Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku
AktualitetKronikeKulture

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku

Published: December 18, 2022
Shpërndaje

Ka ndërruar jetën në moshën 83-vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit në Shqipëri, Albert Janku.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 83 – vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit, Artistit të Merituar” Albert Janku”, thuhet ndër të tjera në postim.

- Publicitet -

Kush ishte Albert Janku?

Një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Një karrierë që e nisi në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me rradhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role. Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”. Interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj.

Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku. Nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të botës së baletit e artit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 8:43 am

    Nuk vijne me talente te tille ne Shqiperi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Marshi për Liri”, mbahet tubimi në Prishtinë, mijëra qytetarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Po punonte në terren pas stuhisë: Ky është elektricisti i OSHEE-së që humbi jetën në Belsh
  • Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit, pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës
  • DETAJET: Mjekët e klinikës kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis
  • Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin: Po shkoni drejt luftës

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Insistimi tek krimi
  2. demo on Insistimi tek krimi
  3. Aldrin on Insistimi tek krimi
  4. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?