Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “50% e plehrave mbeteshin rrugëve”, Rama takon kryebashkiakët: Himara histori suksesi, kryetari u zgjua!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “50% e plehrave mbeteshin rrugëve”, Rama takon kryebashkiakët: Himara histori suksesi, kryetari u zgjua!
KryesorePolitike

“50% e plehrave mbeteshin rrugëve”, Rama takon kryebashkiakët: Himara histori suksesi, kryetari u zgjua!

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në  Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese u shpreh se qeveria ka kohë që merret me këtë problematikë dhe i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme, sidomos nga nisja e mandatit të tretë.

Në këtë forum po shpalosen bilancet e një viti qëkur u shpall mjedisi si një objektiv kryesor për bashkitë.

“Bilancet janë pozitive, por nevoja për të ecur shumë më shpejt më parë është realisht therëse. Ajo që vlen të përsëritet si fakt është që kur ne e nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrni ujërat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara dhe faktikisht banorët e Kombinatit në Tiranë, ata të Elbasanit apo Fierit ku sot situata është tjetër, e kujtoni se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malet e plehrave që sillnin ajër të ndotur në çdo dritare. Nëse 50% e plehrave mbeteshin rrugëve dhe ktheheshin në lëndë toksike mbi tokë, sot ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar”, tha Rama.

- Publicitet -

Rama tha se pavarësisht sasisë së vogël të mbetjeve që mbeten pa grumbulluar, duhet trajtuar si një problematikë e madhe.

Më tej, Rama u ndal te menaxhimi i mbetjeve nga secila bashki, sidomos gjatë sezonit turistik dhe përmendi Himarën si një histori suksesi.

“Dua të përmend Himarën si histori suksesi. Shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm, i një zgjimi të befasishëm të kryetari të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për t’u marrë shembull nga të gjithë. Sot Pogradeci është një pasqyrë pastërtie, Kamza shëmbëlltyra më dramatike e pisllëkut sot është një shëmbëlltyrë pastërtie. Gjirokastra dhe Elbasani, dhe Elbasani jo thjesht për faktin që falë impiantit të ndërtuar atje u hoq fusha mesjetare e plehrave, por edhe falë një organizimi dhe një shtrirje të shërbimit në gjithë territorin e bashkisë. Të gjitha këto bashki nuk janë dot sot të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandën që janë jo një por disa hapa përpara, në atë që mbetet një problematikë serioze, trajtimi dhe riciklimi i mbetjeve”, tha ai.

Kryeministri Rama theksoi se fushat ilegale të grumbullimit të plehrave janë mbyllur. Objektivi tani është kalimi në një fazë tjetër, duke marrë shembullin e më të mirëve.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • lato says:
    September 30, 2022 at 9:07 am

    Leri,mor sukseset e tua me Histori,,se sukseseve te tua u cpohet thesi rruges.
    Na tregon Fushen e plerave te Elbasanit dhe fushen e plerave te Cerrikut si SHEMBULL.
    I mahnite te gjithe ata qe te degjojne.Fusha e re e plerave te Elbasanit eshte fix si ajo fusha mesjetare e vjeter e plerave,,sepse inceneratori jo vetem nuk prodhon energji elektrike,,pooor as nuk punon fare,pra nuk digjen plerat ,por shperndahen tepke si ne fushen e vjeter mesjetare,.Kane nderruar vendet,.E njejta distance nga qyteti.
    Cerriku i ben plerat KAVALETE(plastmasa,kanace,xhamlliqe,metale,horosana,gelqere,tulla)qe te helmoje fushen e Cerrikut te beje CERNOBYL. .Si plehun

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?