Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjsië, Belinda Balluku ka konfirmuar se edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh.
Në një deklaratë për mediat, Balluku u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energji për të përballuar krizën.
“Pas një thirrje që kemi bërë në muajin shtator për shkak të situataës së vështirë dhe çmimeve të larta të importit, qytetarët i janë përgjigjur kësaj thirrje për të konsumuar më pak energji. Ne e kemi vlerësuar reagimin tuaj dhe pavarësisht se është vendosur një fashë nga ERE e cila mund të futej në funksion kur ne të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot. Puna ka dhënë rezultat. Megjithatë duhet thënë që kursimi muajt shtator tetor ka qenë i konsiderueshëm dhe na ka dhënë një dorë për të kaluar një situatë të tillë. Dua të kërkoj edhe njëherë angazhimin tuaj, të çdo qytetari, familjari, biznesi të vogël, që të vazhdojmë të kursejmë sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 kWh”, tha Balluku.
a.m/dita

Shyqyr per hajer o ministrja Balluku qe i mesuat njesite matese te energjise edhe ju edhe Edvini edhe ERE qe nuk bente dot dallimin miidis kilovatit kW dhe kilovatores kWh qe nuk kane asgje te perbashket midis tyre dhe qe per vite me radhe deshmonte vetem per injorancen ne drejtimin e shtetit,
por:
Fasha 800 kWh klovatore ne muaj qe eshte si tollonat e Enverit nuk mund te justifikohet si “bamiresi komuniste” ne kushtet kur Rilindja hapi portat e liqeneve te Kaskades se Drinit nga paniku i nje dite shi dhe jo vetem qe permbyti zonat perreth, por hodhi ujin e HEC badiava pa prodhuar asnje kilovatore energji me humbje te medha per buxhetin e shtetit nese kjo energji do te ishte shitur ne tregun nderkombetar dhe askush nuk u gjet fajtor per kete injorance ne menaxhimin eenergjetikes
Meso shqip moj zonje kryeministre:
“Fasha” eshte njw barbarizwm (italianizem” qw nuk ka pse ngaterrohet ne te folurat shqip, kur ne kemi fjalen tone “KUFI’
Nuk u ngopen politikanet tane me bastardimin e gjuhws se bulur te Naimit!