nuk arrijne dot te bejne as Shtet ne nje te 1000en e shtetit qe beri Enver Hoxha.
    Ky Shtet ishte prova me e qarte e idealizmit te Qemalit dhe brezit te tij antifashist
    Keto Aspirata te tyret ishin Shtylla e Shtetit Shqiptar.
    Ato u perqafuan nga Masat e Maleve, qe nuk ishin hajdute, sic thote Claus, por Historikisht Luftetare dhe PAtriote, qe kishin Luftuar per Lirine e Shqiperise.
    Jane keta fshatare neper fshatrat e Shqiperise qe bene Luften e Pare Boterore dhe Ruajten Kufijte e SHqiperise qe nga Jugu e ne Veri.
    Lerini denglat me lojera fjalesh. Shtetin nuk e bejne langot, por Luftetaret dhe Patriotet.
    Ishin ata fshataret e Maleve qe mbrojten trojet shqiptare dhe luftuan kunder Grekerve, serbeve, dhe Italianeve.
    Ishin ata qe frymezuan Patriotizmin dhe Antifashizmin e Qemalit dhe shokeve te tij.
    LAVDI LANCL.
    LAVDI HERONJVE DHE DESHMOREVE TE ATDHEUT QE DHANE JETEN PER LIRINE
    Poshte tradhetaret e Shqiperise, ballisto zogistet e rinj dhe pushtet qe bejne pazare me Shqiperine

    Reply
  • Qerratai says:
    May 7, 2026 at 3:22 pm

    ..??.. Me turp ?!?… Mire Profesor, mire! Por si mund tua themi “te keni turp” ketyre halldupeve te pafé e te pangopur, ketyre njerezve te hiçit qe nuk dijne seç eshte baba e nena e tyre, e pale me turpi..?!??…. Qe tu kerkosh atyre “te keni turp”, duhet qe ata te dijne seç eshte turpi…, e kur ato nuk dijne e nuk duan te dijne seç eshte turpi, atehere ç’duhet te bejme né ?1??..
    Mos valle keta njerez te babezitur, kjo kategori shoqerore qe po i thith gjakun Shqiperise do te arrije te kuptoje me mire veçse dicçka tjeter: pra kupton vetem plumbin e drejtesise pas koke?!?… Se plumbin ne balle e marrin vetem trimat dhe heronjte e vertete!

    Reply
  • nastradini says:
    May 7, 2026 at 7:30 pm

    @Aldrin BAJGA e Enverit:

    Nese e do SHTETIN e Enverit me tollona dhe bunkere, shko ne Kube ose ne Korene e veriut se e gjen atje live Enver kopilin e Bimbashit qe spiunoi te fashistet Qemal Stafen nga vila e Kryefashistit Bahri Omari dhe e qau me lot krokodili per 50 vjet me radhe. Edi Rama eshte pjella e Kristaqit, Killerit te Enverit qe vari ne litar Havzi Nelen dhe e groposi poshte nje shtylle elektrike pasi i preu koken per mos ta gjetur kurre krimin e tij. Prandaj mbylle HALEN me llogjet prej budalli qe hedh kunder hajdut dhe fanatik enverist Edi Rama qe po vjedh dhe grabit njesoj si mesuesi i tij.

    KUSH EMEROI PJELLEN E ENVERIT, ERMAL HOXHEN SI ADMINISTRATOR TE FABRIKES SE KOKAINES NE XHIBRAKE ME PRONAR TAULANT BALLEN DHE OLSI RAMEN? KUSH TENTOI TA SHPETONTE NGA PRANGOSJA DHE KUSH E QITI NGA BURGU PAS DISA MUAJVE? KUSH EMEROI SI MINISTER TE RENDIT PJELLEN TJETER TE ENVERIT? KUSH KA MBUSHUR SHTETIN ME PJELLA TE KRIMINELEVE TE ENVERIT?

    He mo @Aldrin BAJGA e Enverit ke pergjigje per Arben Krajen ne SPAK, per Sokol Sadushin ne krye te Drejtesise, per Fatmir Xhafen si ligjvenes ne Parlament, per Termet Pecin, per Spartak Brahon, per Gramoz Rucin, po per kriminelet e Servet Pellumbit, enveristet Natasha Xhacka dhe Pranvera Strakosha ne majat e afministrates te shtetit shqyptar, te kerkuara akoma nga Interpoli dhe te denuara ne Greqi per trafik femijesh per organe, hape vendimin e Gjykates se Athines qe ta mbyllesh HALEN me Enverin e MIRE si xhebrail dhe Edvinin e LIG si satana se po le nam me fanatizmin injorant.

    Reply
  • nastradini says:
    May 7, 2026 at 7:35 pm

    JA SHIKONI BAJGAT DHE FANATIKET E ENVERIT QE TE KUPTONI SE BOTA I TREGON SHQYPTARET SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

    Ja pse presidenti Trump i deboi shqyptaret me dajak dhe dekret nga SHBA

    Reply
  • Berlin says:
    May 8, 2026 at 6:22 am

    Xhufi nje njeri shume dubioz.

    Reply
    • Qerratai says:
      May 8, 2026 at 8:55 am

      Sa mirë! Ja! Kjo është shenjë e admirueshme… Më në fund edhe Berlinezët e vërtetë po e flasin gjermanishten e tyre me fjalorin e pasur Post-pre-proto-Neo ish Latin të Porto Romanos e Spitallës të Der Albanien ….. §∆¢£$¥{ }÷&#~•√#

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?