Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për non gratën e Berishës: Nëse ishte padrejtësi, pse duhen 6 milionë dollarë? Ja kur do largohem
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama për non gratën e Berishës: Nëse ishte padrejtësi, pse duhen 6 milionë dollarë? Ja kur do largohem
Lajmi i funditPolitike

Rama për non gratën e Berishës: Nëse ishte padrejtësi, pse duhen 6 milionë dollarë? Ja kur do largohem

Published: April 29, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisjen e hetimeve të SPAK të kontratës 6 milionë dollarë në SHBA.

“Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor.

Pse duheshin 6 mln dollar nëse ishte damka e një komploti e Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA-ve, pse duhej kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vendosur në vend një padrejtësi kaq e madhe që u tha se do të vihej sapo të vinte në pushtet Trump? Pse duhej kontrata që është ku e ku më e lebetishme se kontrata e Lulit të shkret që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët fantazmë. Edhe ai ashtu tha ‘disa patriotë’ për paratë që ishin të lidhur me Rusinë.

- Publicitet -

Por 500 mijë, këto janë 6 mln dollarë ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për ti vendosur kapelën bufit në kokë. Dmth për të vendosur një kapele në kokë që të duket si Trump, por versioni më qesharak i mundshëm, Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë ata që na u tha se ishte një gjë e realizuar”, tha Rama.

Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’, i është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkon të largohet nga posti i kryeministrit.

Rama tha se “ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun.”

Ndër të tjera ai u ndal edhe te akuzat e opozitës, duke theksuar se “faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë.”

“Kemi ende një rrugë për të bërë drejt fininishit. Jemi afër fininisht, por jo në finish. Sprinti drejt finishit është mandati i katërt  për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Do të jetë gëzim shumë i madh kur ta realizojmë këtë mision historik.

Ka ende për të bërë, prandaj unë nuk largohem dot. Ka dy mënyra për t’u larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun. Për të parën unë kam një mision për të mbyllur dhe nuk jam këtu për asgjë çfarë thuhet dhe nuk jam ashtu siç po përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh.

Mundësia për të bërë histori na ka ardhur në dorë. Është më 11 maj, duke u bërë më shumë se një shumicë aritmetike për të çuar procesin përpara. Unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë. Koha do t’i vërë në vend të gjitha. Nuk mund të pretendosh të jesh në një arenë të mbushur me baltë dhe mos të të bëjnë pis. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Phoenix says:
    April 29, 2025 at 11:06 am

    Ka bere nje marreveshje personale diku dikur me nje force te erret. Nuk eshte vetja e tij, eshte i telekomanduar. Nuk terhiqet dot dhe po te doje, sepse po e beri do ti humbase te gjitha. Ky eshte mjerimi dhe ankthi i tij. Populli thote, i ka shitur shpirtin shejtanit.

    Reply
  • ce says:
    April 29, 2025 at 11:37 am

    Nuk ka aresyetim me te bukur o gjigand. Ec perpara ne rrugen qe te ka caktuar sovrani qysh me 14 maj 2023 kur te dha fitoren plebishitare ne 92% te terotorit dhe ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi, rast unikal ne planet, dhe me 11 maj 2025 do hyjsh ne histori me mandatin e 4t si kryeministri me i sukseseshem ne 35 vite demokraci ne Shqiperi duke marre 84 mandate sic tregojne gjithe sondazhet e fundit deri tek ai i ores 22 .00 te dt.11 maj 2025. Je i madh o Gjigand.

    Reply
  • capi says:
    April 29, 2025 at 12:21 pm

    Malokun doje ta vrisje te zbriste nga kali, ky i perveluari ja ndjen akom zjarrin, se nese ka pergjegjesi nuk ja ndjen hic. Shkurt muhabeti aty do i kemi, deri sa ti denojme me vote.
    Votoni partite e reja.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    April 29, 2025 at 6:28 pm

    Rama i duhet vendit edhe 4 vjet,nese realizon hyrjen ne BE do mbetet ne histori si KM i shekullit se dyti,largimi i Berishes nga politika behet realitet ne keto zgjedhje si dhe largimi i paraziteve politike,forcat e te dyja kraheve behen moderne dhe te besueshme per tu qeverisur.Ndaj dhe duhet te fitoje Rama keto zgjedhje .Kjo eshte ne interes te vendit jo per militantizem idiot.

    Reply
  • NATO says:
    April 29, 2025 at 7:16 pm

    Sa te rrijme te zbulojme rrenjet e ketyre Dy hajduteve,,Votojme Partite e Reja dhe flejme mendjen,E mbyllim kapitullin e Qeverrive Hajdute dhe Kryeministrave hajdute te permasave Globale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës. Nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?